Këto janë modelet që ua këshillojnë njerëzve. Këto gazeta mund të përdoren për të mirë dhe për të keq. Besimtarët, derisa nuk gjykojnë me mendje të shëndoshë, detyrohen të pajtohen me çdo të keqe.

Media i hijeshon dhe i zbukuron veprat që ka ndaluar All-llahu. Duke reklamuar dhe propaganduar mëkatet, ajo ndikon në familjarizimin e muslimanëve me mëkatin dhe dëfrimin e tyre me atë që është e ndaluar.    
    
KOMUNITETET

Në vitin 711, kur muslimanët hynë në Spanjë, ndërtuan xhami nëpër shumë vende. Në vitin 1492, kur u tërhoqën, ata braktisën mijëra xhami dhe u larguan nga Spanja. Xhamitë nuk u dalin zot besimtarëve, përkundrazi besimtarët duhet t’u dalin zot xhamive. Shumë shyqyr në shume vende të Muslimaneve po ndërtojn xhamija, por shumë ishte më mirë ti kishim mund ti mushim xhamijët me të ritë.
Në shekullin e lumtur (asrus seadeh), sahabët hynin në xhami plot devotshmëri dhe përkushtim dhe po të njëjtën gjë ata e manifestonin edhe kur ishin jashtë saj. Jo si ne, që kur jemi në xhami sillemi mirë, ndërsa kur dalim jashtë sillemi ndryshe.

Kush nuk e do vëllanë e devotshëm nga feja më tepër se vëllanë e tij që ka devijuar, ai nuk  mund të bashkohet që të formojë një komunitet.

Ku ka xhami, aty patjetër do të bëhet edhe xhemati. Kur formohet xhemati, ata gjejnë për veten e tyre edhe një hoxhë – imam. Pra pa udhëzues populli e humb rrugën, nuk din ku me shku. Detyra e hoxhës ështe ta shëndrite zemrët e besimtarëve, Por kemi nevojë edhe për udhëheksit jashtme që të na udhëzojn nëpër rrugë.


Sikur të mos ishte jeta në komunitet (xhemat), si do t’u vinte halli atyre Muslimanëve që punojnë në Evropë? Sigurisht, shumica e tyre do ta kishin braktisur fenë e Allahut.

Ta mësosh fenë vetëm duke kopjuar njerëzit, është njësoj si ta shohësh diellin nga pasqyra. Fenë islame duhet ta mësojmë nga burimet e saj: nga Kur’ani, hadithi, nga veprat e dijetarëve që kanë nxjerrë kuptime nga këto burime dhe nga historia islame. Pra, për të vazhduar rrugëtimin  në bulevardin e fesë duhet të mbështetemi në këto burime.

Trupi i besimtarit i ngjan xhamisë. Në këtë vend të amshueshëm nuk duhet të hyjnë mëkatet. Kurse trupi i mosbesimtarit i ngjan pijetores. Ai është një vend plot ndyrësira.
 
O besimtar! Ti je në detin e imagjinatës. Hapi sytë dhe mbroje kapitenin e trupit tënd! Kujdes të mos përplasesh nëpër shkëmbinjtë e devijimeve dhe të risive. Ti je i detyruar të dalësh në bregdetin e xhennetit pa bërë aksident.

Besimtari që e mëson fenë islame lartësohet. Ky lartësim fillon nga individi dhe vazhdon deri tek shteti.

Nëse shteti i jep rëndësi dijes dhe shkencës dhe nëse ai i pengon kundërshtarët, atëherë atdheu mund të përparojë. Në këtë rast, secili mund të besoj në cilëndo fe që dëshiron.

Një fjalë thotë: ‘Ma trego popullin, unë të tregoj ty shtetin’.
     
Romani më i mirë është një jetë e përjetuar. Meqë është ashtu, për secilin fëmijë që dëshiron të lexojë roman, romani i  parë është jeta e nënës së tij.

Fëmija është amanet i All-llahut për prindërit.

Çdo fëmijë është si një letër e bardhë. Së pari, në atë letër shkruajnë më të afërmit e tij. Në këtë mënyrë del në shesh drejtimi i atij fëmije. Megjithatë  për secilin njeri ekziston një shans, pasi dera e pendimit është gjithnjë e hapur.    

Çdo krijesë është një argument për Krijuesin e tij. Meqë çdo send e tregon shpirtërisht Krijuesin e tij, atëherë çdo art e mjeshtëri është pasqyrë e mjeshtrit të tij. Pra, arti dhe krijesa e përsosur e paarritshme – njeriu, a nuk është një argument për Inxhinierin dhe Projektuesin e tij?
 
Pra, njeriu në qoftë se beson se është krijesë, atëherë patjetër duhet të besojë se ekziston mjeshtri që e ka krijuar atë.

        Meqë mjeshtri nuk është një krijesë i thjeshtë, atëhere ky mjeshtri që mban logjikë, duhet ti besoje Krijuesit dhe ai duhet t’i tregojë funksionet e All-llahut. Pra dijetarët dhe shkencëtarët që s’kanë devijuar, i kuptojnë më mirë funksionet e Gjithëdijes së All-llahut. Në këtë rast, ai që nuk mund të kuptojë funksionet e All-llahut, ai nuk mund ta kuptojë Krijuesin e tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>