Dhe më në fund në sferën e gazit nxehtësia ngjitet në 11 milionë gradë. Protonet përplasen me njëri-tjetrin me fuqi dhe duke u shkrirë përzihen.

Kështu del në pah miniera e heliumit që krijohet nga ngjitja e 4 protoneve.

Heliumi që njerëzit shtinë në dorë me anë të bombës së hidrogjenit është vetëm disa kilogramë. Por në një yll të tillë në një sekondë formohet një sasi prej 564 milionë kg heliumi. Por as që mund të krahasohet ajo që bëjnë njerëzit me atë që bën Zoti...

Kështu përfundimisht duke u shkrirë reja e gazit, ato ngjiten, duke lindur pra një yll. Kjo fillon në nxehtësinë 11 milionë gradë. Ja pra sa e madhe është energjia e një ylli! Zoti është Zotëruesi i energjive të pashterrshme të miliarda yjeve. Ndërsa ne rrimë me frikë se mos ndoshta shterrojnë burimet e energjisë në tokë si nafta, qymyri, etj.. Kjo frikë e jona vjen gjithmonë sepse nuk i kemi besuar dhe nuk i jemi mbështetur Allahut. Ai është Zotëruesi i burimeve energjitike të pashterrshme. Ka yje pa numërim si dielli që nuk shterrojnë akoma së djeguri.

Zoti që mbizotëron gjithësinë dhe ka krijuar yje të tillë viganë, po të dojë i zhdukë edhe të pafetë dhe komunistët që nuk besojnë. Por kjo botë është një botë sprove. Fajet e tyre do t’i pareaqiten Gjykatës së Madhe. Puna jonë është që me dituri dhe adhurim të fitojmë kënaqësinë e Allahut.

Shpërthimi i yllit dhe përbërja e natyrës

Pas lindjes së një ylli kalojnë disa shekuj dhe në këtë kohë hidrogjeni që është brenda yllit digjet, e pas mbetet heliumi. Tek ylli fillon sërish copëtimi. Nxehtësia shkon në 110 milionë gradë. Kështu del në pah bërthama e atomeve të karbonit. Në qoftë se madhësia e yllit do të ishte e mjaftueshme, do të sillte nxehtësinë 930 milionë gradë. Duke vazhduar reaksionet nukleare, do të fillojnë të dalin elemente më të rënda se ato që kemi hasur në botën tonë.

Pastaj ylli me anë të një shpërthimi të madh, të gjitha elementet që nxori në pah, i lë në univers. Kinezët u bënë dëshmitarë të një shpërthimi të tillë në vitin 1054. Ata kanë parë shpërthimin e një ylli të ri mes yjësisë (horoskopit) të brirëve të demit. Ylli përnjëherë kishte shkëlqyer në një largësi 4.000 vjet dritë (në qoftë se do t’u shkonte me shpejtësinë e dritës, ajo është një largësi prej 4.000 vjetësh). Ai kishte dhënë një ndriçim disa herë më tepër se drita që jep planeti Venus. Për këtë arsye ishte parë edhe ditën. Ylli me të shpërthyer kishte lënë në kozmos një energji shumë të madhe. Kështu që energjinë që dielli ynë e jep për 1 milion vjet, ajo e kishte përhapur në kozmos në një kohë të shkurtër sa për 1 muaj. Mendoni se një energji e tillë shkon dëm, ndërsa ne heqim në tokë për mungesë energjie si elektrik e naftë. Jo, thesarët e Zotit nuk shterrojnë kurrë. Ai është Zotëruesi i Fuqisë së krijimit të diçkaje nga asgjëja. Ashtu siç e ka krijuar yllin nga asgjëja, sërish po nga asgjëja mund ta krijojë atë.

Sot me teleskopë të mëdhenj mund të shikohen mbeturinat e shpërthimeve. Tani në vendin e yllit për arsye të pamjes së çuditshme ka një gaz të quajtur Mjegulla e Gaforres.

