5- Prej adhurimeve, më i vlefshmi është studimi.

6- Një njeri që kërkon të studiojë është si një njeri i gjallë pranë të vdekurve.

7- All-llahu ashtu siç nuk e lartëson njeriun që është injorant, njësoj edhe dijetarin nuk e poshtëron.

8- All-llahu nuk e ka bashkuar asnjë send ashtu siç e ka bashkuar dijen me moralin e mirë.

9- Ose studio, ose mëso dikë, apo bëhu prej atyre që i duan këto; i katërti mos u bë se zhdukesh.

10- All-llahu e poshtëron dhe e bën të pafytyrë atë që mbetet pa dije.

11- T’i mësosh dikujt një send të dobishëm, vlen më tepër se të adhurosh një vit të tërë. Të qëndrosh në një tubim ku diskutohen çështjet fetare është më sevap se ta lirosh një skllav.

12- Një mëkat i një dijetari llogaritet si një, kurse i injorantit është dy. Mëkati i dytë është mos studimi.

13- Asnjë adhurim nuk ka vlerë e nder si dija. Një dijetar është i ashpër ndaj shejtanit sa një mijë injorantë. Çdo send ka një shtyllë dhe shtylla e fesë është shkenca dhe dija.

14- Lartësia e dijetarit ndaj injorantëve, është njësoj si lartësia ime ndaj jush.

15- Kush do të studiojë ai do të hyjë në xhenet. Ai që nuk do të studiojë ai është anëtar për të shkuar në xhehenem.

16- Studimi është detyrë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>