SI MUND TË NDRIÇOHET NJERIU?

Ja pra, si them edhe më parë, për të ndriçuar njeriun në anën e brendshme së bashku me anën e jashtme, pas besimit në fenë e vërtetë të islamit në brendësinë e tij duhet të hyjë dija. Po si bëhet kjo? Që njeriu të ndriçohet, të arrijë në vendin e duhur të njerëzimit dhe të mos bjerë nën nivelin e kafshës, atij duhet t'i hyjë dija ose prej veshit ose prej syrit. Se Allahu përveç njeriut, të gjithë krijesat i ka edukuar me frymëzim dhe u ka parashtruar kushtet e jetës. Njerëzit i ka lënë në dorën e nënës, babait dhe arsimtarëve të shtetit të tyre. Por nëse prindërit vet nuk kanë mundur të marrin arsimin e duhur atëherë nuk është e mundur t’ia japin fëmijëve të tyre.

Nga kjo pikëpamje vërehet se pas shekullit 20, në shumë shtete të myslimanëve ku është duke gjykuar laicizmi, populli nuk ka mundur të marrë arsimin e duhur të fesë islame dhe imponimet e shumëllojshme të filozofisë materialiste, shumicën e tij e kanë bërë të pabesë. Veçanërisht nëpër shkollat e tyre, mohuesit, me parimet e shumëllojshme të materializmit, e shtyjnë rininë t’i besojë natyrës së verbër, shurdhë dhe padije, jo Krijuesit të vërtetë. Ndërsa natyra është një mjeshtëri e jo mjeshtër. Me këto imponime, secili student që u mashtrua, humbi një begati të Ahiretit sa kjo botë e madhe.

Për këtë arsye, për t'i bërë të heshtin këta filozofë të pabesë, Allahu e dërgoi Bediüzzaman Said Nursiun me dituri gjeniale. Ky personalitet me librat e tij që quhen “RISALE-I NUR", i argumentoi themelet e besimit me argumente të pamohueshme. Këto janë 6000 faqe vëllime librash, që ato i shkroi nëpër burgje e internime dhe sot janë përkthyer mbi 40 gjuhë të botës. Sepse sot vetëm me këto libra po mund t’i bëjmë të heshtin filozofët materialistë të botës. Me ndihmën e All-llahut, sot ato libra po i lexojnë shumë njerëz të klasave të ndryshme dhe studentët shkollarët e të gjithë degëve të shkencës. Sepse jemi duke jetuar në një kohë ku po sundon shkenca. Në këtë kohën e sotme flet argumenti dhe vetëm me këto vepra mund të bindemi dhe mund t'i zhdukim pyetjet negative që na janë grumbulluar në kokë, vetëm në këtë mënyrë po mund t’i bindemi dhe t’i përkulemi

Krijuesit tonë që na ka ndërtuar nga atomet e vdekur.

Kjo është arsyeja pse në Filipine duke lexuar këta libra murën pjesë në landë të 62 universitetet e tyre, shumë të krishterë duke lexuar këto libra po bëhen myslimanë.

LUMTURIA BASHKËSHORTORE NË KËTË DYNJA

Njerëzit që janë përmbledhje dhe frut e Universit, para se të bëhen çifte janë gjysmake. Që të mbjellë një fis hallall në rruzullin tokësor, Allahu i Madhëruar ka vendosur që nga dy gjysma të formojë një komplet. Dhe që ky komplet të mos ndahet dhe të mos vazhdojë vetëm një kohë të shkurtër, Krijuesi ka urdhëruar që të lidhen me kurorëzim ligjor me njëri-tjetrin. Pra, të lidhen njëri me tjetrin duke premtuar që do të bashkëjetojnë përpara dëshmitarëve që nuk janë falco dhe në këtë mënyrë të bëjnë një marrëveshje të pashkëputur. Sepse sipas ligjit të fesë islame, kurorëzimi që bëhet dri në çastin e vdekjes nuk pranohet.

Po si do të bëhet? Çiftet do t’i japin fjalën njëri-tjetrit para dëshmitarëve që do të shoqërohen njëri me tjetrin për një periudhë të gjatë të jetës së paskajshme. Me këtë forcë që besimtari në jetën tjetrër të mos humbë gruan e tij, do të lidhet me aq forcë sa kurrë nuk do t’i bjerë ndërmend të bëjë vepra të pahijshme me femrat e huaja.

