Po si ky shembull mund të vërtetojmë se çdo gjë e gjallë ka në përbërjen e saj një brum gjallese. Çdo bimë është një eksperiment i gjallë, që është realizuar nga pesha të preçizuara të elementeve atomike të veçanta. Po qe se këto mendime do t’i shpërfytyrojmë dhe padrejtësisht do të thonim se kjo është një rastësi e mbështetur tek shkaqet dhe elementet, atëherë kjo do të ishte një qind herë e pamundur dhe larg logjikës, njëlloj si në farmacinë që thamë, se stuhia dhe fryerja e erës, këto shishe i rrëzoi dhe u krijua brumi i gjallesës së kërkuar".
Për ta kuptuar më mirë shembullin, e lexuam temën edhe një herë nga e para. Ai e kapi shumë mirë shembullin ngaqë i kuptonte mirë fjalët osmanllisht.
-Njëlloj si në një farmaci ku nga ana e një farmacisti bëhet përpunimi i ilaçeve me masë dhe peshë të ndryshme,-përsëriti ai.
Këtë të fundit e vërtetuam me një buzëqeshje.
Po, e njëjtë me këtë... Le të mendojmë një aspirinë apo një vitaminë. Ajo është formuar nga substanca të ndryshme me masa preçize. Në qoftë se nga ato lëndë sa kanë masën e tyre t’u shtohej më pak ose më shumë, ilaçi që do të dilte s’do ishte shërues e s’do të kishte veçoritë e një aspirine. Nëse është kështu për të bërë një aspirinë, atëherë a do ishte e mundur që të na jepnin një të tillë substancat që do të formojnë aspirinën duke dalë nga rrëzimi i shisheve e duke u bashkuar me njëra tjetrën?
Dhe miku duke buzëqeshur tha:
-Sigurisht që s’ka mundësi. Ai person që e pohon këtë, i duhet ta vendosi logjikën në një cep dhe shkencën në anën tjetër.
Ne vazhduam më tej:
-Në gjithësi marrim në dorë një prej miliona elementeve që janë vënë në shërbim të njeriut e që janë krijuar për të përfituar ai dhe të mendojmë pak për mrekullinë e sistemit dhe shkaqet e krijimit të tij.
Marrim p.sh. në dorë një mollë.
"Vitaminat brenda mollës, të cilat e tërheqin njeriun me pamjen e saj aq të ëmbël që të hap oreksin, janë të mjaftueshme për nevojat e një dite". (İnsan ve Hayat-Njeriu dhe jeta, Dr. H. Nurbaki)
Një i Plotfuqishëm që e di se ç’është njeriu, e ka programuar mollën në këtë formë.
Mollës për të mos iu prishur ose kalbur vitamina C që ajo zotëron, i është vendosur Fe+2 (hekuri). Në qoftë se nuk do u gjendej ky hekur, pas një farë kohe vitamina C do të prishej.
Nga ana tjetër acidi frutor që përmban në një masë të bollshme molla, për të ruajtur vitaminën C e rrit acidin në stomak dhe ka një ndikim shqetësues për tretjen. Për këtë gjë mollës i është vendosur edhe jon karbonati. Kur hani një mollë qetësoheni, për shkak të jonit të karbonit që gjendet brenda mollës. Zotëruesi i Plotfuqishëm na e ka sjellë në gjendje të gatshme mollën në sofrën tonë.
Sende dhe materie të vdekura pa ndjenja (shkaqet), që s’e dinë e s’e njohin njeriun, që se kanë idenë nga kërkesat dhe dëshirat e tij, si ka mundësi që ta sjellë në këtë formë një frut të mrekullueshëm e gjenial?!
Pasi lexuam dy shembuj nga libri "Ç’është natyralizmi" që kishim në dorë, i cili tregonte për pamundësinë e krijimit të gjallesave nëpërmjet shkaqeve të palogjikshme e të pavetëdijshme, vumë re kokën e tij që e tundte sikur donte të thoshte "me kaq mjafton".
Tek kjo pjesë e librit "Ç’është natyralizmi" thuhej kështu:
-Rruga e dytë (pohimi i dytë): Gjithësia është krijur vetvetiu.
