Ndërsa shumë na habitë kjo qeliza e pulës, që pule sipas njeriut është e thjeshtë dhe qeliza e saj është e madhe pra veza e saj, ndërsa ngaqë njeriu ështe krijesa më e vlefshme, për këtë qeliza e njeriut aq është e vogël që në një mm katrore po hyjn 8.000.000 cep qelizash dhe në të është përmbledhur universi. Apo a? Po ekspertët thonë se në një mm. është 1000 mikronë. Një qelizë është 5 mikronë. Atëherë, në gjatësinë 1mm ka: 1000/5= 200 qeliza, ndërsa në një sipërfaqe 1mm2 ka: 200 x200 = 40.000 qeliza dhe në një vëllim prej 1 mm3 ka: 200x40.000=8.000.000 qeliza.

Në një qelize ka rreth 1.000.000 proteina, në një proteinë ka 8.000 aminoacide, në një aminoacid ka 5 elemente dhe në një element ka 40.000 atome. Me çfarë përpjestimesh e mase i rregulloi natyra ato? Ku e diti natyra që njeriut i duhet mendja, vlera e së cilës është sa i gjithë rruzulli tokësor?. Pra më duket se duke përmendur vetëm disa nga mrekullitë që mban krijesa njerëzore e kuptuat edhe ju që njeriun nuk e ka krijuar natyra, por Allahu, që Gjithëdija e tij nga parafillimi e di se si t’i krijojë sa më të përsosur.

Për këtë arsye dijetari famshëm Said Nursiu ngaqë kishte filluar t’i besoje fesë islame i thotë një doktori kështu: “Merhaba” tungatjeta or doktor fatbardhë, që ke mundur të kontrollosh sëmundjet e tua! I nderuar miku im!...Në pikëpamjen reale më së shumti janë sëmurë doktorët materialistë që janë në pakujdesi. Në qoftë se ata do të gjejnë mundësi të marrin barnat e duhura nga barnatorja e Kur’anit, atëhere me lejën e Allahut edhe sëmundjet e veta do t’i shërojnë, edhe plagët e njerëzve mund t’i mjekojnë. Edhe ti vetë e di se të sëmurin e pashpresë e shëron më mirë se barnat një ngushëllim shpirtëror. Ndërsa një doktor që është zhytur në batakun e natyralizmit, të sëmurit të pafat vetëm se po ia shton sëmundjen. Me mendimin e tij mohues, atë e mbyllë në errësirën e pashpresë dhe të padritë.”

“STUDIMI FILLON NGA DJEPI E VAZHDON DERI NË TENESHIR” (KREVAT KU LAHET I VDEKURI) H.SH.    

Vëllezër e motra!

Fenë islame All-llahu ia ka dërguar njerëzve si një dhuratë të madhe për t’i provuar ata dhe t'ia bëjnë xhennet këtë jetë së bashku me jetën tjetër. Për këtë arsye ne nuk kemi të drejtë të kundërshtojmë asnjë nga urdhërat e kësaj feje te bukur. Shihni feja islame çfare rëndësi ia jep studimit e dijes:

1) Duhet ta dimë se, megjithëse kushtet e fesë nuk e kundërshtojnë mendjen, por me mendje nuk është e mundur të formosh fe. Feja është transmetim. Atë duhet ta pranosh në atë formë që ka zbritur! Ajo është kompletuar me Kushtetutën dhe ligjin e botëkuptimit të Kur’anit Famëlartë dhe me Hadithe të Pejgamberit a.s.m..

2) Në brendësinë e njeriut All-llahu ka regjistruar pasqyrën e gjithësisë.

3) Njeriu kur kryen detyrën e duhur duke qenë një person i vetëm bëhet si një lloj.

4) Njeriu është një art antik i All-llahut të Madhëruar.

5) Njeriu në dukje është i përkohshëm, por ai është i krijuar për të përjetuar jetën e pafund.

6) Njeriu, nëse nuk e mbron sedrën e tij, rrëzohet dhe bëhet një shejtan.

7) Njeriu është armik i një sendi që nuk e di, sikur ta kishte ditur nuk do kishte rënë në gjendjen e nivelin e kafshëve.

8) Njeriu është një udhëtar. Udhëtimi i tij fillon nga bota e shpirtit, nga barku i nënës, pastaj fëmijëria-rinia-varri-Ringjallja... e

vazhdon deri në përjetësi.

Pra, të nderuar vëllezër dhe motra! Duhet të mësojmë se, kur All-llahu ka filluar ta zbresë Kur’anin famëlartë, me të parin Ajet ka urdhëruar: “Lexo me emrin e Zoti tënd i Cili krijoi (gjithçka). ”

Me një Ajet tjetër:
“Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! (Zymer 9.)

Me një Ajet: “O Zoti im ma shto dijeninë!”

10) Me një Ajet: “Allahut i frikësohen vetëm dijetarët”.

Profeti Muhammed s.a.v.,tri herë njëra pas tjetrës ka thënë: “Feja është këshillë.”

Profeti Muhammed s.a.v.,tri herë njëra pas tjetrës ka thënë: “Feja është këshillë.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>