Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Çajrat na vinin me radhë njëri pas tjetrit. Kishin kaluar afërsisht tre orë që nga fillimi i bisedës. Ndonjëherë vështroja me kujdes bashkëfolësin, mikun tonë. Duke u hapur temat dhe duke u sqaruar pikat me radhë, atij po i rregulloheshin vetullat që i kishte të vrenjtura që më parë. Vijat e prera e të thella në fytyrë, tani po fillonin t’i zbuteshin pasi ishte çliruar nga një shqetësim i madh. Herë-herë i shpërndahej dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël në fytyrë. Duke parë ndikimin që bënin të vërtetat që i shpjegonim, unë falënderoja All-llahun me vete. Gjatë bisedës m’u dha mundësia që ta njihja më afër mikun tonë. Gjërat të cilat s’i futeshin në tru si fillim, ose që s’i kuptonte, i pyeste përsëri e përsëri. Faktikisht kishte një aftësi logjike për t’i kapur gjërat në mënyrë të mrekullueshme. Kundërshtimet e forta që bëheshin në fillim, zbuteshin dalë-ngadalë, duke u lexuar shembujt dhe duke u sqaruar temat thellësisht.
Ai u mahnit nga përgjigjja e mrekullueshme që jepej në fund të librit "Ç’është natytralizmi", ndaj pyetjes :
"Çfarë nevoje ka All-llahu (xh.sh.) për adhurimin tonë, kur në Kur’an përkujtohet me forcë e me këmbëngulje, që për atë të cilin lë adhurimin ka një dënim kaq të frikshëm si xhehennemi?"
"Kështu duhet të jetë mor vëlla përgjigjja, kështu duhet të jetë",-thoshte me zë ndjenjat e tija.
Njëherë iu zgjat librit që ndodhej në dorën time. Pasi e shfletoi atë duke u kthyer nga ne tha: "S’arrij ta kuptoj dot njeriun... Është një e vërtetë e magjishme. Dua t’ia besoj vetes që nuk po shoh ëndërr. M’u duk sikur u fut një forcë e fshehtë brenda meje. Rezistenca m’u shua dhe m’u largua forca për ta përballuar. S’mund të kundërshtoj dot më.
Temat që lexuam deri këtu jo vetëm të një pyetjeje, po të mijëra pyetjeve që e ndieja se i kisha në mendje por s’i shprehja dot, m’u bënë përgjigje. Nëse na duhet ta themi hapur, të gjitha pikëpamjet filozofike për temën se, nga se dhe përse ekziston gjithësia, vendi i shkatërrimit të tyre është këtu. Pa lexuar këto tema, është e pamundur të bësh filozofi apo të hapësh flamurin e mendimeve. Përpara meje u hap një portë e madhe që qëndronte e mbyllur prej vitesh. Sonte fillova të shihja disa gjëra që deri sot s’i kisha parë ndonjëherë. Gjëra konkrete të cilat ose s’doja t’i shihja, ose me këmbëngulje nuk na i tregonin. Me sa duket për të gjetur përgjigjet e pyetjeve dhe dyshimeve të mia, m’u dha një kod në dorë. Sa bukur filluan të më dukeshin gjërat të cilat më parë kisha frikë prej tyre."
Po, "ai person" që me ligjëratat e veta në autobus na dridhte e na merrte nën ndikimin e vet, tashmë kishte humbur fare. Po ndieja se sytë e mysafirit tonë të nderuar po njomeshin, kurse buzët e tij lëviznin qetësisht. Biseda jonë pas një farë kohe u mbërthye rreth çështjes së rikrijimit (ringjalljes).
Miku ynë:
“Çështja e ringjalljes pas vdekjes, për mua ishte e pamundur më parë. Por në fund të bisedës edhe mua m’u mbush mendja për diçka. A mund të qëndrojmë pak më tepër mbi këtë temë? Desha të them këtë. Është e ditur se pas një farë kohe që vdes njeriu, ai do të përzihet e do të shpërndahet me dheun. Ose disa të tjerë do të digjen e do të përhapen nëpër male e lugina. Si do bëhet e mundur përsëri ringjallja e tyre?
