Është absolutisht e vërtetë se evropianët, pa u stepur aspak, u dolën zot shumë prej zbulimeve të muslimanëve, se gjoja ata i kanë zbuluar. Disa të vërteta i shpërdoruan, disa të tjera me dije i mohuan. Kur përmendim qarkullimin e gjakut na bie ndërmend Haevej’i (1571-1657). Kur përmendim lëvizjen e planetëve na bie ndërmend Kepleri (1571-1630) dhe Koperniku (1473-1542). Kur përmendet gravitacioni na bie ndërmend Njutoni (1642-1727). Kur përmendet atomi na bie ndërmend Einsteini (1879-1955) etj... Mjerisht, ne muslimanët nuk e dinim se këto i kanë zbuluar muslimanët qysh më parë. Sepse pikësynimin e patëm në Evropë, duke mos mundur ta shohim fare veten tonë. Kurse mallrat tona Evropa i pati bërë si mallin e vet. Pastaj na shiti edhe neve. Për shembull: një prift me emrin Konstantin (1016-1087), e ka marrë librin e Ali bin Abbasit dhe e ka shpërdoruar duke e paraqitur si librin i tij. Ai e ka përkthyer në gjuhën latine, ia ka ndërruar emrin librit, duke e titulluar: “Libër pantegni” dhe e ka hedhur në treg. Pas 40 vitesh një prift tjetër, i quajtur Stephen, e nxorri në shesh tradhtinë e kolegut të tij. Në këtë rast edhe ne e mësuam tradhtinë e tij. Shkenca qëndroi shumë vite nën sundimin islam në Andaluzi (Spanja) dhe prej aty kaloi në duart e evropianëve. Në shekullin e 13-të, në Sevilje, muslimanët nxorën një ligj që ta pengojnë këtë gjë.

Kështu mund të themi pa asnjë mëdyshje se kultura e Evropës ka mundur të qëndrojë në këmbë në sajë të muslimanëve dhe i është borxhli kulturës muslimane. Po të mos ishte kultura e muslimanëve, sot evropianët nuk do të kishin mundur të krijonin as fabrikat, as raketat, as atomin, as trurin elektronik.

EVROPIANËT I PRANUAN GABIMET QË KANË BËRË NDAJ SHKENCËTARËVE MUSLIMANË

Kultura e evropianëve, në të vërtetë, është prodhimi i kulturës së Islamit. Hetimet që janë bërë na tregojnë se 60% e shkencave të sotme janë rezultat i shkencëtarëve muslimanë. Ky nuk është një pretendim i thatë, por janë fjalë që vetë ata i kanë thënë. E falënderojmë All-llahun që sot në Evropë ka edhe asi njerëzish të sjellshëm që flasin të drejtën, që ua kanë kthyer mallin të zotëve të tyre dhe që thonë pa u zmbrapsur se kulturën e Evropës e ka nxjerrë në shesh kultura e muslimanëve. Ky për ne është një zë që bërtet si ajo thënia: “E vërteta është aq e lartë saqë ajo nuk sakrifikohet për hatrin-nderin e askujt.”

Le t’i hedhim një sy fjalëve të disa shkencëtarëve të Evropës, që kanë thënë në lidhje me këtë çështje:

Matematikani dhe historiani i Francës që quhet Libri (1803-1869), në librin e tij thotë: Në qoftë se do t’i fshini muslimanët nga historia, Rilindja jonë do të mbetej pas shumë shekuj.

Briffoult-i, në librin e tij që quhet: “Arritja e njerëzimit”, i deklaron haptazi këto të vërteta: Kultura e muslimanëve është dhurata më e madhe për botën moderne, kurse ndihma e saj është dija dhe shkenca. Nuk është vetëm dija ajo që e ka ngjallë Evropën. Nga kultura e muslimanëve ka pasur edhe ndikime të tjera. Në avancimin e Evropës, nuk ka asnjë përparimin shkencor që ne nuk e kemi marrë nga muslimanët. Ndër ndikimet më madhështore që kanë rrjedhur prej tyre triumfalisht janë shkenca dhe mentaliteti.

Prof. Ali Fuad Bashgil-i i Turqisë në gazetën Sebilurreshad (mars 1952, nr. 365) ka shkruar një shkrim me titull: “Nga drita islame ka lindur kultura dhe qytetërimi”. Nga shekulli i 11-të e këndej në shtetet e Evropës ka gufuar një kulturë dhe qytetërim, që njihet si Rilindje. Këtë e pranojnë si të vërtetë të gjithë shkrimtarët e lindjes dhe të perëndimit. Ai vazhdon: Gustav Leboni thotë kështu: “Në një kohë që në Evropë bërtitej më zë të lartë, Damasku dhe Kordova kanë qenë dy vende ku ka gjykuar feja islame. Ato vende kanë qenë si dy pishtarë të cilët e shndritën botën me dritën e kulturës dhe qytetërimit.

Edhe Rivoire thotë kështu: Dy janë burimet e qytetërimit islam, njëri abbasitët në Damask, tjetri emevitët në Spanjë. Këto dy shtete janë ato që e pushtuan sërish Evropën.

Në vitin 732, kur u bë lufta e Poitiers-it, Prefekti i Spanjës Abdurraman il-Gafiku u mund. Për rezultatin e këtij lufte dijetarët e perëndimit dhe hulumtuesit e historisë thonë kështu: Ky ka qenë një ngadhënjim i Charles Martelit. “Kjo fitore është ngadhënjim i injorantit ndaj shkencës dhe kjo për perëndimin është një shkatërrim. “Po të mos ishte bërë ky shkatërrim, nuk do mbeteshim kaq vonë, por kultura e fesë islame do të na kishte shndritur qysh atëherë.” Në vitet 655-782, muslimanët janë munduar ta marrin Stambollin por nuk kanë pasur sukses. Për këtë, një nga dijetarët e perëndimit, Emmanuel Beri-ja, kështu thotë:

Perëndimi, duke mos ditur, së pari i mësoi germat arabe, pastaj edhe algjebrën e mësoj prej tyre. Në këtë rast feja islame nuk është vetëm forcë por edhe mentalitet. Islami po të kishte mundur ta pushtonte Bizantin, atëherë edhe në Danub, Rhun, Meuse, në vendet Ouse, pra në të tëra shtetet evropiane do të kishte futur një kulturë e shndritshme. Këtë kulturë askush nuk mund ta mohojë. Jo pak, po katër shekuj e ka shndritur botën e universit.

Orientalisti francez Sedillot-i (1818-1875) e quan si detyrë të tijën që t’i renditë këto të vërteta, sepse ai tërë jetën e tij e ka kaluar duke hetuar: si erdhi kultura e perëndimit dhe kultura e fesë islame. Mes shekullit të nëntë dhe të trembëdhjetë u shfaq një kulturë e madhe. Ajo e tregoi veten me zbulime, me hulumtime dhe me studime. Ky kontribut i përsosur dhe zgjimi i muslimanëve ndikoi edhe në shtetet e Evropës, aq sa që në secilën degë, në të vërtetë në secilën shkencë, muslimanët u bënë mësuesit e tërë Evropës.

Por kjo e vërtetë është mbuluar shumë herë, nga ana e egoistëve, me pëlhurën e fanatizmit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>