Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
MUHAMMEDI (a.s.m.)
Ardhja e Pejgamberit a.s. zhduku errësirën,
Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën.
Me ardhjen e Tij, ngjyra e jetës u shndërrua,
U zhdukën armiqtë njerëzimi u shpëtua.
Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin,
All-llahu me të, botës i solli shpëtimin.
Ai është lavdia e qenies së gjithësisë,
Drita e universit dhe prurësi i qetësisë.
Një argument që flet për ekzistencën e Zotit,
Paralajmëruesi i xhennetit të Fuqiplotit.
Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë,
Besnikërinë e tij edhe armiqtë e dëshmojnë.
Me gishtin e Fisnikut u nda hëna më dysh,
Këtë mrekulli njerëzit e panë para sysh.
Profetsinë e Tij e dëshmuan ujku dhe deveja,
Personalitetin e botëkuptimit ia vërteton feja.
All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli,
Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri.
Miliona hadithe të tij janë si nga një yll,
Rrugën e gjerë të Tij askush s’mund t`ia mbyll.
I Dërguari i Zotit është prijës shembullor,
Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor.
Është kryetari dhe vula e pejgamberëve,
Simbol i moralit dhe drita e qyteteve.
Ai është shkaku i lumturisë të të dy jetëve,
Edhe shkak i ndritjes së të gjitha shteteve.
O Zot! Pashë Madhërinë Tënde mos na dëno,
Sipas gabimeve tona për të keq mos na shëno.
Për nder të Pejgamberit (a.s.), mos na turpëro,
Na dhuro kënaqësinë e premtuar mos na turpiro.
Amin Amin Amin