Një nga shembujt që tregonte se edhe kjo rrugë është e pamundur është ky:
"Trupi yt i ngjan një pallati me një mijë kube. Kolonat e tyre qëndrojnë në ajër pa u mbështetur tek njëra-tjetra. Ai është një mijë herë më i ndërlikuar se sa këto pallate, sepse ky "pallat" i trupit tënd ripërtërihet vazhdimisht, pa marrë parasysh asgjë. Shpirti, zemra dhe shqisat shpirtërore, apo vetëm organet e jashtme të trupit tënd, janë si ato dhomat me kube interesante, ku atomet janë si ato gurët e asaj shtëpisë, që me mjeshtëri të përsosur janë vendosur kokë më kokë, duke na dhënë një ndërtesë të përkryer si një art jashtëzakonisht i bukur, ku syri dhe shija tregojnë për një Fuqi të Pafundme. Në qoftë se këto atome nuk do t’i mbështesësh në një Mjeshtër të gjithësisë dhe nuk do t’i konsiderosh si nëpunës të bindur dhe të përulur të Tij, atëherë secili atom së bashku me të gjithë atomet e trupit tënd, bëhen si gjykues absolut, që sundojnë njëri-tjetrin dhe i përulen sundimit të tjetrit. Pra sundimtarët e pranojnë sundimin e shokut. O shok, jo ndryshe, por ky do të ishte një veprim dhe një art i All-llahut xh.sh., si dhe një garanci e përsosur e Njësimit të Tij, sepse Funksionet e Tij janë një burim i pashterrshëm i veprimeve, po qe se do t’i mbështetësh tek një atom fare i vogël, atëherë kush ka një vetëdije sa një atom, do ta kuptonte se në të, jo një, por janë ndërthurur njëqind të pamundura."
Pasi e lexuam shembullin në origjinal, filluam ta analizonim atë fjali për fjali:
"Tek rreshtat e mësipërm tregohej se si trupi i njeriut është shumë herë më i përsosur se sa një pallat mbretëror, i bërë nga duart e njerëzve me mendje. Siç shprehet edhe më sipër, qelizat e trupit vdesin nga njëra anë, duke u rigjeneruar nga ana tjetër, për t’u vendosur përsëri në vendin e tyre. Duke vazhduar në këtë mënyrë, qelizat që zëvendësohen brenda një plani shumë delikat, vendosen kokë më kokë dhe na dalin në pah mrekullira të tilla si syri dhe gjuha. Në të njëjtën kohë duke u dashur ekzistimi i një programi dhe një plani të domosdoshëm për punët e bëra, për t’iu bindur atij plani do të duhej që t’i jepnin urdhër njëri-tjetrit. Kështu në këtë mënyrë do të punonin nën urdhra. Shkurtimisht nëse këto punë të mrekullueshme do t’i bënin këto thërmija, atëherë do të na duhej të pranonim se çdo thërrmijë përmban dijen dhe forcën supreme, përkatësi vetëm të Zotit. Sistemi dhe rregulli i këtyre veprave dihet që janë pa të meta dhe preçize. Të pohosh se këto janë bërë nga thërmija që dihen se janë pa mend, pa dyshim që kjo s’është thënie e zotëruesve të mendjes.
Duke e marrë në dorë disa herë shembullin e mësipërm, na hapi degëzime në temë. Megjithatë me lejen e tij lexuam edhe shembullin e dytë e të tretë, të së njëjtës temë. Përveç kësaj duke cekur edhe ndërtimin e qelizave, shtuam se bërthamat e qelizave, kromozonet e tyre, e duke zbritur deri tek ajo që quhet programi kompjuterik i All-llahut, DNA-ja, u munduam të tregonim se sistemi aq i përsosur dhe i mrekullueshëm tek ato, nuk u përket atyre.
Një herë ndërhyri shoku im në bisedë e tha:
"Nuk arrij ta kuptoj pse ua mësojnë shkencën të thatë. Shkenca duhet të shpjegohet me shkencëtarin, zanati me artistin, që njeriu të kuptojë më mirë vetveten, e të mësojë shkaqet e krijimit të tij. Në qoftë se nuk mësohet në këtë mënyrë, atëherë njeriut i jepet vlerë vetëm si mish, kockë e materie.
