Vëllai juaj Ekrem

Jemi disa nxënës me të meta fizike...
Ne jemi disa nxënës invalidë me të meta fizike dhe dëgjimi.
Këtë po e shkruaj me shokun tim të bankës. D.m.th. unë flas, ai shkruan. Megjithëse të dy sakatë, shoku im meqë është më mirë se unë, e vura atë të shkruante.
Qëllimi që po ju shkruaj janë disa pyetje dhe sugjerime. E lexuam librin tuaj me titull “Njeriu që kërkon vetveten”. Pas kësaj donim që t’ju njihnim edhe juve. Për këtë vendosëm që t’ju shkruajmë. Fillimisht po ju shpjegoj jetën time që të më njihni...
Ne jemi në një shkollë ku marrin mësim nxënësit me të meta fizike dhe dëgjimi (shurdhë). Unë me vështirësi i përdor duart. Nevojat e mia i kryej me njëqind mundime. Dora ime nuk mund të mbajë lapsin siç duhet. Pra nuk shkruaj dot për së mbari. Po ashtu edhe këmbët... Por veten time e mbaj në këmbë duke u munduar të eci, qoftë edhe me vështirësi. Për shembull në katin e dytë të shkollës, ngjitem duke më ndihmuar ndokush. Veshët janë të aftë vetëm për 10% të të dëgjuarit. Nuk dëgjoj dot, përveç se kur më flitet nga afër. Flasim dhe kuptohemi me një metodë që quhet “të lexuarit e buzëve” dhe me shenja. Kurse sytë i kam mirë dhe prej tyre nuk kam problem. Edhe gjendja e shokëve më ngjason mua. Disa më mirë e disa më keq.
Kur isha pesë vjeç bëmë aksident me familjen. Nëna, babai dhe motra më vdiqën. Unë përjetova këtë gjendjen time. Për mua kujdeset xhaxhai. Interesohet për edukimin dhe nevojat e tjera të mia. Prandaj jam pak me fat, sepse ka nga shokët e mi që janë më keq.
Meqë jemi të paaftë dhe me të meta fizike, edhe jeta bëhet e rëndë dhe nuk shtyhet. Kemi dëshira dhe synime, por nuk i arrijmë dhe nuk i jetojmë dot.
Tani jam 19 vjeç. Kam plot ëndërra. Por se mundem vetëm se të ëndërroj. Nuk i arrij e nuk i prek dot dhe gjithashtu nuk mundem t’i jetoj. Shoqëria na shikon si “sakatë”. Ka prej atyre që na shikojnë buzëvarur, por edhe prej atyre që u dhimbsemi. Dhe dhembshuria e atyre na prek.
Kur shikoj të rinj që vrapojnë, argëtohen, vishen e shëtisin, përbrenda meje zgjohet një ndjejë përuljeje dhe revolte. Prandaj pati plot shokë që i buzëqeshën vetëvrasjes. Edhe unë e mendova shumë herë këtë rrugë.
Mbajtja pas të tjerëve, kërkimi i ndihmës, thërritja për shpëtim, ku në shumicën e rasteve edhe nuk e gjen dhe mospërfillja nga të tjerët, janë gjëra që e demoralizojnë njeriun, e bëjnë që të mos ketë shpresa për të ardhmen, duke e parë veten mes një bote të zezë sterrë. E në fund është normale të bërtasësh duke thënë: “Mjaft më, nuk vazhdohet. Vdekja është më e mirë.”
Kjo ndjenjë pesimizmi ashtu si edhe shumë shokë të mi, edhe tek unë krijoi një urrejtje dhe zymtësi. Madje edhe disa mësues ndikuan në formimin e një mentaliteti të tillë.
Përse të tjerët janë normalë dhe ne sakatë? Përse ata janë të lartësuar dhe ne të poshtëruar? Përse ata shijojnë çdo kënaqësi të jetës, kurse ne gjendemi shumë larg prej tyre? A nuk është një padrejtësi e madhe kjo? Përse e bën o Zot një padrejtësi të tillë? Përse disa i sheh me syrin e nënës dhe disa me të njerkës? Çfarë kemi bërë ne që të trajtohemi kështu? A mos ne e zgjodhëm një jetë të tillë? Pse gjithnjë kështu do të na vazhdojë puna? Po të jetë ashtu, përse të tjerët të jetojnë një jetë të bukur?
Ja pra këto dhe të tjera si këto, na kishin pushtuar mendjet. Çdo ditë e çdo orë, i njëjti zë, e njëjta ndjenjë. Këto mendime të çonin ose në ateizëm të plotë, ose në atë besim që, Zoti është i padrejtë (Zoti na faltë), sepse favorizon disa, kundrejt disa të tjerëve. Pra shkurt ishim duke mohuar Zotin e Vërtetë. I urrenim me gjithë shpirt fenë dhe besimtarët. Sikur për të gjitha këto, e kishin fajin Zoti, feja dhe besimtarët.
