Sistemin dhjetor e ka zbuluar shkencëtari Gijaseddin Xhemshid’i (?- 1429). Ai e përdori presjen “,” për herë të parë në aritmetikë.

ASTRONOMI

Edhe për degën e shkencës së astronomisë, dijetarët islamë janë interesuar shumë. Gati në çdo qytet të madh ka pasur nga një observator. Muslimanët interesoheshin dhe bënin hulumtime me këta observatorë dhe rezultatet që merrnin prej tyre shërbenin si udhëzues për shumë shekuj në botën e shkencës. Tycho Brahe (1546-1601), Kopernik (1473-1543), Galileu (1564-1642) dhe disa shkencëtarë të tjerë të perëndimit frymëzoheshin prej dijetarëve islamë. Një nga profesorët e vjetër të Parisit, Jacques Risler, që jepte mësim në institutin islam në Paris, kur tregonte për ndikimin e muslimanëve në Renesancën e perëndimit thoshte: “Shkalla ku kishin arritur astronomët dhe matematikanët muslimanë ndikuan në Renesancën tonë."

Le të tregojmë disa prej shërbimeve që kanë bërë shkencëtarët besimtarë.

Muslimanët mundnin të dinin vendet dhe largësinë e yjeve nëpërmjet astrolabit (teleskop i vjetër i yjeve). Të gjithë këto vegla i kanë shpikur muslimanët. Në këtë degë, shpikjen e parë e bëri Mashallah-u (?-815). Zerkaliu (1029-1087) shpiku një formë të re astrolabi, që ka qenë shumë interesante.

Rrumbullakësinë e rruzullit tokësor dhe rrotullimin e tij rreth boshtit të vet dhe rreth diellit, muslimanët e kanë ditur shumë më parë se sa astronomët e Evropës. Ata kanë konstatuar si rrotullimin e tokës rreth boshtit të vet, ashtu edhe rrotullimin e tokës rreth diellit. Pasi kanë bërë hulumtime dhe vëzhgime pranë qytetit Nendene të Indisë, ata kanë arritur që ta dinë kalibrin e rruzullit tokësor. Në këtë degë, evropianët atë e quajnë si ligji i Bejrunit.

Qysh në shekullin e nëntë dhe të dhjetë, vëllezërit e Musaut e kanë matur rrethin e rruzullit.

Njësoj edhe Ferganija ka konstatuar njollat e diellit.

Librat e Ferganisë janë studiuar 700 vjet nëpër universitetet e Evropës. Sipas pamjes së Lalandesit, Battaniu, që ka përgatitur veglat Sabii të astronomisë, ka hyrë mes 20 vetëve më të famshëm. Veglat e tij në kohën e Kopernikut (1473-1543) kanë qenë në Evropë vegla themelore. Ai edhe ka konstatuar dhe llogaritur edhe vitet diellore, me shumë pak dallim, vetëm me një ndryshim prej 24 sekondash.

Megjithëse ka qenë kryetar i shtetit, Ulug Beu (1394-1449) i Turqisë e ka sakrifikuar veten për shkencën. Ai vendosi në Semerkand një observator të madh dhe me hetimet e tij shkencore u bë astronom i madh i epokës së tij. Në këtë mënyrë, ai e fitoi titullin “Batlamjus-i” në shekullin në të cilin jetoi. Ali Kushçu-ja (?-1447) shumë afër me përllogaritjen e sotshme, llogariti lakoren eliptike me: 23o 30’ 13”. Kurse eliptiku e sotshëm është 230 27’. Këtë llogaritje reale e bëri Feragani.

Dijetari islam Bitruxhiu (shek. 13) e mposhti teorinë që thoshte se planetët zvarriten nga qendra të jashtme.

Xhabir bin Efla-hu (shek. 12) shpiku një vegël, të quajtur “Azimut Kadrani”, për të matur yjet dhe dallimet mes tyre. Kurse në Evropë, astronomi gjerman Regiomantanus-u mundi ta krijojë të njëjtën vegël, që përshtatet me modelin e të parit, pas 300 vitesh.

Disa dijetarë islamë kanë mundur ta konstatojnë eklipsin e hënës dhe të diellit. Këto që kemi përmendur deri tani janë shumë pak në krahasim me shpikjet dhe zbulimet e shumta të dijetarëve islamë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>