Miku ynë pohoi:
-Po,-tha ai. Thëniet tuaja kanë pjesën e tyre të vërtetë.
Vazhduam dhe me pikën e fundit të temës që filluam.
"Rruga e tretë (Pohimi i tretë). Gjithësia është krijuar nga natyra."
Për të shpjeguar këtë çështje në librin "Ç’është natyralizmi", ishin dhënë tre shembuj. Njëri prej tyre ishte kështu:
"Një njeri shumë i egër (i pakulturuar) hyri në rrethin e një kazerme madhështore. Shikoi me çudi se si lëvizte e gjithë ajo ushtri dhe se si stërvitej në mënyrë aq të rregullt. Ai gati u çmend kur pa se gjithë ushtria u bindej urdhërave të një njeriu të vetëm. Vetëm me një komandë të gjithë lëviznin, uleshin, ngriheshin dhe qëllonin të gjithë përnjëherësh me armë. Truri i këtij njeriu primitiv nuk mund të konceptonte dot se fuqia e këtyre njerëzve e merr mbështetjen nga forca e madhe e shtetit. Përveç kësaj, ai këto i mohon duke imagjinuar se këta ushtarë janë të lidhur me litar me njëri-tjetrin dhe çuditet pse litari që janë lidhur është kaq i fortë.
Një ditë të xhuma hyri në një xhami të madhe, si ajo e Shën Sofisë dhe u habit, kur pa muslimanët që me një zë të imamit, bënin sexhde, uleshin dhe ngriheshin. Ky i çmendur nuk kishte fare dijeni se të gjitha ligjet hyjnore mbanin principe të sheriatit dhe adhurimit, por mendonte se këta njerëz janë robëruar dhe lidhur me litarë të vërtetë, prandaj lëviznin në të njëjtën kohë të gjithë bashkë, sikur luajnë me njëri-tjetrin. Doli nga xhamia me këto mendime që bëjnë të shkrihen së qeshuri edhe kafshët që janë në formën e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë primitivë."
Pasi lexuam e sqaruam tre shembujt për pohimin e tretë, ai për të shpjeguar se çfarë kishte kuptuar, na u shpreh me disa sqarime të tij. E pëlqeu mjaft stilin gjenial të marrjes së temës në dorë dhe shpjegimin e saj. Saqë pastaj tha:
"Kështu duhet të jetë. Kjo e ngop njeriun. Tema të tilla të rëndësishme duhet të dëgjohen nga njerëz të rëndësishëm. Ata të cilët janë të specializuar duhet t’i shpjegojnë këto gjëra. Nuk e di pse i lënë të flasin ata të cilët, gjoja të shpjegojnë diçka, shkatërrojnë veten e tyre dhe temën?!"
I zoti i shtëpisë u fut menjëherë:
-Zotëri, keni shumë të drejtë, mirëpo pas shpalljes së Republikës, dijetarëve të fesë s’iu është dhënë e drejta të flasin. Ata të cilët kanë folur, duke dashur të heqin vetullat kanë nxjerrur sytë."
Misafiri ynë duke e kaluar atë bisedë, tha: "Ajo është temë tjetër".
Kërkova leje që të shtoja diçka në lidhje me shembullin e fundit, e kështu shtova:
-Më parë na duhet të përshkruajmë termin "natyrë". Natyra është ujë, dhé, ajër dhe diell. Sigurisht bashkë me dritën e nxehtësinë. Me një thënie tjetër eshtë 107 elementë. Nëse e pyesim natyrën që thuhet shpesh se është krijuese:
-A mund t’i krijosh njerëzit?
-Jo.
-A mund t’i krijosh bimët dhe kafshët?
-Jo.
-A mund të sistemosh sistemin diellor?
-Jo.
A mund t’i rregullosh e sistemosh miliarda yje dhe galaktika?
-Jo.
-A mund të vendosësh ligje për një rregullsi në sistemim e mrekullueshëm të gjithësisë, e më pas t’i vendosësh në punë ato?
-Jo.
"E në fakt ajo që i thuhet natyrë, a s’është vetë gjithësia?
