As. Doc. Dr. Halit Ertugrul

Parathënie

Në radhë të parë falenderojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për nxjerrjen e këtij libri, si dhe pa dyshim shkrimtarin e shquar turk, pedagog në një nga universitetet e kryeqytetit të Turqisë, Ankara, Halit Ertugrul, i cili na dha lejen e botimit, duke u paraqitur kështu para lexuesit shqiptar për herë të dytë.
Njerëzit gjatë gjithë jetës përpiqen që jeta e tyre të jetë një stinë pranvere. Dhe njeriu vuan, përpiqet, punon për ta arritur këtë qëllim. Kush është ai i cili nuk dëshiron që jeta e tij të ishte si një pranverë? Një pranverë e mbushur me lule shumëngjyrëshe, me fluturat që fluturojnë nën rrezet e diellit. Një atmosferë e tillë lumturie, e rrethuar nga bukuritë e natyrës së kaltërt është dëshira e çdo njeriu. Libri që keni në dorë është përmbledhje e historive më të bukura dhe më interesante nga disa prej librave të autorit tonë, histori këto të vërteta, të atyre të cilët kërkuan dhe gjetën qetësinë dhe lumturinë e vërtetë dhe pastaj me anë të letrave ia bënë të ditur autorit, i cili në mënyrë që të përfitojnë edhe të tjerët, i botoi si libra të ndryshëm, duke thyer rekorde botimi dhe shitjeje.
Njeriu që ka në vetvete një qetësi të pafund qëndron i pamposhtur ndaj vuajtjeve dhe fatkeqësive të jetës dhe me një përpjekje të fortë arrin i lumtur qëllimet e tija. Historitë që tregohen në këtë libër janë në rolin e një udhërrëfyesi, për ata të cilët kërkojnë lumturinë, dashurinë dhe bukurinë e vërtetë. Kur ta lexoni atë do të shihni që pavarësisht nga të papriturat e jetës, me një shpresë të pafund arrihet lumturia e vërtetë. Shpresojmë që këto histori të mrekullueshme t’ju ndihmojnë edhe ju në gjetjen e kësaj lumturie.
Ky libër trajton në radhë të parë njeriun, pastaj problemet e rëndësishme të shoqërisë sonë. Autori i sjell këto probleme me shembuj të ndryshëm, histori të vërteta të jetuara dhe përballë tyre sjell zgjidhje të bindshme. Përballë këtyre historive të jetuara, problemeve psikologjike dhe revoltave shpirtërore, ekzistojnë zgjidhje të panumërta. Pyetjet e shumta, lotët e derdhur, ngjarjet e përjetuara plot emocion, zgjidhjet fatale që duan të gjejnë duke shkuar edhe drejt vetvrasjes, përbëjnë mesazhin kryesor të këtij libri.
Kur ta lexoni këtë libër, në jetën tuaj do keni një ndryshim. Gjëja më e rëndësishme është se ju do të mësoni zgjidhjen e të fshehtave që nuk ia keni thënë njeriu, e qëllimeve që nuk i keni biseduar me askënd, zgjidhjen e atyre shqetësimeve që ndjeni përbrenda dhe aq më tepër zgjidhjen e problemeve tuaja jetësore. Në qoftë se shpëtimi i njeriut që shkon drejt humnerës, kthimi i lumturisë së njerëzve, ndriçimi i errësirës dhe lulëzimi i zemrave është i rëndësishëm për ju, atëherë ju duhet ta lexoni këtë libër. Vlerësojeni edhe një herë vetveten, shikoni jetën tuaj të deritanishme, përqafoni besimin si një zgjidhje të vlefshme dhe atëherë do të kuptoni se ekziston një botë plot lumturi e begati. Shpresojmë që ky libër të jetë i dobishëm për ju.

Gelenek

Nga të vërtetat po, por nga vdekja nuk
shpëtoi dot
I dashur dhe shumë i nderuar mësues!
Ju lutem bëjuni të ditur shumë të rinjve këtë letër timen, që mendoj se do të mësojnë shumë, ngaqë gjendet historia ime e kthimit. Ju i dini gabimet dhe mëkatet e këtij personi. Por inshallah ka njerëz që do të shfrytëzojnë këtë ngjarje të vërtetë timen dhe prej sinqeritetit të pastër të tyre të mund të përfitoj edhe unë.
Siç e dini ne jetonim në të njëjtin qytet me ju. Ju sapo kishit ardhur në atë kohë, viti 1984.
Unë isha biri i një familje të mesme që jetonim në një fshat të atij qyteti. Kisha një dajë i cili ishte rritur dhe edukuar si një aktivist marksist. Me sa dija, për të shpërndarë idetë e tij nuk kishte mjaftuar duke shëtitur qytet më qytet, por edhe shtet më shtet.
Edhe mua ai më ka rritur. Tamam si një ateist… Për mua çdo gjë ishte vetëm materializmi. Nuk besoja në asnjë të vërtetë hyjnore apo në ekzistencën e shpirtit.
Dhe sipas vetes tonë mundoheshim të shpëtonim edhe të tjerët, duke shpresuar që të vendosnim komunizmin, për t’u kthyer çdo gjë në një kopsht me lule… Ky iluzion nuk la gjë pa prishur tek ne. Unë studioja në Akademinë e Arteve. Në universitet shkoja me dëshirë vetëm për një qëllim, që mund të bisedoja dhe t’i shpjegoja shoqërisë së shkollës idealet të cilat na ishin ngulitur. Çdo vit shkollor e mbaroja për dy vjet. Kur erdha në vit të katërt, isha studenti i vetëm që kisha tetë vjet në shkollë dhe isha 24 vjeç. Isha lideri i shkollës, bëja ç’të doja dhe i drejtoja nxënësit si të doja. Për këtë ndikonin edhe parimet e majta të drejtorisë së shkollës. Madje nganjëherë kur më arrestonin dhe më çonin në komisariat, disa nga mësuesit e mi, ndërhynin për të më shpëtuar. Kishim një lob të fuqishëm.
Gjatë kohëve të fundit po vija re një fenomen të ri, aktivizime antikomuniste. Për këtë fillova të bëj një kërkim të fshehtë dhe pashë që shumë nxënës shkonin nëpër ders’hane (medrese) dhe kurse të veçanta, ku merrnin dije nga Kur’ani. Po zgjeroheshin shpejt duke tërhequr edhe elementë nga tanët. Disa prej tyre i kapa, i kërcënova, madje edhe i rraha. Por prap se prapë s’po i merrja frytet e kësaj metode. Kjo lëvizje e re po përhapej akoma edhe më shumë. Një ditë më erdhi një prej tyre dhe më tha:
“Tek ne nuk ka zënie dhe mosmarrëveshje. Neve mësojmë dhe mbrojmë dijen. Meqenëse edhe ju keni një ideal dhe mendime tuajat, ka edhe nga ata që i dalin kundra këtyre mendimeve, duke i quajtur si të gabuara. A nuk të ka shkuar në mendje ndonjëherë pyetja që, këta njerëz që kundërshtojnë idealin dhe çështjen time, në cilat të vërteta mbështeten që na dalin kundra, çfarë faktesh kanë, si janë duke punuar dhe çfarë alternativash paraqesin?”
Me të vërtetë ai nxënës kishte të drejtë. Unë nëse isha një prej atyre që mendojnë se idetë e mia janë të vërteta, atëherë më duhet të kem dijeni dhe t’i njoh edhe idetë e tjera që qarkullojnë.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>