Se Kur’ani atij nuk thotë mos bëj zina-seks, por i thotë: “Qëndro larg e mos u afro zinasë” Në këtë mënyrë burri ndaj gruas do të bëhet i lidhur dhe bamirës që kur përballohet me dobitë e shijet materiale, ato ia jep gruas; gruan e tij do ta parapëlqejë ndaj shpirtit të vet. Njësoj edhe gruaja e tij besimtare, duke e ditur se shijet e kësaj dynjaje vlejnë për një kohë të shkurtër, kur përballohet me ndonjë mirësie, së pari ia paraqes burrit të saj. Sepse kënaqësia pa shqetësim e njëmijë vjetëve të kësaj bote nuk mund të barazohet me lumturinë e vetëm të një ore të xhenetit. Ajo grua do të bëjë çdo sakrificë që të mos humbë këtë kënaqësi ndaj burrit të saj. Bukurinë e saj do t’ia shfaq vetëm burrit të saj. Pa lejen e burrit nuk do të shpjerë dhe nuk do të pranojë asnjë të huaj në shtëpi.

Kudo që të shkojë burri, ajo është e obliguar ta presë në kohë të caktuar, ashtu sikurse ka paraparë Islami. E jo si disa gra që para burrit vet dalin me rrobat të kuzhinës e kur të vjen dikush apo kur të shkojnë diku, ato zbukurohen në maksimum. Gruaja besimdrejtë zbaton të kundërtën e kësaj. Bukurinë t’ia cakton burrit vet, kur të vijnë të huaj apo kur të shkojë diku i vesh rroba normale që të mos tërheqë vëmendjen e të huajve. Me këtë tregim edhe ju e kuptuat nevojën e besimit tek Allahu dhe besimit pas vdekjes. Se Ai që na ka krijuar prej hiçi, një ditë ne do të Ringjallë për të dhënë llogarinë e jetës, për çdo gjë që kemi vepruar. Domethënë besimi në fenë e vërtetë, për njeriun është një thesar, siguri dhe një lidhje e fortë për bashkëshortët.

Arsye tjetër nuk ka, por popujt të cilët nuk kanë pranuar normat të cilat i parasheh feja Islame, duke u bërë rob të modernizimit bashkëkohor kanë rezultuar me ndarje më të shpeshta. Ndërsa besimtari, nuk martohet vetëm për plotësimin e dëshirave epshore, por ai para se gjithash përcjell faktin se ai kur martohet plotëson gjysmën e fesë ashtu siç na ka mësuar edhe pejgamberi a.s.m. sepse jeta bashkëshortore është një arenë ku çiftet si të mirën dhe të keqen duhet të ndajnë së bashku. Dhe njeriu që të marrë rezultatin e duhur të jetës, qëllimin më të madh do ta ketë t’i durojë sprovat që do të vijnë nga jeta e përbashkët. Por më i miri do të jetë ai që do të jetë më i kujdesshëm, sepse jeta bashkëshortore gjithmonë nuk mund të jetë një fushë me lule, por në këtë fushë lulesh ka edhe ferra në të cilat nga pakujdesia mund të plagoset secili prej nesh.

Ndërsa ky ligji i fisit të njerëzimit ka filluar nga babai i parë H.z Adem a.s dhe nga nëna jonë e parë H.z Havaja. Ngadalë-ngadalë, duke u shtuar e kaploi rruzullin tokësor dhe sot numri njerëzve ka arritur në 6.000.000.000.. Njeriu në krijimin e tij mbanë aq përthyerje, lakime dhe aftësi të ndryshme saqë arrin të shumëzohet me sasinë e njerëzve.

Por këto njerëz, duke mbajtur me vete të gjithë këto hollësi dhe shumica e tyre pa e kuptuar qëllimin e krijimit të njerëzimit, tërë entuziazmin e përpjekjet i shpenzojnë që të kënaqen në këtë jetë të përkohshme. Ndërsa jo vetëm vetë, por edhe dashamirëve edhe fëmijëve e tyre ua imponojnë kënaqësinë e jetës së përkohshme. Fatkeqësisht, shumica e tyre kënaqësinë e jetës së përkohshme nuk kanë mundur ta zotërojnë dhe të kenë sukses në të. Sepse brengat, dertet, sëmundjet dhe vdekjet ia prishin shijet e jetës. Por ata që besojnë dhe mendojnë t’iu përshtaten parimeve të Mjeshtrit të madh Krijuesit që ua ka dërguar një Kur’an me anën e Dërguarit a.s.m.. për këtë mrekulli, besojn se asnjë ngjarje nuk ndodh vetvetiu ato i sjell një Fuqiplotë. Për ata që kanë humbur rrugën është arsyeja që në kohën e duhur nuk kanë mundur ta marrin arsimin e duhur çka u takon atyre. Sepse njerëzit e kësaj kohe para moshës madhore kanë kaluar jetën me gjëra të pavlefshme për vehten e tyre. Kur arrinë në moshën madhore e kan vështirë t’i dallojnë të mirën nga e keqja, veset e tyre të këqija nuk lejojnë të shkojë pas veprave të mira.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>