Nëse është kështu, e pamë se gjithësia s’mund ta krijojë dot vetveten. Mirëpo ç’është kjo forcë e fuqi që i thuhet natyrë? Në qoftë se ka një forcë e fuqi që zotëron natyrën, sigurisht s’mund të jetë vetë gjithësia. Rruga e vetme mbetet kjo. Duhet të jetë një forcë që s’është nga lloji i saj e s’përfshihet nga gjithësia. E gjitha kjo të shpie tek Providenca Hyjnore.
Sigurisht s’ka mundësi të jetë krijuese një natyrë pa dije, pa fuqi dhe e paaftë".

Duke u hapur dyer të mbyllura...
Çajrat na vinin me radhë njëri pas tjetrit. Kishin kaluar afërsisht tre orë që nga fillimi i bisedës. Ndonjëherë vështroja me kujdes bashkëfolësin, mikun tonë. Duke u hapur temat dhe duke u sqaruar pikat me radhë, atij po i rregulloheshin vetullat që i kishte të vrenjtura që më parë. Vijat e prera e të thella në fytyrë, tani po fillonin t’i zbuteshin pasi ishte çliruar nga një shqetësim i madh. Herë-herë i shpërndahej dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël në fytyrë. Duke parë ndikimin që bënin të vërtetat që i shpjegonim, unë falënderoja All-llahun me vete. Gjatë bisedës m’u dha mundësia që ta njihja më afër mikun tonë. Gjërat të cilat s’i futeshin në tru si fillim, ose që s’i kuptonte, i pyeste përsëri e përsëri. Faktikisht kishte një aftësi logjike për t’i kapur gjërat në mënyrë të mrekullueshme. Kundërshtimet e forta që bëheshin në fillim, zbuteshin dalë-ngadalë, duke u lexuar shembujt dhe duke u sqaruar temat thellësisht.
Ai u mahnit nga përgjigjja e mrekullueshme që jepej në fund të librit "Ç’është natytralizmi", ndaj pyetjes :
"Çfarë nevoje ka All-llahu (xh.sh.) për adhurimin tonë, kur në Kur’an përkujtohet me forcë e me këmbëngulje, që për atë të cilin lë adhurimin ka një dënim kaq të frikshëm si xhehennemi?"
"Kështu duhet të jetë mor vëlla përgjigjja, kështu duhet të jetë",-thoshte me zë ndjenjat e tija.
Njëherë iu zgjat librit që ndodhej në dorën time. Pasi e shfletoi atë duke u kthyer nga ne tha: "S’arrij ta kuptoj dot njeriun... Është një e vërtetë e magjishme. Dua t’ia besoj vetes që nuk po shoh ëndërr. M’u duk sikur u fut një forcë e fshehtë brenda meje. Rezistenca m’u shua dhe m’u largua forca për ta përballuar. S’mund të kundërshtoj dot më.
Temat që lexuam deri këtu jo vetëm të një pyetjeje, po të mijëra pyetjeve që e ndieja se i kisha në mendje por s’i shprehja dot, m’u bënë përgjigje. Nëse na duhet ta themi hapur, të gjitha pikëpamjet filozofike për temën se, nga se dhe përse ekziston gjithësia, vendi i shkatërrimit të tyre është këtu. Pa lexuar këto tema, është e pamundur të bësh filozofi apo të hapësh flamurin e mendimeve. Përpara meje u hap një portë e madhe që qëndronte e mbyllur prej vitesh. Sonte fillova të shihja disa gjëra që deri sot s’i kisha parë ndonjëherë. Gjëra konkrete të cilat ose s’doja t’i shihja, ose me këmbëngulje nuk na i tregonin. Me sa duket për të gjetur përgjigjet e pyetjeve dhe dyshimeve të mia, m’u dha një kod në dorë. Sa bukur filluan të më dukeshin gjërat të cilat më parë kisha frikë prej tyre."
Po, "ai person" që me ligjëratat e veta në autobus na dridhte e na merrte nën ndikimin e vet, tashmë kishte humbur fare. Po ndieja se sytë e mysafirit tonë të nderuar po njomeshin, kurse buzët e tij lëviznin qetësisht. Biseda jonë pas një farë kohe u mbërthye rreth çështjes së rikrijimit (ringjalljes).
