Siç e patë edhe më lart, dijetarët e fesë islame, kanë mundur t’i bashkojnë shkencat ekzakte me ato të teologjisë. Pra, ata kanë qenë persona që kanë qenë të lidhur me fenë islame. Në zbulimet dhe hulumtimet e tyre kanë pasur si frymëzim Kur’anin Famëlartë.

Një shkrimtar i huaj thotë kështu: Të krishterët kur përparojnë në shkencë e braktisin fenë. Kurse muslimanët kur mbesin injorantë mbesin pa fe.

Kur’ani është tërësisht shkencë. All-llahu në Kur’an i ka paraqitur vlerën e studimit dhe të dijes. Ne nga Kur’ani Famëlartë do të parashtrojmë vetëm katër ajete dhe pastaj do të parashtrojmë 40 hadithet e Pejgamberit që e lavdërojnë studimin:

1- Ajeti i parë ka zbritur duke urdhëruar “Lexoni!” (Alak, 1)

2- “A janë të barabarta ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Zumer, 9)

Mehmet Akifi, duke e komentuar këtë ajet, thotë kështu: Nuk është e mundur - ai që di është njeri, ai që nuk di është kafshë.

3- “S’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në Kur’an” (En’am, 59)

4- “Ju pyetni dijetarët në qoftë se nuk dini”. (Enbija, 7)

Tani, me hadithet e Pejgamberit a.s.m. që do t’i radhiti më poshtë, do të shihni se a na ka lënë feja islame mbrapa apo ajo është shkak përparimi?

1- Prej shkencave më e vyeshme është ajo që :“Duke hetuar të bindesh ndaj Allahut dhe kushteve të fesë islame.” Veprat e mira i japin dobi atij që i beson All-llahut dhe atij që është i bindur në ekzistencën e Tij. Kush jeton i shkujdesur ndaj All-llahut, veprat e tij të mira, edhe sikur të jenë të shumta, nuk do t’i bëjnë atij dobi.

2- Vraponi t’i mësoni dituritë e Kur’anit dhe të Haditheve të Pejgamberit a.s.m. Dituritë e fesë për ju vlejnë më tepër se ari dhe argjendi.

3- Kush udhëton me qëllim që të studiojë, All-llahu ia lehtëson atij rrugën e xhenetit.

4- Kujt i ka dhënë mall All-llahu le t’ua shpërndajë të varfërve. Kujt i ka mundësuar që të zotërojë dije, le t’i mësojë edhe të tjerët prej dijes së tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>