Veçoria që tërheq vëmendjet tona në këtë pikë, është zogu që del nga veza e rikës, futet menjëherë në ujë e noton, ndërkaq që një gjë të tillë se bën dot zogu i dalë nga veza e pulës. Kjo tregon se ata kanë marrë informacion të ndryshëm në një botë tjetër dhe kanë ardhur këtu t’i shfaqin ato, apo jo?

Dikush mund të thotë se notimi i rosakut, ecja e pulës, rrjedh nga veçoritë e geneve në qeliza.

Përgjigja jonë është:

“Kush e bëri qelizën, kush vendosi genet në të dhe mbi gene karakteristikat e gjallesës pasardhëse?

Jetojmë në botën e shkaqeve, çdo gjë mbështet në një shkak. Nëse ecim pas hallkës së parë të zinxhirit të shkaqeve, na duhet të ndalojmë që këtu e të pyesim “Kjo nga doli?”, “Kush e krijoi këtë?”. Për shembull nëse marrim një degë shelgu dhe e mbjellim, ajo bëhet filiz i një shelgu. Nëse marrim një degë molle dhe e shartojmë atë me mollën e verës, do të bëhemi dëshmitarë se molla e dimrit do të kthehet në mollë vere. Ashtu siç shumohen këto pa farë, po ashtu edhe bletët punëtore shumohen pa nevojën e qelizave të pllenimit.

Si u shfaq shelgu i parë, bleta e parë punëtore? Kush i krijoi ata?

Kush i drejton dhe i udhëheq bletët?

Kolonia e bletëve të mjaltit përbëhet nga 50.000 individë. Bletët jetojnë në një shoqëri me një popullatë aq të madhe, në kushtet e së cilës njerëzit nuk do të arrinin të jetonin. Ata me gjithë popullatën e madhe, i realizojnë punët e brendshme të tyre pa grindje dhe pa zhurmë, ata punojnë pa luajtur nga vendi dhe me një këmbëngulje të çuditshme. Ata ekuilibrojnë nxehtësinë dhe lagështirën, nxjerrin jashtë ajrin e ndotur, mbajnë nën kontroll hojet dhe veten e tyre, duke larguar parazitët që mund të sjellin rrezik dhe bakteret e dëmshme.

Bleta është një kafshë, ajo s’ka mend dhe kulturë, kështu të gjitha këto punë kërkojnë një ndërgjegje. Duhet të dish t’i kryesh këto funksione me llogari. Kjo tregon se ekziston Një që posedon dijen dhe ndërgjegjen, që bën kryerjen e këtyre punëve. E kush mund të jetë tjetër përveç Allahut, i cili gjendet kudo dhe sheh gjithçka.

Sot një grup i vogël njerëzish, siç është familja, e përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët, nuk ia kalojnë pa patur të paktën një mosmarrëveshje. Njeriu është i pajisur me tru, ai e di mirë interesin dhe dëmin, është i aftë të dallojë të mirën nga e keqja, e për më tepër zotëron shumë kulturë. Megjithatë njerëzit nuk arrijnë të realizojnë atë që bëjnë bletët. Bletët jetojnë së bashku në një solidaritet të plotë dhe në këtë pikëpamje ua kalojnë disa herë njerëzve. Sigurisht që kjo s’është punë e kafshëve pa mend, ekziston Dikush që e vë këtë rregull.

Bletët i mbushin depot në kutitë e hojeve, sipas ngjyrës së polenit dhe mjaltit. Në një kuti gjendet një ngjyrë mjalti apo poleni. Nëse ushqimi i marrë nga një burim del i prishur, ngaqë ndodhet vetëm në një kuti është i veçuar nga të tjerët dhe pengohet kështu prishja e gjithë ushqimit. Depozitimi sipas ngjyrës është një nga mekanizmat ruajtëse të bletëve. Ngaqë e gjithë kosherja është plotësisht në errësirë, dallimi i ushqimit nuk bëhet duke e parë, por me anë të të nuhaturit.

Bletët nuk janë të vetëdijshme për një përkujdesje të tillë, ata nuk e dinë se një ushqim i prishur apo i një cilësie të keqe prish edhe të tjerët, kështu që ata janë nën udhëheqjen e një force të madhe që i di këto punë. Një rast të kundërt do të quhej marrëzi nëse presim të kryejmë punë duke menduar kafshët që janë të pandërgjegjshme.