Miku ynë:
“Çështja e ringjalljes pas vdekjes, për mua ishte e pamundur më parë. Por në fund të bisedës edhe mua m’u mbush mendja për diçka. A mund të qëndrojmë pak më tepër mbi këtë temë? Desha të them këtë. Është e ditur se pas një farë kohe që vdes njeriu, ai do të përzihet e do të shpërndahet me dheun. Ose disa të tjerë do të digjen e do të përhapen nëpër male e lugina. Si do bëhet e mundur përsëri ringjallja e tyre?
Pyetjet që kam bërë deri tani, i kam bërë për të mbrojtur filozofinë dhe mendimin tim, pra për mendjemadhësi. Është hera e parë që po pyes një pyetje, për të cilën e ndiej nevojën dhe kërkesën për të mësuar”.
Ne u prekëm që të dy dhe iu kthyem atij me një buzëqeshje të lehtë. Për t’i dhënë përgjigje mikut tonë që pyeti me aq sinqeritet, ne kërkuam nga veprat e Beddiuzzaman Said Nursiut pjesën "Ringjallja". Për të vërtetat e jetës së përtejme dhe të ringjalljes pas vdekjes që bënte fjalë libri, ai i vërtetonte ato dhe i shpjegonte me shembuj logjikë të arrirë.
Kjo është vepra për të cilën një mosbesimtar i patundur ka thënë: “Si mund të kundërshtojmë më, kur në këtë libër janë vizatuar rrugët e ahiretit (botës së përtejme)". Kjo vepër çështjen e ringjalljes pas vdekjes, e parashtron në njëzet e nëntë stile të ndryshme dhe ta paraqet para syve pa të lënë ndonjë mundësi tundimi. Në libër përveç besimit në jetën e përtejme, kishte dhe një paraqitje për lumturinë dhe besimin. Në libër jepej edhe një hyrje që me shembuj të bindshëm, tregonte se besimi tek ahireti, luan një rol të rëndësishëm në rregullimin dhe sistemimin e jetës shoqërore. Të gjithë këto të vërteta na kaluan nëpër duar atë mbrëmje ku e lexuam librin nga fillimi deri në fund.
-A lihet njeriu kot së koti, i vetëm në këtë botë?
Njeriut që është krijesa më e përsosur i është rrethuar kjo gjithësi si frutat e një peme. Gjithësia është krijuar në formën më të bukur që njeriu të përfitojë prej të mirave dhe bukurive të saj… Ai është bërë një vëzhgues i kujdesshëm i kësaj bote. Kjo botë e madhe është përgatitur si një shtëpi komode për të. Malet dhe detet janë nën urdhërat e tij, qielli dhe hapësira iu bënë mbartëse të dashur për të… Bletët i bëjnë mjaltin shërues... Krimbat e mëndafshit e veshën, kurse qengjat dhe dhentë e ushqyen atë. Pemët që për vete hanë baltë, atij i paraqitën frutat më të shijshme duke i zgjatur krahët e tyre. Hëna kaloi në shërbimin dhe detyrën që bën llamba, dielli kaloi në atë të sobës e yjet në atë të kandilit. Dhe njeriu, për gjuhët e panumërta të Madhështisë dhe njësimit të Sunduesit të gjithësisë, u nderua me detyrën e prezantuesit dhe të përkthyesit të tyre.
Njeriut që në një jetë prej 60-70 vjetësh iu dha kjo gjithësi me të gjitha prodhimet e saj nga Dikush, a do të lihet ai kot në varr? A s’do të japë llogarinë për shpërdorimin dhe shpenzimin që ai ka bërë? A nuk do të shpërblehen ata që i janë bindur urdhërit, e të dënohen ata të cilët s’e kanë pranuar?"
Autori i nderuari i librit, ka lënë këtë sqarim të bukur:
"Njeriu nuk është lënë i vetëm e të kalojë në kurriz të tjetrit me kokën e vet ku të dojë. Sigurisht që të gjitha llojet e punëve merren e shkruhen. Pastaj të gjitha rezultatet e punëve mbahen për llogari. Dhe për Atë që ka krijuar këtë gjithësi të pashembullt e që e ka krijuar njeriun si frut (të gjithësisë), s’mund të pyetet: -A do t’i krijojë përsëri këto?
