Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O NJERI!
O njeri! Mos u kreno me begatitë e huaja,
Edhe veglat e trupit nuk janë tuajat.
E ke ngarkuar trupin me shumë ngarkesë,
Duke mos mbajtur fjalën, u bëre i pabesë.
Kush i ngjyrosi njerëzit me shumë ngjyra,
Asnjëri nuk i përngjan tjetërkujt nga fytyra.
Pa mangësi të shërbejnë të gjithë qeniet,
Mos kundërshto Zotin, dëgjoji thëniet.
Duke pasur mundësi të zgjedhësh të mirën,
Fare nuk mendove dhe zgjodhe të ligën.
E shpenzove moshën në vende ku s’duhet,
A po mendon në Gjyqin e Madh si do të shkohet?
Pse s’mendon fare kush ta dha këtë trup,
Atë, në Tiranë e bleve, apo në Shkup?
Për këto të vërteta përse nuk mendon,
Vlerësoje jetën se ajo ikë e shkon.
Falënderoje All-llahun që të krijoi si njeri,
Në të kundërt, do të vuash dhe ndëshkohesh tek ferri.
Kujdesu e punët mos i bëj kundër krijimit,
E mos ia shkurto vëlla thellësinë mendimit.
Duhet t’i nënshtrohesh fesë së vërtetë,
Se Zoti të krijoi një mrekulli e sekret.
Ti duke qenë qenie e gradës eprore,
Si mund të përulesh në jetën shtazore?
I dëgjove tradhtarët dhe e humbe besën,
Duke iu bindur veseve e zhduke shpresën.
Përpiqu të fitosh një jetë shumë të rri,
Fito rininë e përjetshme plot bukuri.
Ligji i All-llahut gjithnjë ty të thotë:
Kapitalin e moshës mos e harxho kot.