17- Kush e jep shpirtin duke studiuar, ai ka vdekur si dëshmor.

18- Qëndroni me dijetarët dhe përfitoni prej dituritë e tyre, sepse All-llahu ashtu siç e ngjall tokën e vdekur nëpërmjet shiut, njësoj edhe zemrat e njerëzve i ngjallë duke qëndruar me dijetarët.

19- Respektoni studentët dhe mësuesit e tyre.

20- T’i japësh dije njeriut pa moral, është sikur ta hijeshosh gomarin me perla e xhevahire.

21- O njerëz! Bëni dobi prej dijetarëve se vdekja e tyre është si vdekja e popullit.

22- Sipas peshores së fesë, dija është më lart se adhurimi.

23- Gjumi i dijetarët vlen më shumë se adhurimi i injorantit.

24- Pak dije të sjell më shumë dobi se ibadetet që ke bërë. Njeriut, si dije, i mjafton që të dijë gabimet, dobësinë dhe varfërinë e tij. Si injorancë i mjafton që t’i pëlqejë vetvetja.

25- Të gjitha qeniet luten për të mirën e dijetarit dhe që atij t’i falen gabimet. Bile edhe peshqit që janë në fundin e detit, i luten All-llahut për të mirën e dijetarit , duke thënë se ai u bë shkak që u shtua risku ynë.

26- Shkatërrimi i dijes është harresa dhe harresa vjen prej mëkatet (nga shikimi i femrave lakuriqe). Të mos harrojmë se dija nuk i jepet gjithsecilit.

27- Kur e humb rrugën dijetari është shumë keq dhe prej tij duhet të frikësohesh. Dhe priteni ditën e pendimit të tij. (Po qe se ai e sheh gabimin e tij dhe pendohet, atëherë mos dyshoni tek ai.)

28- Respektojini dijetarët; mos harroni se ata i zëvendësojnë pejgamberët. Kush i respekton dijetarët, ai ka respektuar All-llahun xh.sh dhe Pejgamberin a.s.m..

29- Kapuni pas dijetarëve dhe mos e lëshoni rrugën e tyre. Mos harroni se ata janë pishtarët e kësaj jete dhe në jetën tjetër janë udhëheqësit që ua shndrisin njerëzve rrugën.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>