Ka edhe shumë aktivitete të tjera interesante të bletëve, madje shpesh mund t’i shohësh edhe të organizuara në bashkëpunim në hedhjen jashtë të mbeturinave. Ata kalojnë menjëherë në veprim nëse shohin ndonjë objekt të huaj në zgjua. Nëse njëra nga bletët gjatë punës së saj ndeshet me një gjë të tillë, menjëherë e largon atë sadopak. Kjo përbën pikënisjen e daljes jashtë të mbeturinave nga kosherja. Bletët punëtore i njohin përparësi detyrave urgjente, një ndër të cilat është edhe largimi i një objekti të huaj. Një bletë lë në moment punën e vet dhe vrapon menjëherë në një aksion urgjent. Dihet se një situatë e rrezikshme përmban shumë rëndësi për shoqërinë, kur ndihet nevoja e rojeve mbrojtëse, apo e atyre që kryejnë funksione të tilla. Dhe së fundi bletët nuk mjaftohen vetëm me largimin e objekteve të huaja jashtë kërkesës; mundësia e rrezikut të ndonjë sëmundjeje ngjitëse i bën ata t’i çojnë shumë larg duke e shpëtuar kështu kosheren nga ndonjë ndikim negativ.

Kush thua i vë në punë me një program të tillë bletët? Nga e dinë ata mundësinë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse? Të gjitha këto mundësohen vetëm me vullnetin dhe dijen e Allahut.

Në familjen e bletëve ka rëndësi edhe ajrosja në programin shëndetësor të tyre. Në të funksionojnë sistemet e ajrosjes, për të mbajtur të ajrosur kosheren, për të bërë mjaltin në lagështirën e duhur dhe për ta ruajtur kosheren nga pluhuri dhe papastërtitë.

Funksioni i ajrosjes kryhet kështu: në hyrje të zgjoit sillen bletët, të cilat këmbët i mbajnë të shtrënguara fort në tabanin e dërrasës së hyrjes dhe me krahët e tyre lëvizin ajrin si me freskore, duke bërë kështu futjen e ajrit nga hyrja dhe daljen e tij nga ana e pasme e zgjoit. Bletët që luajnë rolin e një freskoreje, bëjnë edhe shpërndarjen e ajrit përreth.

Këto njohuri teknike kush ua jep bletëve? A marrin vesh ata nga inxhinieria? Meqë kjo është e pamundur, ka një që i bën ato t’i kryejnë këto punë, përndryshe nga lëvizjet e pandërgjegjshme të kafshëve lindin ngatërresa dhe mbytje.

Bletët mbledhin rrëshirën nga pemët e pishave dhe plepave. Rrëshira ka aftësi të mbysë bakteret dhe t’i largojë ato. Rrëshira shërben veçanërisht në mbulimin e objekteve apo sipërfaqeve që sjellin rrezik për bletët.

Nga e njeh bleta rrëshirën? Ajo s’di se ç’janë bakteret dhe veçorinë mbytëse ndaj baktereve të rrëshirës. Mbrojtja e shëndetit të saj me anën e rrëshirës tregon se ka një forcë hyjnore, e cila me ndërgjegje dhe qëllim i shtyn bletët të kryejnë punë të tilla.

Edhe transportimi i rrëshirës në zgjua është një aktivitet interesant. Nuk është e lehtë mbledhja e një lënde elastike dhe ngjitëse. Bleta mbledhëse mbush me rrëshirë shportëzat e polenit që ndodhen në këmbët e prapme, duke përdorur nofullat e poshtme dhe këmbët. Bleta mbledhëse që vjen në zgjua, mbahet fort në hoje ose në një pjesë të kosheres dhe disa bletë të zgjoit e marrin në formë fije peri të gjatë rrëshirën duke e tërhequr atë nga shportëzat e polenit.

Bletët të japin përshtypjen sikur i kryejnë këto veprime duke menduar dhe në të vërtetë këto janë veprime me mund, të orientuara drejt një qëllimi. Por megjithatë bleta s’ka tru dhe s’mund ta bëjë një punë duke menduar. Ja pra kur arrijmë në këtë pikë duhet të dimë mjeshtërinë e shkëlqyer të shfaqur tek bleta, megjithëse ata që mohojnë Allahun dhe ata që s’mund të kuptojnë cilësitë e Tij, përpiqen ta shpjegojnë këtë me fjalën “instikt”. Ata mundohen të mbulojnë cilësitë e Allahut të shfaqura te bleta me fjalën “instikt”. Ata thonë këto veprime të çuditshme të bletës janë rrjedhojë e instiktit. Pëkufizimi i instiktit dhe domethënia e tij është kjo:

Instikt quhet ndjesia që i udhëheq gjallesat në kryerjen e punëve të nevojshme dhe të dobishme për veten e tyre, pa hyrë në mes aftësia e të menduarit.

