LIBRAT

lexapro and pregnancy birth defects

lexapro pregnancy autism tfswhisperer.com

difference between naltrexone and naloxone

low dose naloxone vs naltrexone blog.pragmos.it

paroxetine avis

paroxetine 20

mixing melatonin and weed

mixing weed and adderall blog.idilbaby.com

otc inhaler for cough

over the counter asthma inhalers rite aid westshoreprimarycare.com

rescue inhaler spacer

over the counter asthma inhalers

alendronat sandoz 70 mg

alendronat diabetes read alendronat 70 mg
Librat janë shkruar për të lexuar,
Dhe kur të lexohen duhen kuptuar.

Përqafoje librin për të përparuar,
Jetën tjetër kurrsesi duke mos harruar.

Duhet të mësohemi që të lexojmë,
Duke lexuar mund të mësojmë.

Kur ta marrësh librin për të lexuar,
Mësoje atë libër kush e ka shkruar.

Me çfarë qëllimi në të është betuar,
Me çfarë mendimi në të ka vizatuar

Apo ka qenë ndonjë zullumqar ateist,
Apo shpall dyshime ndonjë reformist?

Po qe se ka qenë simbol me vepër,
Kjo ty të mjafton e mos kërko tjetër.

Ti pas kësaj mase vazhdo leximin,
Duke lexuar, mos ndërpre hetimin.

Që të kuptosh çdo ngjarje që ndodh,
Duhet të lexosh e të shkosh në shkollë.

Për të shpëtuar nga errësira e keqe,
Nga koka jote injorancën hiqe.

Duke operuar libri nuk hap plagë,
Vazhdo të lexosh, qofsh i ri, a plak.

Dija s’kufizohet vetëm me diplomë,
Lexo vëlla sa nuk është tepër vonë.

Kapitalin e moshës mos e ço kot,
Mëso pse ke ardhur ti në këtë botë.

Libri edhe dija e lartësojnë njeriun,
Mosdija gjithnjë ty ta afron terrin.

Mosdija të bën armik me çdo send,
Dija të përparon, nuk të lë në vend.

Lexo dhe përgatitu për të dyja jetët,
Duke lexuar, mos ia numëro fletët.

I dituri gjithmonë di si të sillet,

Kurse i padituri vazhdimisht shkelet.
Injoranti kurrë nuk është fytyrëbardhë,
Nuk di si të shkojë, as edhe me ardhë.

“Njeriu është i fshehur nën gjuhën e tij”,
Që të flasë mirë, shumë duhet të dijë.