Që të themi të drejtën, sipas Viardotut: Muslimanët, ndoshta i kanë shërbyer më shumë kimisë se matematikës. Punimet e besimtarëve u bënë shkak për të hedhur themelet moderne të kimisë.

Edhe gjeografisë muslimanët i dhanë formën e shkencës. Evlija Çelebija (1611-1682) ka ecur 29 vjet pa u ndalur fare, nëpër shtete dhe kontinente, duke e shëtitur botën cep më cep. Libri i Ibn-i Batu-së (1304-1369) i titulluar “Udhëtim”, është një thesar i gjeografisë.

Kristofor Kolombi (1446-1506) deklaron në librat e tij se e ka mësuar nga muslimanët ekzistencën e kontinentit të Amerikës, veçanërisht prej librave të Ibni Rushdit. Bejruni ka bërë fjalë për Amerikën shumë shekuj më parë. Edhe Piri Reisi (1465-1506) ka treguar për ekzistencën e Amerikës shumë vite më parë, në librin e tij ‘Detet’. Vasko da Gama-s (1450-1524) kur ka dalë të ecë nëpër botë, ia ka treguar rrugën njëri me emrin Ibni Mexhid, që njihej me titullin Muslimani i deteve.

Idrisi (1100-1166) ka vizatuar para 800 qind viteve një hartë gjeografike që ngjan shumë me hartën e sotme. Harta e gjeografisë së Amerikës që ka mundur të vizatoje Piri Reisi është shumë interesante. Ndërsa Ibrahimi i Mersijes, 52 para Piri Reisit që ka vizatur një hartë gjeografike të Detit të Bardhë, e cila nuk ka dallim fare nga harta e sotme.

BOTANIKË

Në epokën e mesme botanisti më i madh ishte Ibn-i Bajtari (1190-1248) që ka shënuar rreth 1400 bimë dhe barna në librat e tij. Ato libra kanë qenë si burim për shkencëtarët e botanikës deri në vitin 1600. Demiri (1349-1405) ka regjistruar në librin e tij se ka hetuar 1069 lloj kafshësh. Me kontributin e tij, dega e botanikës është pasuruar. Ibn-i Havam-i në (shek. e 12-të), në librin e tij që quhet ‘Hulumtimi i kafshëve’ ka shkruar për degën e bujqësisë. Shkenca e botanikës ato shkrime i ka pranuar në epokën e mesme.

HISTORIA DHE ARKITEKTURA

Një person i njohur në filozofinë e historisë është Ibn-i Halduni (1332-1406). Dihet se ai ka hedhur themelin e shkencës së sociologjisë. Vetëm me parathënien e tij ai i ka udhëzuar shumë shkencëtarët e perëndimit.

Në tërë botën, kur përmendin degën e arkitekturës iu del para babai i arkitekteve Mimar Sinani (1489-1588). Me veprat e tij ai është akoma duke jetuar. Jo pak, po në Turqi ai ka ndërtuar 228 vepra si: xhami, urë, hane, hamam etj..

Këta që radhitëm deri tani janë vetëm disa nga shkencëtarët e mëdhenj të dukshëm. Numri i tyre është qindra dhe mijëra.

Pas gjithë këtyre shembujve që radhitëm deri tani, mund të themi se: Nuk ka mbetur ndonjë degë e shkencës që nuk e kanë marrë në dorë muslimanët. Me të gjitha degët e shkencës, së pari janë marrë muslimanët.

EVROPA SHKENCËN DHE KULTURËN E MËSOI PREJ MUSLIMANËVE

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>