FIZIKA

Tani do të shohim se çfarë zbulime kanë bërë muslimanët në shkencën e fizikës. Së pari mund të përmendim Ahmed bin Musain, me librin e tij të quajtur “Sistemet interesante”. Në të ai ka vizatuar format e afër 100 veglave të tij. Kurse Ebu’l İz İsmail el Xhezeriu (?-1206), në librin e tij interesant “Kitab-ul Hijel” u bë themelues i sibernetikut.

Themelet e optikës i ka hedhur Ibni Hajsem-i (965-1051). Me librin e tij “Shikimet” ai u bë udhëheqës i Roger Bekon-it (1214-1294) Kepler-it (1571-1630) dhe Leonardos. Në Evropë, për reflektimin e dritës nëpër pasqyrat e rrumbullakëta, përmendet emri i tij me emrin ‘Al-Hazen’.

Farabiu (870- 950) ka mundur të shpjegojë zërin. Ibn-i Karara (?-1100) ka krijuar për herë të parë makinerinë e Tormo’së.

Provën e fluturimit, për herë të parë, e bëri Ismail Xhevherija (950-1010), por e pagoi me jetën e tij. Në shekullin e 17-të, Hazerfend Ahmed Çelebija i Turqisë, mundi të fluturojë pa kurrfarë aksidenti. Ai e filloi fluturimin nga kulla e Gallatës të Stambollit dhe doli në Yskydar. Në fluturimin e satelitit pati sukses Lagari Hasan Çelebija.

Aeroplanin e parë e krijoi shkencëtari islam Ibni Firnasi, në vitin 880. Duke e veshur aeroplanin me pupla të shpendëve dhe me stof, ai shumë mundi të qëndronte në qiell dhe dalëngadalë zbriti në tokë. Këtë, në perëndim, e bënë në vitin 1903 vëllezërit Wright, të quajtur Orvell dhe Wilbur.

Ne e dimë se zbulimi i forcës së gravitacionit i atribuohet Njutonit. Por duke filluar nga Raziu, Bejruni, bile deri tek Hazinia, shohim se këta dijetarë islamë janë interesuar për gravitacionin. Profesor Ismail Haki İzmirlija, në librin e tij që quhet “Drejtpeshojmë dijetarët islamë dhe mendimtarët e perëndimit”, në faqen e 17-të të librit thotë: Gravitacionin e ka zbuluar Rizau para Njutonit. Ndërsa Abdurrahman Ahmedi, në faqen e 31-të të librit të tij që quhet: “Çfarë ka mësuar Perëndimi nga Islami?” thotë kështu: Will Durant, në faqen 328 të librit të tij: “The Age of Faith” ka regjistruar teorinë e Hazinit, dijetarit islam për gravitacionin. Edhe Ahmed Gyrkani, në faqen e 240 të librit “Kultura e fesë islame e ka futur Perëndimin në kulturë”, duke mbështetur Cara de Waux’un Les penceurs de L’İslame C.2.S:215-217, në këto vende i regjistron argumentet e Bejrunit për gravitacionin. Këto dëshmojnë se dijetarët e fesë islame e kanë zbuluar gravitacionin disa shekuj më parë nga Njutoni. Edhe ata kanë parashtruar teoritë e tyre në lidhje me këtë dukuri.

Ibni Junusi e ka përdorur lavjerrësin e orës para Galileut (1564-1642). Hazini, në librin e tij që quhet ‘Mizan-yl Hikme’ na ka dhënë njohuri për peshoret. Bejruni ka përcaktuar që atëhere peshën e 18 materieve, shumica e të cilave përputhen me ato të sotmet. Hazini e ka zbuluar dhe ka llogaritur para Toriçellit (1608-1647) dendësinë e ajrit me shpejtësinë e erës, dhe lidhjen e tyre mes vete.

Në grimcën e atomit që gjendet një energji mjaft e madhe. Ai përmban një forcë aq të madhe saqë po të copëtohet mund ta shkatërrojë Damaskun. Këtë teori e ka parashtruar për herë të parë ai që titullohet si babai i kimisë dhe elektromagnetizmit, Xhabir bin Hayyami (721-805).

Albert Einsteini (1879-1955) ka punuar dhe nuk ka mundur të arrijë sukses në teorinë e elektromagnetizmit. Kurse Profesor Abdusselami, nga Pakistani, është shpërblyer për të me çmimin Nobel.

KIMI
Kur e përmendim kiminë na bie ndërmend Xhabiri. Zbulimet që ka bërë ai në shkencën e kimisë nuk mbesin pas nga zbulimet që ka bërë Priiestlej (1733-1804) dhe Lavoazje (1743-1794). Bile zbulimet e tij në këtë fushë janë më të rëndësishme. Shkencëtari i perëndimit, Vardona, i jep më tepër rëndësi Xhabirit. Ai e fut Xhabirin në mesin e 12 shkencëtarëve më të famshëm të botës. Xhabiri, para disa shekujsh, ka krijuar disa laboratorë të veçantë dhe ka zbuluar disa acide në to. Në këtë mënyrë, ai ka bërë shumë zbulime në degën e kimisë. Kurse Raziu, që ka qenë doktor dhe kimist i madh, ka zbuluar alkoolin e pastër. Një tjetër shkencëtar islam, Beshir-i, e ka zbuluar fosforin më parë se Branti.

Muslimanët kanë qenë të parët që kanë përdoruar barutin dhe topin. Topin e ka zbuluar vetë mbreti Fatih (1432-1481). Edhe raketën e parë e kanë krijuar muslimanët.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>