Pjesa më interesante e punës është se edhe në tokën tonë duhet të kenë ardhur mbeturinat e një shpërthimi të tillë të një ylli. Përafërsish 4.5 miliardë vjet përpara, kur dielli filloi të merrte veten e tij, gazi i ashtuquajtur Mjegulla e Gaforres, u pasurua duke sjellë 92 elementë. Këto elementë janë mbeturinat e yjeve që kanë shpërthyer më parë. Nga këto mbeturina lindi dielli, planetet dhe hëna. Tani lënda që e ka sjellë trupin tonë, ishte një pjesë e yllit që valonte në një nxehtësi prej miliona gradësh. Ardhja e njerëzve që flasin dhe ecin në jetë është me të vërtetë puna e madhe e një arti dhe dijeje. Atomet që janë tek yjet, kërcejnë shpejt në atë nxehtësi të lartë dhe si rezultat bëjnë të mundur ardhjen e veprave më të bukura që ne i thamë qenie. A mund të jenë të gjitha këto një rastësi? Ndërsa pjesët e atomit që janë protonet dhe elektronet fryjnë si erë sa djathtas sa majtas. Cila mendje mund të sjellë atë magji që i thamë jetë? Ato duhet të jenë të kuptueshme duke u mbledhur si çdo krijesë. Kështu që duke u prekur me veprime orientuese, duhen bërë planet e natyrës dhe të krijesave. Aq sa, qeniet që janë në tokë, të bëjnë të mundur ardhjen e hënës, planeteve dhe yjeve. Shkurt duhet të jetë një Zotërues dhe një Krijues i një Fuqie të Pafund. Dhe kuptohet që edhe shifrat e pafund të një atomi kanë dalë në shesh nga një Krijues i Gjithëfuqishëm. Ose për çdo grimcë duhet të ketë një Zotërues që e zotëron atë... Çdo atom duhet të jetë një nëpunës i Allahut...

Po, atomet nuk mund të jenë të pafund dhe zotërues të mendjes. Kështu meqë ekzistojnë të gjitha këto krijesa të mrekullueshme, atëherë ekziston edhe një Zotërues i një arti të mrekullueshëm, i Cili është Allahu (xh.sh.).

Shkaku i gjithësisë, Nuri (drita) dhe Kuptimi

Gjithësia është si një pemë e madhe. Degët e saj janë ajri, uji, dheu dhe dielli, gjethet janë të gjitha bimët, lulet e saj janë kafshët, kurse njerëzit janë frutet e saj....

Çdo bimë krijohet nga fara e saj. Ky është një ligj. A rritet një pemë pa farë?

Meqenëse gjithësia është si një pemë, atëherë edhe kjo ka farat e saj. Në pemën “gjithësi” drita dhe kuptimi do të jenë në të njëjtën kohë frutet e kësaj peme të madhe. Në të kundërt fara që mbidhet në tokë a nuk merr frutet e saj?

Kur themi gjithësi në mendje nuk na vijnë vetëm botërat që shikojmë. Ka edhe kushedi se sa botë të tjera si bota e xhinnëve dhe e ëngjëjve, të cilët ne nuk i shohim. Atëherë drita dhe kuptimi që janë farë në këtë gjithësi, njëkohësisht edhe këtyre botërave do t’u bëhen farë.

Fruti i gjithësisë është njeriu. Fruti më i njohur dhe më i pranuar është profeti ynë Muhammed (a.s.). Ky profet ka ndikuar në gjysmën e botës dhe në 1/5 e njerëzve dhe ka sjellë habinë dhe lidhjen sublime hyjnore. Ka formuar fronin në zemra dhe në shpirtra... “Sigurisht drita që është në gjithësi, duke veshur vetitë e atij profeti, do të dukej si fruti i kohës së fundit.”

Ashtu si pema e madhe e fikut krijohet nga një farë e vogël, ashtu edhe në të njëjtën mënyrë është e kuptueshme dhe e arsyeshme që pema Gjithësi të krijohet nga drita e fuqisë së Allahut.

Një farë peme është zotëruese e një arti ekuivalent dhe e një diturie. është si një model për t’u marrë shembull i pemës dhe si një program i saj. Një pemë vetëm në tezgën e kësaj natyre mund të prehet. Për të është e nevojshme ajri, uji, toka, nxehtësia, drita, etj.. Shkurt sistemi diellor dhe vetë gjithësia është e domosdoshme për të. D.m.th. për të krijuar një pemë dhe farën e saj, është një punë ekuivalente si krijimi i natyrës apo i gjithësisë. Ne shohim modelet që janë për t’u marrë shembull. Me miliona pemë dhe bimë janë para syve tanë, shohim kafshët dhe njerëzit, që janë shumë më të përkryera se ato dhe të gjithë këto janë krijuar nga një farë e vetme. Atij që i bën këtë punë me këmbëngulje, nuk i vjen aspak e vështirë puna e krijimit të gjithësisë nga një farë e vetme. Krijimi i gjithësisë nga natyra e një njeriu, d.m.th. nga drita e profetit Muhammed (a.s.), është aq e thjeshtë, sa edhe krijimi i një peme...

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>