Edukimi familjar me të cilin ishte rritur Mehmet Akifi dhe shkalla në të cilën ai kishte arritur duhet të jetë shëmbëlltyrë për të rinjtë tanë. As varfëria, e asnjë vështirësi tjetër, nuk ka mundur ta pengonte atë nga studimi.
        
         Mehmet Akifi e kishte pritur me mall ditën që do të shkonte dhe të vizitonte atdheun e babës së tij, Pejën e Kosovës. Kur e përfundoi shkollën e veterinarisë, ai mori rrugën për në Pejë dhe në Shushicë, ku kishte të afërmit të sojit të tij dhe atje qëndroi dy vjet.
 
Shpesh demagogët thonë: “Ne ta shpëtojmë kombin njëherë, e pastaj do t’i dalim zot fesë.”  Por, në fakt, është e kundërta: feja nuk e largon njeriun nga kombi. Një njeri që është besimdrejtë e do kombin dhe e mbron atdheun shumë më mirë se sa mohuesi. Ashtu siç thotë edhe Mehmet Akifi:
 
         “Një atdhe që është pa zot, ai duhet të zhduket;
         Në qoftë se ti i del zot atij, ai atdhe nuk humbet.
         Mos thuaj puna u sos, energjinë mos e humb.
         Or populli i vdekur, qëndro, mos u shkri si plumb!”
 
Laicizmi i Turqisë në shekullin e 20-të i margjinalizoi tërësisht besimtarët. Gazetarët, poetët, shkrimtarët, që nuk u pajtuan me e laicizmin, i detyruan të shmangen në skaje. Megjithëse Mehmet Akifi ka qenë i gatshëm ta flijonte veten, zbatimet e këtyre ligjeve laike e detyruan atë të largohet nga Turqia dhe të shkojë në Egjipt ka jetoi përmbi 10 vjet.
 
Gjatë leximit të këtij libri të lë mbresa të pashlyeshme dhe të mbeten në kujtesë fjalët që rrëfen për të një ndër miqtë e tij të afërt:
        
         “Ai ka qenë me karakter shumë të lartë! Është e pamundur ta arrish atë! Po të shihte ndonjë njeri të varfër, apo ndonjë fëmijë jetim, pa u menduar fare se do të mbeste pa lekë, e zbrazte kuletën. Po qe nuk se nuk kishte pare në kuletë, e detyronte shokun që t’i jepte. Kuletën e shokut e quante se ishte kuleta e vet. Kuletën e tij e quante se ishte e shokut të tij.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>