Pyetjet që kam bërë deri tani, i kam bërë për të mbrojtur filozofinë dhe mendimin tim, pra për mendjemadhësi. Është hera e parë që po pyes një pyetje, për të cilën e ndiej nevojën dhe kërkesën për të mësuar”.
Ne u prekëm që të dy dhe iu kthyem atij me një buzëqeshje të lehtë. Për t’i dhënë përgjigje mikut tonë që pyeti me aq sinqeritet, ne kërkuam nga veprat e Beddiuzzaman Said Nursiut pjesën "Ringjallja". Për të vërtetat e jetës së përtejme dhe të ringjalljes pas vdekjes që bënte fjalë libri, ai i vërtetonte ato dhe i shpjegonte me shembuj logjikë të arrirë.
Kjo është vepra për të cilën një mosbesimtar i patundur ka thënë: “Si mund të kundërshtojmë më, kur në këtë libër janë vizatuar rrugët e ahiretit (botës së përtejme)". Kjo vepër çështjen e ringjalljes pas vdekjes, e parashtron në njëzet e nëntë stile të ndryshme dhe ta paraqet para syve pa të lënë ndonjë mundësi tundimi. Në libër përveç besimit në jetën e përtejme, kishte dhe një paraqitje për lumturinë dhe besimin. Në libër jepej edhe një hyrje që me shembuj të bindshëm, tregonte se besimi tek ahireti, luan një rol të rëndësishëm në rregullimin dhe sistemimin e jetës shoqërore. Të gjithë këto të vërteta na kaluan nëpër duar atë mbrëmje ku e lexuam librin nga fillimi deri në fund.
-A lihet njeriu kot së koti, i vetëm në këtë botë?
Njeriut që është krijesa më e përsosur i është rrethuar kjo gjithësi si frutat e një peme. Gjithësia është krijuar në formën më të bukur që njeriu të përfitojë prej të mirave dhe bukurive të saj… Ai është bërë një vëzhgues i kujdesshëm i kësaj bote. Kjo botë e madhe është përgatitur si një shtëpi komode për të. Malet dhe detet janë nën urdhërat e tij, qielli dhe hapësira iu bënë mbartëse të dashur për të… Bletët i bëjnë mjaltin shërues... Krimbat e mëndafshit e veshën, kurse qengjat dhe dhentë e ushqyen atë. Pemët që për vete hanë baltë, atij i paraqitën frutat më të shijshme duke i zgjatur krahët e tyre. Hëna kaloi në shërbimin dhe detyrën që bën llamba, dielli kaloi në atë të sobës e yjet në atë të kandilit. Dhe njeriu, për gjuhët e panumërta të Madhështisë dhe njësimit të Sunduesit të gjithësisë, u nderua me detyrën e prezantuesit dhe të përkthyesit të tyre.
Njeriut që në një jetë prej 60-70 vjetësh iu dha kjo gjithësi me të gjitha prodhimet e saj nga Dikush, a do të lihet ai kot në varr? A s’do të japë llogarinë për shpërdorimin dhe shpenzimin që ai ka bërë? A nuk do të shpërblehen ata që i janë bindur urdhërit, e të dënohen ata të cilët s’e kanë pranuar?"
Autori i nderuari i librit, ka lënë këtë sqarim të bukur:
"Njeriu nuk është lënë i vetëm e të kalojë në kurriz të tjetrit me kokën e vet ku të dojë. Sigurisht që të gjitha llojet e punëve merren e shkruhen. Pastaj të gjitha rezultatet e punëve mbahen për llogari. Dhe për Atë që ka krijuar këtë gjithësi të pashembullt e që e ka krijuar njeriun si frut (të gjithësisë), s’mund të pyetet: -A do t’i krijojë përsëri këto?
