Gjithësia është aq e gjerë, sa po të dilnim të shëtisnim në një udhëtim me shpejtësi maksimale, jeta jonë nuk do të mjaftonte. Më mirë le të shkojmë me shpejtësinë e dritës! Drita në sekondë merrte 300.000 km rrugë. Por as kjo shpejtësi bile nuk mjafton. Tani duke parë gjerësinë e gjithësisë, do ta kuptoni këtë...

Në atdheun e gjithësisë Hëna është aq afër me ne, sikur jemi fqinj. Pas një kohe të shkurtër të lëvizjes sonë nga bota me shpejtësi drite 1.3 sekonda, menjëherë jemi në Hënë. Largësia e këtij fqinji tonë nga ne është 384.403 km!

Vazhdojmë rrugën tonë. Akoma jemi në brendësi të sistemit diellor. Dielli si nxehtësi dhe burim drite dhe rreth tij planetet qëndrojnë dhe rrotullohen pa pushim... Pas pesë orësh e lëmë prapa sistemin diellor. Tani para nesh qëndrojnë yjet. Për të shkuar në yllin më të afërt do të zgjat katër vjet! Shpesh kur jemi në tokë herë pas here netëve shohim qiellin... Nga ajo që pamë më i afërti i këtyre yjeve është 4 vjet dritë larg nesh...

Yjet janë si në familje, që quhen galaktikë. Dimë që ekzistojnë miliarda yje dhe sigurisht që familjet e një “atdheu” kaq të madh duhen të jenë të mëdha...

Më përpara theksuam se galaktikës ku ndodhet sistemi ynë diellor i themi “Rruga e qumështit”.

Vazhdojmë rrugën tonë. Ndërkohë kalojnë vite. Mesatarisht çdo 5 vjet takojmë nga një yll. Për këtë arsye yjet që takojmë në “Rrugën e qumështit” nuk kanë mbarim. Në galaktikën tonë ka 100 miliardë yje. Një milion shumëzojeni me 1.000, kjo do të japë një miliard, këtë shumëzojeni sërish me 100. Ja pra një numër kaq të madh yjesh ose të thënë ndryshe diej ka në galaktikën tonë. Edhe dielli është një yll me madhësi mesatare. Nëse do të vazhdonim rrugën tonë pa pushim me shpejtësi drite për të shkuar nga një majë e galaktikës sonë në majën tjetër, do të zgjaste 80.000 vjet. A e mbështet koha këtë udhëtim?

Familja yjore e thënë ndryshe “Rruga e qumështit” që është me kaq kallaballëk dhe që pushton kaq vend të gjerë, atëherë sa i madh është Mbizotëruesi i kësaj familjeje dhe Drejtuesi i saj? A është e mundur t’i vësh kufi Fuqisë së Tij? A është e mundur të kuptosh gjerësinë e pasurisë së Tij? Sa indiferent janë ata që harrojnë një Krijues kaq të Pasur vetëm për një pëllëmbë tokë në këtë botë ose për një pallat që një ditë do të shembet. Sepse një Krijues kaq i Pasur, nëse dëshiron çdo njeriu mund t’i japë një pasuri të mbushur me vreshta dhe kopshte sa madhësia e botës dhe këto brenda një jete pa mbarim. Dhe pa dyshim që çdo besimtari do t’i japë atë çka i ka premtuar. Ky tregon një model për t’u marrë shembull në botë. Kjo tregon gjithashtu edhe gjerësinë e Pasurisë së Tij. Ata që i binden yjeve është e pamundur të mos qëndrojnë në premtimin e një Zotëruesi të Madhërueshëm e të Fuqishëm. Kjo nuk i shkon sundimit të Tij...

Tani po pyes: Kush mund të jetë më i lumtur se sa një besimtar që ka gjetur një orientim të tillë? Sa të priviligjuar janë ata që e njohin Allahun...

Nga udhëtimi që bëmë në galaktikën tonë, kuptuam që Allahu është Mbizotëruesi i një hapësire të pambarueshme. Ai që mbizotëron një hapësirë kaq të gjerë është zotëruesi i çdo gjëje. Atëherë le të përpiqemi që të fitojmë kënaqësinë e tij me besim dhe adhurim. Vendi i fundit ku do të shkojmë është porta e Tij. Prej kujt tjetër mund të shpresojmë për ndihmë?

Në univers ka krijesa shpirtërore

Le të vazhdojmë udhëtimin tonë. Këtë herë le të dalim nga galaktika jonë dhe të shkojmë më larg...

