VËLLAZËRIMI

Vëllazërimi për ne, një obligim jetësor,
Atë duhet ta dimë si një shkak parësor.

Të mos e duam farefisin është një shkatërrim,
Të nervozohemi me vëllanë është shumë gabim.

I mençuri, duke e vlerësuar, e do popullin e tij,
Gjithnjë interesohet për të, veten duke e shkrirë.

S’duhet të shqetësohemi me vëllezërit tanë,
Pa marr fare parasysh të tjerët çka thonë.

Të mos harrojmë se i huaji nuk bëhet vëlla,
Po qe se e bëre, kokës tënde i ke hapur bela.

O vëlla! Me sakrificë bëhu shembullor,
Veçanërisht për këtë kohë si shkak parësor.

Ambicia e smira kurrë nuk të sjellin dobi,
Besimtari ardhmërinë e tij e sodit me habi.

Muslimani të këqijat i përballon me të mirë,
Për të ndihmuar vëllanë shkon pa u thirr.

Dashamirësia gjithnjë popullin e lartëson,
Përndryshe pasardhësve, të keqen ua mëson.

Ai që ka mbjellë mirë s’ka për të korrë keq,
Kurse i keqi për t’i përçarë përpiqet si dreq.

Të përqafohemi mes vete në formë shembullore,
Njëri me tjetrin duke u kapur dorë për dore.

Ti s’mund të ngopesh, kur e ke fqinjin e uritur,
Se mund të të gjejë e keqja fare papritur.

O Zot! Na bëj t’i përjetojmë sjelljet e mira,
Që të mos përballohemi me vështirësira.