Në sytë e Akifit paraja nuk kishte kurrfarë vlere. Po të kishte mundur, nuk do të kishte lënë asnjë të varfër në faqen e dheut. Ai ka qenë aq mirëbërës saqë e donte të mirën e secilit dhe ai e sakrifikonte shpirtin e tij për mikun e afërt.
 
         Ai ka qenë doktor i shpirtrave të popullit. Për realizimin e këtij qëllimi, Akifin e gjeje tek shtresat e sëmurëve, tek varrezat, tek pijetoret, tek kafenetë e lagjeve, shkurt atë e gjejë kudo në vendet e vështira, duke vrapuar që t’i shpëtonte ata.
 
Po ashtu, në këtë libër përshkruhet edhe bashkëpunimi që Mehmet Akifi ka pasur me Bediuzzaman Said Nursin. Librat e Risale-i Nurit  të Said Nursit i plotësonin idetë e Mehmet Akifit dhe ato u bënë melhem për të shëruar plagët e sëmundjeve të kësaj kohe.
 
Mehmet Akifi pyeste dhe interesohej vazhdimisht për Said Nursin sepse sigurisht e dinte se nëpër burgje dhe internime Bediuzzamani shkruante “receta” për sëmundjet serioze të popullit.
 
Në atë kohë, për të zgjidhur problemet e popullit, Bediuzzamani dhe Mehmet Akifi takoheshin shpesh në dy gazetat që dilnin me emrin ‘Sëratul-mustekim’ dhe ‘Sebilur-reshad’. Sigurisht nga këto kontaktime të tyre, Akifi mundi ta vlerësonte Bediuzzamanin për të cilin pati thënë se: “Shumë dijetarë të famshëm të Evropës mund të bëhen vetëm nxënësit e Bediuzzamanit e asgjë më tepër.”
 
Autori i këtij libri me entuziazëm konstaton se: “Tani, pa asnjë mëdyshje,  deklarojmë se në shekullin e 20-të, Turqia ka pasur dy persona të paarritshëm, njëri është Bediuzzaman Said Nursi, tjetri Mehmet Akif Ersoji me orgjinë shqiptare.”
 
Për figurën e ndritur  të Mehmet Akifit kanë shkruar edhe një numër mjaft i madh shkrimtarësh turq, të cilët kanë dhënë vlerësime të jashtëzakonshme për këtë personalitet të shquar.  Më poshtë po citojmë vetëm disa fragmente të shkurtra:
 
“...rimat e vjershave të tij po na habisin. Poezitë e tij vijnë si një muzikë me zë të bukur. Mehmet Akifi është një ekzemplar për muslimanët,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>