Mirë, po këtë ndjesi kush e futi në trupin apo në kokën e bletës? Kjo ndjesi i tregon dijen bletës, e drejton atë drejt qëllimit dhe e bën të kryejë veprime që kërkojnë ndërgjegje. Kjo tregon se organizmi i bletës është ndërruar në mënyrë të tillë që të kryejë funksione të tilla, programi i jetës së saj është përgatitur që më përpara dhe është vendosur në kokën e saj të vogël. Janë ata që bëjnë programet e truve elektronikë dhe të makinave elektronike, e të mos ketë një bletë të tillë! Sigurisht që ekziston një Inxhinier i Cili të ketë programuar trupin e bletës me dije dhe përmasa të sakta.

O njeri! Mjeshtri i bletës është Ai që të ka krijuar edhe ty. Ashtu siç tregon bleta se Drejtuesi i gjithësisë është Një, të njëjtën gjë tregon edhe trupi yt. Por bleta këto nuk i di, ndërsa ti duhet t’i dish. Duhet ta njohësh Krijuesin tënd, ta adhurosh Atë, sepse ti ke trurin, mendjen. Stacioni i fundit ku do shkosh është ose xhenneti ose xhehennemi, kështu që je i detyruar të mendosh për të ardhmen tënde.

Bleta është një mrekulli

Nga disa aspekte bletën mund ta përngjasojmë me një kompjutër (me trurin elektronik të tij). Për shembull që të dy janë pa mend.

Kompjuteri është një makinë që funksionon sipas trurit të tij elektronik. Ai disa gjëra mund t’i bëjë më mirë se sa njeriu, për shembull mund të zgjidhë me një rrugë më të shkurtër dhe pa gabime një problem matematikor dhe ka një memorje më të gjerë se njeriu.

Por asnjë kompjutër s’mund të mendojë si truri i njeriut. Ai s’është gjë tjetër veçse një makineri pa ndërgjegje e përbërë nga metalet. Njeriu s’mund të bëjë një mjet më të arrirë se vetja e tij. Krijimi i një mjeti të tillë si truri i njeriut është punë vetëm e Allahut.

Bleta ngjan me kompjuterin nga pikëpamja e të mospaturit të ndërgjegjes. Ashtu siç punon kompjuteri kur i instalohet një program i përshtatshëm që bashkon me saktësi veprimet që do të kryejë ai, ashtu edhe bleta punon sipas programit të instaluar në kokën e saj kur u krijua. Por te bleta gjenden edhe kënaqësi dhe ndjesi të tjera. Ajo drejtohet drejt gjërave që i japin kënaqësi, kështu edhe ky drejtim bën pjesë në këtë program. Ajo i kryen punët me kënaqësi, duke zbatuar kështu pa dijeni urdhërat që i jepen.

Kompjuterat e sotëm janë makina të mrekullueshme të cilat meritojnë të lavdërohen; ato tregojnë majat e teknikës dhe të dijes që kanë arritur sot njerëzit.

Në brendësi të kompjuterit gjenden tela elektrikë me gjatësi të madhe, qarqe elektrike të hapura dhe të mbyllura. Kompjuteri mund të bëjë veprimin e mbledhjes së numrave që arrijnë në shifra marramendëse. Një aparaturë e tillë mund t’i kryejë në disa minuta llogaritjet, të cilat një matematicien i mirë i ka bërë gjatë një pjese të gjatë të jetës së tij. Me kompjutër mund të realizohen edhe shumë gjëra të tjera të ndërlikuara.

Bleta është një kryevepër me mijëra herë më e përkryer se sa kompjuteri. Ajo duket si një makinë gjigande në krahasim me kompjuterin, i cili pranë saj duket si një xhuxh. Kompjuteri është vepër e punës me njohuri dhe ndërgjegje të mijëra shkencëtarëve, e ndërsa bleta a bëhet vetvetiu dhe rastësisht? Përkundrazi një bletë tregon Dijetarin më të Madh, ajo mund të jetë vetëm vepër  e Allahut, një vepër të tillë s’mund ta bëjë rastësia e pandërgjegjshme dhe as natyra e verbër!

Çdo bletë transmeton në ditë aq mjaltë sa 10 fishi i peshës së trupit të saj. Rezulton se për të bërë gjysëm kilogram mjaltë, ajo duhet të shkojë e të vijë në 37.000 lule. Bletët janë pra punëtoret e sarajit të natyrës që na rrethon, ata vazhdojnë e bëjnë detyrën e tyre pa u mërzitur e pa përtuar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>