VËLLEZËR TË DASHUR

Vëllezër të dashur që doni të jetoni qetë,
Kuvendoni dhe mos thoni se e di vetë.

Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.

Në këtë univers asgjë nuk është e çrregullt,
Madje edhe planetët qarkullojnë të rregullt.

Studioni të dy jetët për të mos u penduar,
Kurrë mos harroni se ku keni për të shkuar.

Rruzulli tokësor është një urë e vjetër,
Plotësoni detyrat se nuk ka rrugë tjetër.

Ne duhet të zgjohemi pak më herët,
Që të mos pendohemi si ata të tjerët.

Urdhrat e Krijuesit pranoji si burrë,
E fitoji mirësitë që nuk sosen kurrë.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Se pas një kohe të shkurtër ke për të shkuar.

Mos i bën kujt keq vëlla ti në këtë jetë,
Se kënaqësia përrallore atje ty po të pret.
Kujdesu për këtë jetë se është e përkohshme,
Kurse jeta pas varrit është e përhershme.

O vëlla! Të mos të mashtrojnë ty armiqtë,
Mos i beso atyre edhe kur të thonë shpirt.

Zgjidhe mikun e mirë për kokë e për shtatë,
Mos puno pa logjikë se mbetesh duarthatë.

Zoti të ka pajisur me shumë lloj shqisash,
Ty të ka ndërtuar prej disa trilionë qelizash.

Aeroplanin madhështor e ndërtoi njeri dikush,
Por mushkonjën përveç Allahut s’mundet askush.