PUNO!

O vëlla! Puno, puno ditë e natë,
Ditët e punës le të bëhen shtatë.

Puno që t’i shërbesh njerëzimit,
Që të mos vuash urinë e dimrit.

Që të mbrosh moralin e nderin e lartë,
Që të mos mbetesh kurrë duarthatë.

Që mos të të kaplojnë ty brengat,
Që me lehtësi t`i shmangesh pengesat.

Që të jetosh me fytyrë të bardhë,
Që t’i thuash mikut, mirë se ke ardhë.

Puna për punëtorin është qetësi,
Ai edhe në zemër ndien lehtësi.

Me lehtësi ai i zgjidh problemet,
Atë nuk e duan vetëm dembelët.

Punëtori edhe tjerëve bën rmirë,
E shpëton fatkeqin nga çdo e vështirë.

Puno, kur të punojnë këmbët e duart,
Njeriu me punët e tij prodhon art.

Puna nuk është turp kur je i shëndoshë,
Është turp të endesh si përtac bosh.

Njeriu i shëndoshë bën çdo punë,
Kurse, përtaci vjedh, apo bën dhunë.

Puna vlen më shumë kur fal namaz,
Mos harro kurrë se atë e kemi farz.

Në këtë rast, jeta jote quhet adhurim,
Mos harro këtu ke ardhë për provim

O vëlla, puno të mos kërkosh lëmoshë,
Përpiqu, puno kur je i ri dhe i shëndoshë.

Abdulkadir