"Kush do i krijojë kockat e kalbura?"
Këtë temë duhet ta marrim me një shpjegim që nga historia.
Një idhujtar me emrin Ubej bin Halef, shkon pranë profetit Muhammed (a.s.) duke mbajtur në dorë një kockë të kalbur. Dhe duke e shkelur dhe copëtuar me këmbë thotë:
"A kështu ka për ta ringjallur këtë kockë Zoti?
Pejgamberi ynë i thotë:
"Po. Kësaj kocke të kalbur, All-llahu (xh.sh.) ka për t’i dhënë shpirt."
Për këtë ngjarje kanë zbritur ajetet 78-79 të sures "Jasin". Ku kuptimi i tyre është:
"Njeriu thotë: -Kush do i krijojë kockat e ato janë të kalbura? Ti thuaju:
-Kush i ndërtoi në fillim e u dha jetë, Ai do t’i ringjallë."
Një pikë që të tërheq vëmendjen në këtë ajet, është përsosmëria që në fillim të krijimit të njeriut kur vjen në këtë botë. Meqë të gjithë njerëzit kanë dalë në këtë botë nga asgjëja, s’ka ndonjë vështirësi se pa dyshim do të gjenden në një botë tjetër pas vdekjes.
Ndoshta krijimi i dytë që ne e përmendim me emrin "Hashir" (Ringjallje), do të jetë më i lehtë se sa krijimi i parë. Një shembull që është dhënë për të tërhequr vëmendjen se sa e lehtë është ringjallja pas vdekjes vijon si më poshtë:
Ringjallja krahasohet me një ushtri që është mbledhur për herë të parë. Më pas ajo shpërndahet dhe me zërin e një borie mblidhet përsëri tek i njëjti vend. Në mbledhjen e parë ushtarët e njohin njëri-tjetrin dhe mësojnë vendet ku duhet të gjenden. Kështu edhe nëse shpërndahen, më pas ata mund të mblidhen shumë lehtë.
Të gjithë elementet e kësaj ushtrie në këtë shembull, janë shenjë për grimcat më të vogla në trupin e njeriut. Këto grimca pasi të shpërndahen pas vdekjes, me Surin e Israfilit (zëri i borisë që do të japë urdhërin e mbledhjes së grimcave në krijimin e dytë), përsëri kanë për t’u bashkuar. E kjo s’është më e vështirë nga e para.
Shikimi si larg logjikës i rikrijimit pas vdekjes, rrjedh nga mosditja e përsosmërisë në krijimin e parë, të cilin duke mos e menduar shumë, e pandehin "të lehtë e pa një mjeshtër". Megjithëse ne e dimë se të gjitha autoritetet e mjekësisë, përballë "mrekullisë së marrjes jetë" të njeriut në barkun e nënës, janë të magjepsur. Tashmë ne dimë që edhe njeriu më i ditur i shek. XX, është i paaftë të krijojë qoftë edhe një krah mize. E kjo na lajmëron për ekzistencën dhe njësimin e All-llahut (xh.sh.)."
Njëri prej dijetarëve tanë Dr. Haluk Nurbaki ka thënë kështu:
"Mund të duket larg mendjes tema se si do të fshihet jeta e materies dhe si ajo më pas do të kthehet pas vdekjes. Por të gjitha veçoritë e materies së një njeriu shkruhen në kartvizitat e bërthamës DNA. E kjo e fundit është e vogël sa një e një miliarda e një koke gjilpëre. Kjo e vërtetë shkencore është e vërtetuar dhe e sigurtë. E zëmë se i kemi në një gotë të gjitha "kartvizitat e bërthamës" (DNA). Në qoftë se kjo DNA do të kishte shansin të zhvillohej në tokë e nëse ne do i hidhnim ato në brendësi të saj, do të ishte e mundur që të ringjalleshin të gjithë njerëzit që kanë kaluar e që do vijnë edhe një herë nga e para.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>