"Kush do i krijojë kockat e kalbura?"
Këtë temë duhet ta marrim me një shpjegim që nga historia.
Një idhujtar me emrin Ubej bin Halef, shkon pranë profetit Muhammed (a.s.) duke mbajtur në dorë një kockë të kalbur. Dhe duke e shkelur dhe copëtuar me këmbë thotë:
"A kështu ka për ta ringjallur këtë kockë Zoti?
Pejgamberi ynë i thotë:
"Po. Kësaj kocke të kalbur, All-llahu (xh.sh.) ka për t’i dhënë shpirt."
Për këtë ngjarje kanë zbritur ajetet 78-79 të sures "Jasin". Ku kuptimi i tyre është:
"Njeriu thotë: -Kush do i krijojë kockat e ato janë të kalbura? Ti thuaju:
-Kush i ndërtoi në fillim e u dha jetë, Ai do t’i ringjallë."
Një pikë që të tërheq vëmendjen në këtë ajet, është përsosmëria që në fillim të krijimit të njeriut kur vjen në këtë botë. Meqë të gjithë njerëzit kanë dalë në këtë botë nga asgjëja, s’ka ndonjë vështirësi se pa dyshim do të gjenden në një botë tjetër pas vdekjes.
Ndoshta krijimi i dytë që ne e përmendim me emrin "Hashir" (Ringjallje), do të jetë më i lehtë se sa krijimi i parë. Një shembull që është dhënë për të tërhequr vëmendjen se sa e lehtë është ringjallja pas vdekjes vijon si më poshtë:
Ringjallja krahasohet me një ushtri që është mbledhur për herë të parë. Më pas ajo shpërndahet dhe me zërin e një borie mblidhet përsëri tek i njëjti vend. Në mbledhjen e parë ushtarët e njohin njëri-tjetrin dhe mësojnë vendet ku duhet të gjenden. Kështu edhe nëse shpërndahen, më pas ata mund të mblidhen shumë lehtë.
Të gjithë elementet e kësaj ushtrie në këtë shembull, janë shenjë për grimcat më të vogla në trupin e njeriut. Këto grimca pasi të shpërndahen pas vdekjes, me Surin e Israfilit (zëri i borisë që do të japë urdhërin e mbledhjes së grimcave në krijimin e dytë), përsëri kanë për t’u bashkuar. E kjo s’është më e vështirë nga e para.
Shikimi si larg logjikës i rikrijimit pas vdekjes, rrjedh nga mosditja e përsosmërisë në krijimin e parë, të cilin duke mos e menduar shumë, e pandehin "të lehtë e pa një mjeshtër". Megjithëse ne e dimë se të gjitha autoritetet e mjekësisë, përballë "mrekullisë së marrjes jetë" të njeriut në barkun e nënës, janë të magjepsur. Tashmë ne dimë që edhe njeriu më i ditur i shek. XX, është i paaftë të krijojë qoftë edhe një krah mize. E kjo na lajmëron për ekzistencën dhe njësimin e All-llahut (xh.sh.)."
Njëri prej dijetarëve tanë Dr. Haluk Nurbaki ka thënë kështu:
"Mund të duket larg mendjes tema se si do të fshihet jeta e materies dhe si ajo më pas do të kthehet pas vdekjes. Por të gjitha veçoritë e materies së një njeriu shkruhen në kartvizitat e bërthamës DNA. E kjo e fundit është e vogël sa një e një miliarda e një koke gjilpëre. Kjo e vërtetë shkencore është e vërtetuar dhe e sigurtë. E zëmë se i kemi në një gotë të gjitha "kartvizitat e bërthamës" (DNA). Në qoftë se kjo DNA do të kishte shansin të zhvillohej në tokë e nëse ne do i hidhnim ato në brendësi të saj, do të ishte e mundur që të ringjalleshin të gjithë njerëzit që kanë kaluar e që do vijnë edhe një herë nga e para.