Nëse do të ishte një njeri që nuk e njeh Krijuesin e gjithësisë, do ta ndiente veten shumë të vetmuar në këtë udhëtim. Sepse atij me t’u ndarë nga galaktika jonë, elementë të tillë si universi, yjet etj., do t’i dukeshin shumë të kotë. Ata të cilëve mendja u ka zbritur tek sytë dhe kanë mbetur të përjashtuar nga drita e besimit e kuptojnë universin si diçka të kotë. Por ne nuk vuajmë nga një vetmi e tillë. Rreth nesh është plot me materialin fillestar të krijimit (mjegullnajën e gaztë). Nuk ka një zbrazëti absolute. Rreth e rrotull nesh ka krijesa të panumërta. A mund ta ndiejë njeriu veten të vetmuar mes krijesave të tilla siç janë engjëjt, të cilët i japi ngazëllim gjithësisë duke qenë të zënë gjithmonë me përmendjen e Zotit? Edhe sikur sytë të mos shohin, ato mund t’i shohin me sytë e zemrës dhe me dije. Tani le të përpiqemi ta provojmë këtë...

Bota jonë ngjason me veprën e pashembullt të një arti. Një lule, një trëndafil është vepra prekëse më e ndjeshme në tezgën e natyrës. Një pemë i çon frytet në thesarin e të fshehtës, në vendin ku del dëshmia e botës. Pas punëve të vështira për ne ushqimet më të ëmbla janë çdo lloj vitaminash që prodhohen në fabrikë... Le pastaj kafshët dhe njerëzit që janë pronarë të mekanizmave të pamundura për t’u imituar... Nxënësit duke lexuar vëllimet dhe librat e profesorëve të tyre, mbështeten në dituritë dhe thesaret e mëshirës... Në të gjitha këto prona është bota jonë. Në lidhje me këtë ka edhe njerëz që i kuptojnë këto krijesa të mrekullueshme. Çdo gjë e bukur kërkon që të dalë në pah. Dhe ushqimi i jepet atij që është i uritur. Së bashku me çdo vepër të bukur duhet të gjendet edhe zotëruesi i mendjes që do ta pëlqejë dhe do ta vlerësojë atë. Këto dy janë përgjigje pozitive të njëri-tjetrit.

A bën vepra të bukura një piktor me kusht që të mos ia tregojë askujt? Një pikturë që askush nuk e sheh numërohet sikur nuk ekziston. Po, çdo njeri bën një vepër arti me qëllim për ta ekspozuar dhe për t’u pëlqyer. Por dikush përpiqet që atë t’ia pëlqejë Zoti e dikush tjetër t’ia pëlqejnë njerëzit...

Tani mendoni gjithësinë pa fillim e mbarim. Sa vepër e gjerë. Kush do ta vlerësojë këtë madhështi e gjerësi që as imagjinata e njeriut nuk arrin dot? Gjithësia është një vepër e pashembullt në madhështinë e krijimit. Sigurisht që ka nga ato zotërues të përceptimit që e kanë kuptuar gjerësinë e saj dhe thonë me plot gojë “sa bukur e ka krijuar Zoti”. Duhet të ketë patjetër krijesa që me dijen e tyre arrijnë të kuptojnë çdo gjë mbi yjet viganë. Ja pra këta janë engjëjt (melekët).

Pas pak do të shpjegojmë daljen në pah të yjeve. Do të shohim aty reaksionet kimike dhe rastet nukleare. A i lë Zoti bosh këto laboratorë të mëdhenj? Sigurisht që ka shumë lloj engjëjsh dhe krijesash që i dinë këto dhe i peshojnë me peshoren e përceptimit. Madje ka shumë të tillë.

Sigurisht që ky udhëtimi ynë në gjithësi është një imagjinatë. Shëtisim përmes yjeve me anë të dijes. Njeriu asnjëherë nuk mund ta kalojë shpejtësinë e dritës. Plus që jeta e një njeriu është e pamundur të jetë mijëra vite. Së bashku me këtë, kushtet e jetës atje janë të vështira. Ka tepër mundime si presion, nxehtësi, dritë, etj.. Nuk është rastësi të vijnë së bashku kushtet pa fund që do provohen në botën tonë për jetën. Sado që ta falenderojnë Atë që na ka falur jetën është pak...

Në qoftë se me të vërtetë do të kishim shkuar mes yjeve dhe atje do të kishim parë ëngjëjt dhe qëniet e tjera, do të shikonim me habi se si ato i bëjnë përmendje Zotit... Tek ata nuk ka mosmarrëveshje, por vetëm harmoni.

Por a është bota jonë kështu? Në botë ekziston edhe e mira edhe e keqja... tek atomet, gurët, toka, pemët dhe tek kafshët ka një bindje të plotë. E kundërta ndodh tek njerëzit dhe xhinnët. Në botën tonë janë mbledhur të kundërtat, në mënyrë që të bëhet e mundur ndarja e të mirës me të keqen. Kështu le të bëhet një provim dhe të gjendet rruga e lartësimit. Në kundërshtim me gjithësinë, në botën tonë ka grindje, vuajtje...

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>