Kur mjekët muslimanë kanë bërë të gjitha këto zbulime, doktorët e Evropës iu thoshin të sëmurëve për ato sëmundje: ty të ka zënë para vetes shejtani, apo kjo është një lloj magjie. Besimtarët në Damask kanë hapur një spital në vitin 706. Në vitin 978 në këtë spital kanë punuar dhe kanë mjekuar një grup ekspertësh prej 24 vetash. Në Kajro, Ali bin Ridvani (?-1067) ka qenë kryetar në dhomën e mjekëve dhe ka zbatuar metodat e mjekimit që kanë qenë pa mangësi metoda moderne.

MATEMATIKË

Edhe në degën shkencore të matematikës, kontributi i muslimanëve është tepër i madh, aq sa që edhe në ditët e sotme matematikanët e Evropës po habiten. Për shembull: Prof. Jesques Risler ka thënë: “Profesorët e Renesancës-Rilindjes tonë të matematikës janë muslimanët.” Njësoj, edhe profesori francez E. F. Gautier ka thënë: “Jo vetëm algjebrën, por Evropa ka marrë prej muslimanëve edhe degët e tjera të matematikës” - dhe duke vazhduar ka thënë: “Matematika e sotshme e Evropës është tërësisht malli i muslimanëve.”

Tani të shohim se çfarë e shtyri perëndimin t’i flasë këto fjalë? Shkurtimisht mund të themi se: Para të gjitha shkencave, muslimanët iu kanë mësuar evropianëve numrat. Mjerisht, përdorimi i numrave romakë ka qenë shumë i vështirë. Pas disa shekujsh, perëndimi mundi t’i përdorë numrat e Indisë që jemi duke përdorur tani. Së pari ato i kanë marrë prej muslimanëve të Afrikës veriore. Udhëtari Piza’lë Leonordo Fibonacci (1170-1240) ka filluar t’i shkruajë ato në vitin1202, dhe pastaj filloi t’i përdorë numrat e muslimanëve.

Për herë të parë zeron e ka përdoruar Harizmi (780-850), i cili ka hedhur themelet e algjebrës. ( shkenca algjebra eka marr emrin shpiksit të tij “Elxhabir-it”) Librin e parë të algjebrës, të quajtur “El- Cebr ve’l Mukabele”, ai e ka shpallur për herë të parë në perëndim, duke ia ndryshuar pak emrin “el-gebra”. Sot në të gjithë botën e përdorin “ El-Cebr”.

Battani (858-929) ka qenë profesor në perëndim në degën e matematikës. Sipas Jacques Risler-it, shpikësi i trigonometrisë është Battani.

Edhe sinusin e kanë zbuluar muslimanët. Ata e kanë quajtur atë “Xhejb”, kurse perëndimi ia ndërroi emrin dhe ia bëri sinus.

Në trigonometri, tangjentet, kotangjentet, sekantet, kosekantet i ka zbuluar Ebul Vefa’ya (940-998). Në këtë degë, veprën e parë serioze e ka shkuar Nasreddin Tusija (1201-1274). Formula e rrotullimit të trigonometrisë është zbuluar nga ibni Jonusi (?-1009)

Meritën për formulën e binomit, që është pjesë e algjebrës, ia japin Njutonit. Por ai është zbulimi i Omer Hayyamit (?-1123). Edhe llogaritjen e diferencialit e ka zbuluar Sabit bin Kurra-ja ( ?-901) para Njutonit.
Gjeometrinë dhe aritmetikën nuk mundemi t’ia atribuojmë Dekartit (1596-1650), pasi edhe ato i ka zbuluar Sabit bin Kurra-ja.

Spengler-i (1880-1936) thotë: ‘Funksionet e matematikës janë tërësisht shpikje e evropianëve’ - dhe vazhdon – ‘dijetarët e Evropës, përveç matematikës, nuk hasën në ndonjë degë të kulturës që kanë mundur ta zbulojnë më herët. Muhammed Ikbali, që ka bërë hetime të thella në këtë degë, e refuzon këtë mendim dhe thotë: Funksionet ka mundur t’i trajtojë me sukses Bejruni, shumë shekuj më parë se evropianët. Në revistën ‘Selamet’, më 27 qershor1947, faqe: 5, kur kanë kaluar 1000 vjet nga dita e lindjes së Bejrunit, shumë shtete të ndryshme të botës e kanë vendosur fotografinë e tij nëpër pullat e letrave të postës. Turqia, Arabi Saudite, Pakistani, Afganistani, Irani, Libia dhe Rusia kanë organizuar simpoziume të ndryshme për të.

Unesco-ja, që nxjerr një revistë në 25 gjuhë me titull “Couries”, në qershor të vitit 1974, e ka vendosur fotografinë e Bejrunit në kapakun e revistës. Në të shkruan: Para 1000 viteve në Azinë e Mesme ka jetuar dijetari universal BEJRUNI, i cili ka qenë: astronom, historian, shkencëtar i botanikës, ekspert i farmacisë, gjeolog, poet dhe mendimtar, ekspert i matematikës, gjeograf dhe humanist.

Edhe organizata e Turqisë, që nxjerr revistën me titull ‘Historia e shkencës’, në numrin e 68-të të revistës, i ka kushtuar Bejrunit shkrimin me titull: “Dhuratë për Bejrunin”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>