Me këto tregime keni kuptuar se çfarë respekti e meriton Allahu dhe çfarë gabimi po bëjnë disa nga vëllezërit tanë duke i kundërshtuar Atij. Këtu do t’ju jap edhe një shembull:

A mund ta shqetësojë njeriu nënën e tij? Do të thonit

-“Jo!”.

Po ta shajë?

“Çfarë po thua?!”- do të thonit përsëri.

Po ta rrahësh?

Do më thonit:- “A je në vete?!”

Tani me tregoni për çfarë i bëjmë gjithë atë respekt nënës? A t'i ka krijuar nëna syrin, veshin, zorrët, zemrën mendjen apo për çfarë?!

Po, vëllezër e motra! Nëna nuk ka aftësi të krijojë asnjë qime. Megjithë atë All-llahu xhe.sh. dhe Profeti Muhammed a.s.m na urdhërojnë ta respektojmë për arsye se All-llahu ato e ka bërë një nga heroinat e mëshirës për të mbrojtur fëmijët e saj. Ajo përpiqet dhe vrapon ditë e natë, pa i dhimbsur trupi për arritjen e këtij qëllimi.

Por meqë nëna meriton kaq respekt edhe pse atë All-llahu e ka bërë vetëm se një shkak që të dalë në dritë djali apo vajza e saj, atëherë a më tregoni se sa respekt meriton All-llahu që i ka krijuar ata nga asgjë, i ka hipur në majën e krijesave dhe u ka premtuar një lumturi të tillë që kënaqësia në të nuk soset kurrë.

Njëhrë më njëvend unë e pyta një nusen që ekishte me vehte nji fëmi 3-4 vjeçesh, i kujt është ky djal?

Më tha e jemja.

Për çfare po më rrenë ithash asaj!

Fjalën tim emori prap dhe u hidhëru e ngarata.

Kur i thashë asaj a ti ia krijove syte e tij a?!

Dhe vazhdova, a i falenderon Mejeshtrit të tij që ta ka dhuruar një djalë pa kurfarë gabimi?

Heshti ngaqi edhe me formën që ekishte nusja kundërshtonte me Krijuesin.

është për t’u habitur shumë se bota mjekësore, për të bërë ekspertizën në organet e njeriut, e kanë ndarë në pesëdhjetë pjesë trupin e njeriut. Rrugët e urinës i kanë ndarë në dy pjesë. Një pjesë e studjojn urologët që e hulumtojnë, pjesa tjetër janë nefronologët që studiojnë ndërtimin e veshkës së njeriut që përbëhet nga 1.000.000 vrima apo nefruna, që quhen në gjuhën mjekësore, nga ku kanë marrë emrin edhe hulumtuesit. Zemrën e studiojnë kardiologët, nervat neurologët etj… Një specialist i dermatologjisë thotë se në lëkurën e njeriut kemi konstatuar 48 lloje alergjie, megjithatë vetëm në 35% të këtyre sëmundjeve të lëkurës kemi arritur të mësojmë diçka.

Këta mjekë që të bëhen ekspertë të degës së vet, studiojnë 20-30 vjet dhe marrin titullin “Profesor”. Më pas, nga që u bënë profesorë nuk mund t’i afrohesh afër prej mendjemadhësisë së tyre. Ndërsa studimi e dija janë shkak modestie. Dija e bën njeriun modest e jo kokëlartë. Megjithatë jo të gjithë, por shumica e doktorëve krijimin e kësaj mrekullie, pra njeriun, ia mbështesin rastësisë duke thënë se u bë vetvetiu, rastisisht apo u formua nga evoluime. Pra këtë mrekulli, përmbledhjen e Universit, pa u turpëruar, pa mëdyshje ia mbështesin natyrës që ajo nuk sheh, nuk dëgjon, nuk di. Kurse natyra nuk është Krijues, por krijesë; nuk është mjeshtër, por një mjeshtëri-art!

O Zotëri Mjek! Hajde që bashkë me ty, të hulumtojmë vetëm pak këtë që unë i them mrekulli, por që ti po e çvlerëson duke thënë se u bë vetvetiu. Një gjë që nuk i dihet mjeshtri nuk ka vlerë. Tani, a do të themi: “O natyrë e verbër, shurdhe, e pa mend! Urime! Po na habisin bëmat e tua!” Pesëdhjetë vetë, me nga 20-30 vjet studime, po bëhen doktora, por mezi po mund të konstatojnë disa pjesë të vogla. Më tregoni, si mund t’ia jepni natyrës së pamend këto punë të logjikshme që janë në një ekuilibër absolut?! Si u bë që natyra njeriun as e shkurtoi që të bëhet 50 cm., dhe as e zgjati 500 cm.ebëri në gjatësinë tamam sa duhet. Në fytyrën e çdo njeriu e vendosi një vulë veçantë. Gishtërinjtë nuk i bëri nga një kockë e drejtë, por i vuri nyje tamam në vendin e duhur. Gishtin e madh e ndau prej tyre që të kishte mundësi të kapë më me lehtësi çekiçin, shatin e vegla të tjera.

O Doktorë! Si mundi natyra duke qenë pa mend t’i bëjë këto vegla me saktësi absolute. Në fyt, aty ku hyn fryma bëri një vrimë me kapak që të mos hyjë ushqimi. Përsëri, në lukth një kapak që të mbyllet pasi hyn ushqimi. Sipas mjekësisë, lëkura e lukthit ndërrohet vetvetiu çdo tre ditë. Sepse për t’i shkrirë koret e ushqimit ka nevojë t’i spërkasë me nga pak acid. Duke shkrirë koret e bukës acidi shkrin edhe lëkurën e lukthit. A e detyroi natyra zemrën që në secilën orë të qarkullojë 340 litra gjak nëpër trup?! Përsëri unë habitem si i shpoi natyra veshkat 1.000.000 vrima- nefruna që të mund të ndajë gjakun edhe urinën që janë të dy elemente rrjellës. Si e diti natyra duke qenë pa mend, nevojën e syve dhe të veshëve dhe pa e harruar ndonjërin secilit i dha nga dy sy e nga dy veshë, nga dy duar dhe nga dy këmbë. Unë edhe faqet e kam prej mishi por të ngratat nuk po mundin ta ndajnë ëmblën nga e tharta. Por sa shije mund të dallojë gjuha nuk mund ta kufizosh kurrë.. .

Në çdo orë vdesin nga trupi 18,000.000.000 qeliza. Natyra me çfarë gjilpëre po i nxjerrë ato nga trupi? A është natyra ajo që po vendosë në vend të tyre qeliza të tjera? Thonjtë rriten, por cila arsyeja që i ndalon gishtat dhe nuk i lejon që të rriten edhe ato? Flokët rriten, por vetullat dhe qerpikët përse nuk rriten?

O Zotëri Doktor! Më trego, si mundi natyra t’i vendosë në trupin tim gjithë ata damarë?! Ju vetë thoni se me gjithë ata të hollët në trupin e njeriut gjatësia e damarëve ishte 96 000 kilometra. Si diti natyra të masë dorën e këmbën, që të mos bëhen njëra më e gjatë e tjetra më e shkurtër, për më tepër kur këto përpjestime janë vendosur në atë qelizën e vogël, me saktësi absolute?! Me çfarë lapsi e vizatoi natyra, këtë mrekulli të pashoqe që është vizatuar në qelizë?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>