o qe se nuk lexohen shkrimet e një shkrimtari, po qe se nuk dëgjohen fjalët e një ligjëruesi, atëherë ata duhet të kërkojnë fajin tek vetja. Të mos mbledhin dëgjues para se ta përmirësojnë veten. Së pari le të përmirësojnë veten e tyre, e pastaj mund të lexohen shkrimet e të dëgjohen ligjëratat e ligjëruesve.

Përgatiti
ABDLKADIR HAKTAN?R

    Të nderuar lexues! Juve nuk duhet t’iu mërzisë ndonjë përsëritje që ndodh në këtë libër. Sepse siç është e domosdoshme përsëritja e ngrënies së ushqimit, e pirjes së ujit dhe e punëve që rrjedhin nga nevoja, njësoj janë edhe fjalët serioze. Ato janë si vërejtje, nevoja detyron të përsëriten.
PARATHËNIE

Pjesën e madhe të kësaj libri që dotë quhet AFORIZMA TË ÇMUAR i kam përpiluar nga librat e mendimtarit të famshëm të Turqisë, Hekimoglu Ismail. Megjithatë, jam bazuar te fjala se: “Njeriu duhet të flasë të drejtën, por çdo e drejtë nuk flitet në çdo vend”. Për këtë arsye, duke përgatitur, unë në shumë vende jam detyruar të bëj ndërhyrje si në material, po ashtu edhe në kuptim, me qëllim që ta hijeshoj temën dhe ta përshtat me nevojat e popullit tim shqiptar.  Sepse librat që janë shkruar për një popull nuk përputhen 100% me nevojat e popujve të tjerë.

Vëllezër dhe motra! Po jetojmë në një kohë në të cilën koha e njerëzëve është okupuar me shumë sende të nevojshme dhe të panevojshme. Për këtë arsye këtë libër e bëmë me  aforizma. Sepse aforizmat janë përmbledhja e shumë fjalëve të kuptueshme.

Pra, meqë problemi më i madh i njerëzimit është mosbesimi, atëherë unë, deri në frymën e fundit, pa pritur donje gje materjale dëshiroj të përpiqem që atdhetarëve të mi t’iu ndihmoj, atyre duke paraqitur argumente se patjetër është një Zot – All-llah dhe se ekziston një jetë tjetër, në të cilën njeriu ose do të shpërblehet për veprat e tij të mira, ose do të dënohet me një torturë të dhimbshme, ngaqë ka kundërshtuar Krijuesin e tij.

E vërteta është se secili njeri përbëhet nga dy lloj cilësish: cilësitë materiale dhe ato shpirtërore. Kur i hedhim sytë te materialistët, bindemi se asnjëri prej tyre nuk është i kënaqur. Sepse vdekja, që të përpin, i qëndron përpara secilit njeri si ndonjë kuçedër.

Mohuesit besojnë se vdekja është zhdukje, humbje, fund dhe ndarje nga të gjithë dashamirët. Ndërkaq, jeta e besimtarit ka shumë dallim, sepse ai beson se ekziston All-llahu dhe All-llahu, njeriun që e do shumë, atyre ua ka dërguar fenë që t’ia bëj jetën xhennet në të dy botët.

Megjithatë, ashtu sikurse nuk mund t’ia tregosh tjetërkujt shijen e frytit që ke ngrënë, po ashtu, edhe kënaqësinë që ty ta ka dhënë besimi, nuk mundesh t’ia tregosh ateistit.

Fitoret dhe lumturitë e mëdha me të cilat do të përballet muslimani janë tre:
-E para: Shpëton nga tortura e dhimbshme e xhehennemit për një periudhë të pafundme.

-E dyta: Fiton lumturinë në një kohë të pafundme, gjatë së cilës ai nuk do të përballet me asnjë send që e shqetëson atë.

-E treta: Lumturia më e madhe për besimtarin është rasti kur do ta shohë vetë All-llahun, meqë në jetën e tij të përkohshme ai ka mundur ta fitojë kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar.

Tani që ta kuptoni se çfarë është jeta e përjetshme do t’iu tregoj një shembull: Drita në një sekondë përshkon 300.000 km. Sikur hapësirën e kozmosit, që matet me miliarda vite drite, ta mbushnim me kokrra gruri, dhe një shpend të hante në një vit vetëm një kokërr gruri, do të vinte koha që ato kokrra gruri të soseshin. Por, jeta e përjetshme nuk soset kurrë dhe asnjëherë.  

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>