me qëllim që në shpirtin e saj të pastër të rrënjoset mesazhi hyjnor i Alla-llahut xh.sh.
 
         "Allahu e begatoftë dhe e nderoftë në të dyja botët hoxhën tonë të nderuar, i cili me punën dhe veprën e tij po dëshmon se po ecën në hapat e Mehmet Akifit të madh, të cilit ia ka kushtuar edhe këtë libër.   
 
 
                                                                  AJNI SINANI
 
                                                                  dhjetor 2011, Prizren
 
PARATHËNIE 
 

                                               Abdylkadir Haktanër
 
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah!
 
Lexues i nderuar! Mendoj se është një  fat i mirë për ty që të jepet mundësia që ta lexosh këtë libër dhe ta njohësh poetin e famshëm Mehmet Akifin.  Kur ta lexosh këtë libër, që kam përgatitur unë, atëherë do ta njohësh  dhe do të krenohesh me atdhetarin tënd Mehmet Akifin, shokun e të cilit zor se mund ta hasësh. Megjithëse unë jetoj në Stamboll, atdheu dhe atdhetarët e mi mbeten në zemrën time. Për këtë, më poshtë, edhe ju do të shihni se që 17 vjet përpiqem që t’i sjell ndonjë dobi popullit tim, të cilit sistemet e ndryshme i kanë hapur plaga të rënda në kokë qysh prej një periudhe të gjatë.
 
 S’po mundem ta përballoj tundimin e shpirtit që më detyron për t’iu dhënë një mesazh vëllezërve dhe motrave muslimanë, prandaj  kam marrë penën të shkruaj në letër edhe këtë libër, që t’u tregoj për Mehmet Akifin. Kush e njeh Mehmet Akifin, ai e ka njohur praktikën e fesë islame.
 
Subjekti i këtij libri rrezatohet në një tematikë, e cila ka si qëllim të rrokë sa më shumë piketa, ku dua të shpërthej mendimet dhe t’iu përcjell këtë libër që ta njihni të vërtetën sepse keni shumë nevojë për këtë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>