KULTURA

I kulturuari kurrë nuk ia ha hakun ndokujt,
Vjen dita, kalon natën pa gjumë e pa bujt.

Duke njohur Krijuesin e zbaton fenë,
I copëton tërë dyshimet, mitet i thyen.

E përmirëson veten, bëhet i sjellshëm,
E kontrollon zemrën, bëhet i ndershëm.

Këshillon me vepra, e jo vetëm me fjalë,
Nëse e ngacmon dikush, menjëherë ia falë.

Këtë mund të na garantojë ligji Hyjnor,
Atë të pranojmë me dëshirë e jo me zor.

Ai mund të na sigurojë qetësinë përrallore,
Duke menduar kur ruhemi nga jeta shtazore.

Feja besimtarin e qetëson edhe në varr,
Rezultatin e veprave atje ka me e marr.

Besimdrejti i devotshëm, qëndron si burrë,
Se Islami është një shije që nuk soset kurrë.

I nderon pleqtë dhe i mëshiron të rinjtë,
Mirë sillet me fqinjët, shumë i do fëmijët.

Bashkëshortja e tij në të kurrë nuk dyshon,
Bëhet besnik i vendit e rrugën nuk e lëshon.

Kurrë nuk i bën keq kujt, vetëm se mirë,
Që t’ia falë gabimin dikujt nuk i vjen vështirë.

I kulturuari ndaj Krijuesit bëhet i sinqertë,
Nëse e sheh dikë në zor vrapon me të shpejtë.

I zbaton kushtet e All-llahut se është besimtar,
Ndaj krijesave bën mirë se nuk është tradhtar.