Sedillot-i, duke e pranuar të vërtetën, thotë kështu: “Ata që mundohen ta fshehin qytetërimin e muslimanëve, qytetërim i cili ka mundur të vazhdoje një kohë të gjatë në epokën e Mesjetës, sigurisht ata e kanë një qëllim të veçantë.”

Edhe këto rrëfime të prof. E. F Gautier (1864-1940) janë shumë interesante:

Evropa, që mundohej të shkëputej nga barbarizmi, u paraqit me një shikim fare të pafuqishëm ndaj kulturës së fesë islame. Ajo ishte në një gjendje të tillë që e kishte të pamundur kopjimin e asaj kulture, sepse në atë kohë krahët e Evropës ishin të lëshuara teposhtë. Pra, ajo nuk mundte të lëvizte dhe qëndronte në vendin e saj e pafuqishme.

Autori i këtyre fjalëve, prof. E. F. Gautier-i që është gjeograf i famshëm francez, i dha fund fjalës së tij me këto fjalë: Harrimi i kulturës dhe qytetërimit të fesë islame, nga ana e perëndimit, është një mosmirënjohje ndaj bamirësit.

FEJA NE NA URDHËRON STUDIMIN

Feja islame tërë fuqinë e ka marrë nga studimi. Le ta shohim pikësynimin e tij.

Bejruni thotë se: Qëllimi i studimit tim ka qenë që unë të arrij të vërtetën. Në shkrimet e mia, në qoftë se keni gjetur diçka jashtë të vërtetës, ma tregoni që të kërkoj falje nga All-llahu që të m’i falë gabimet. Unë përpiqem vazhdimisht që të bëj një punë me të cilën të pajtohet All-llahu xh.sh. Shpresoj se All-llahu do të ma falë ndonjë gabim me to cilin Ai nuk pajtohet. Vazhdimisht prej All-llahut e kërkoj udhëzimin.

Hunejn bin Is’haku thotë kështu: dija është një cilësi prej së cilës kanë dobi njerëzit. Ndaj kësaj pune nuk duhet të tolerojmë kurrë. Duke vazhduar ai tregon këtë ndodhi: Kalifi i asaj kohe i thotë Hunejnit të krijojë një helm që ta helmonte atë që donte të ulej në vendin e tij. Hunejni, megjithëse ka mundur ta krijonte helmin, nuk e krijoi dhe i tha Kalifit: “Feja ime më urdhëron që t’iu bëj mirë edhe armiqve”, dhe profesioni im më detyron të bëj një punë prej së cilës njerëzit mund të kenë dobi. Dhe ai e refuzoi kërkesën e Kalifit.

Nëse njeriu nuk përparon në një shkencë “në njohjen e All-llahut”, shkencëtarët islamë asaj dije i thonë “dije pa dobi”. Dija dhe shkenca e detyrojnë njeriun të besojë në fenë islame. Sepse dijetarët islamë na thonë ne kështu: Në të vërtetë, kush zotëron një dije, ai nuk mund të qëndrojë pa besim. Profesor Abdusselami i Pakistanit, që ka fituar çmimin Nobel, thotë kështu: Dija e detyron njeriun t’i besojë fesë islame. Pastaj ai parashtroi këtë argument: “Unë, kur e pashë se truri i njeriut është i lidhur me 10 miliardë qeliza nervore, të cilat janë të gjitha të lidhura me njëri-tjetrin, nuk munda të gjej rrugë tjetër që të mos besoj.”

Shkencëtari Ibrahim Hakiu thotë kështu: ‘Anatomia është një shkak për të njohur All-llahun.’ Battaniu thotë kështu: ‘Në saje të shkencës së astronomisë besova në Madhërinë dhe Njësinë e All-llahut të pashoq dhe në fuqinë e Tij të mahnitshme. Unë me degën e kësaj shkence mësova që t’i kuptoj veprat e Tij të përsosura.

Ibn-i Hejsemi thotë: ‘Natyra nuk mund të krijojë ndonjë send, por vetë ajo është një krijesë. Njeriu vetëm nëpërmjet studimit mund ta arrijë të vërtetën. Në këtë mënyrë zemrat mbushen me besim ndaj fesë së vërtetë të All-llahut.

Ibn-i Junusi thotë: Njeriu kur i studion krijesat, në çdo krijesë gjen argumente që i tregonë atij Madhërinë e All-llahut. Për njeriun, qëllimi i studimit dhe i mësimit është që ta forcojë besimin ndaj All-llahut dhe Ringjalljes.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>