Kishim shokë të tjerë që i kalonin edhe këta kufinj, duke gjetur mbështetje edhe tek mësuesit. Ishim duke jetuar një jetë sterrë të zezë. Nga njëra anë fatkeqësitë dhe nga ana tjetër demoralizimi që na sillte mohimi i Zotit.
Nëse i themi jetë, një jete të tillë, ja pra këtë jetë po jetonim. Në shkollë kishim dy orë në javë mësim besimi, feje. Por absurditeti ishte se mësuesi i lëndës ishte një ateist dhe armik i fesë. Verën e kaluar kishte shkuar për pushime në plazhet e Mesdheut dhe atje ishte mbytur në det. Kështu që këtë vit në atë lëndë na erdhi një mësuese e re. Por kjo mësuese nuk i ngjante fare të mëparshmit. Ishte një njeri i mrekullueshëm, shumë e dashur, e sjellshme, na kuptonte dhe na donte shumë. Edhe mësimin e shpjegonte shumë mirë dhe arriti të zbulonte mjaft mirë botën tonë të brendshme dhe mendimet tona, duke hapur në mësim biseda në lidhje me to. Si për shembull: Qëllimi i krijimit tonë, qëllimi i jetës, i vdekjes; Pas vdekjes ku do të shkojmë? Si do të ringjallemi sërish? Qëllimi dhe vlerat e gjërave që në pamje të parë duken si padrejtësi, etj..
Mësuesja u përgjigjej dhe i shpjegonte pa u lodhur, e qetë dhe me durim. Edhe përgjigjet që jepte ishin të gjetura, të gjitha të logjikshme dhe të sakta.
Që në orën e parë një shoku ynë që njihej për ateist i bëri mësueses një pyetje të tillë:
“O mësuese lërini këto gjëra, mjaft më. A nuk e shikoni gjendjen tonë? Çfarë na dha Zoti neve, që të na kërkojë diçka prej nesh tani?”
Mësuesja nuk e priste një shpërthim të tillë. Por sërish e qetë dhe me dashuri u përgjigj:
“Biri im, si mund të thuash që Zoti s’të dha asgjë. Ai të dha dy botëra të mëdha, njëra është bota e universit dhe tjetra, bota e njerëzve. Dhe këta i dha falas, por për një qëllim të madh.
Le t’i mendojmë këto botëra në të njëjtën kohë.
Bota e universit me të gjitha mirësitë dhe bukuritë e saj, na shërben neve, duke na u dhënë nën urdhërin tonë. Universi është programuar në atë mënyrë që të mundësojë nevojat tona.
Dielli që na ngroh nga mëngjesi deri në mbrëmje, toka ku mbështetemi çdo ditë, burimet nga të cilat marrim ujë dhe pa to s’mund të jetojmë, detet, pyjet që na mundësojnë oksigjenin aq të domosdoshëm dhe bimët nga të cilat ushqehemi, çfarë kanë kërkuar deri më sot prej nesh?
Po të mos ishin gjëra të tilla, a do të kishte jetë vallë? Çfarë do të ishim ne? Po të mos lëvizte toka në një kënd gjerësie 23°-27°, a do të kishte stinë dhe a do të kishim ditë edhe natë?
Ai që ka rregulluar këto gjëra për ne, a nuk na jep në të njëjtën kohë disa mesazhe? A nuk duhet të presë diçka prej nesh? Pas gjithë këtyre gjërave që na ka dhënë falas, a nuk ka të drejtë të kërkojë llogari?
Vimë tek bota e dytë: Njeriu. Vini re këtë trup, këtë sistem të pashembullt. A e blemë në treg me para, apo mos vallë e porositëm diku tjetër? Jo pra jo, por na u dhurua nga një Mëshirëplotë dhe ne duhet ta njohim dhe ta dimë se çfarë kërkon ai prej nesh.”
Shoku ynë i kundërshtoi këto gjëra që tha mësuesja duke thënë:
“Ta supozojmë që Zoti i krijoi të gjitha këto gjëra. Nëse është ashtu, pse ka bërë padrejtësi? Përse të pasurit jetojnë një jetë të përkryer dhe janë të lumtur gjithnjë, kurse ne jemi sakatë? A nuk është një padrejtësi kjo? Pse nuk jemi edhe ne si ata? Pse e bën një gjë të tillë Zoti?”
Mësuesja sërish e mori shtruar problemin:
“Fëmijë, ju i paragjykoni këto të vërteta sipas mendjes suaj. Por disa gjëra është normale që të mos i dini. Po kuptohet se disa gjëra ose nuk janë shpjeguar ose nuk është arritur të shpjegohen!
Allahu i Cili na krijoi neve dhe gjithësinë me qëllime të caktuara, nuk ka lënë asnjë anë të mangët, sakat, dhe pa drejtësi në gjërat e krijuara. Gjendjet që duken si pabarazi ose padrejtësi, kanë qëllime dhe shpjegime të cilat nuk i dimë. Ose disa nga ato gjëra i kemi prishur me dorën tonë dhe e kemi sjellë në atë gjendje që të kuptohet si padrejtësi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>