Studimi dhe dija është malli i të gjithë njerëzve. Dija dhe shkenca ka filluar nga babai i njerëzve, Hz. Ademi a.s. Kur hulumtojmë thellësinë e historisë, e shohim se All-llahu me mrekullinë e pejgamberëve a.s. ka njoftuar vlerën e krijesave. Pastaj, njerëzit duke hetuar e hulumtuar vazhdimisht, dija ka përparuar.

Kur hedhim sytë në histori, që të shohim zbulimin e shkencave, shohim se ato kanë përparuar shumë me fenë islame. Jo vetëm shkencat e teologjisë, po edhe shkencat ekzakte kanë shndritur epokat e ndryshme. Në kohën që Evropa vazhdonte jetën e zhytur në errësirën e injorancës, besimtarët kanë përparuar. Kur Evropa ka mundur të njihet me besimtarët, atëherë ka mundur të përfitojë prej rrezeve të dritës së fesë islame.

Dijetarëve gjeni të besimtarëve nuk u ka mjaftuar vetëm të dinë, por janë munduar që atë dije t’ua transmetojnë edhe të tjerëve. Ata janë munduar të gjejnë rrugëdalje për problemin e regjistrimit. Për këtë, së pari, qe nevoja të ndërtohen fabrika për të prodhuar letër. Në Damask, djali i ministrit të Harun Reshidit, Ibni Fazliu, në vitin (739-805), ndërtoi fabrika të letrës. Më pas, letra filloi të prodhohet në Kajro në vitin 800 dhe në Spanjë në vitin 950. Kurse në shtetet e Evropës fabrikat e letrës u ndërtuan pas dy-tre shekuj, në vitin 1100 në Bizantinen, në vitin 1102 në Sexhilje, në vitin 1228 në Gjermani, ndërsa në Angli fabrikat e letrës u ndërtuan në vitin 1309.

Kurse në Damask, në vitin 891, kishte përmbi njëqind fabrika të letrës. Në vitin 823, kur ka vdekur historiani Vakidi (747-823) ka pasur 600 sëndukë me libra. Këta sëndukë ishin aq të rëndë saqë nuk mund t’i ngrinte njeri. Në shekullin e dhjetë, kur ka jetuar Saip bin Ibadi, libraria e tij ka pasur aq shumë libra sa kanë pasur të gjitha libraritë e Evropës.

Dijetarët islamë përparuan në çdo degë të shkencës. Ata bënë shumë hetime dhe zbulime në degën e mjekësisë, fizikës, matematikës dhe në degën e kimisë, pra në secilën shkencë. Mund të themi se ashtu siç themelin e shkencave të teologjisë e hodhën muslimanët, po ashtu edhe themelin e shkencave ekzakte e kanë hedhur muslimanët.

Le të marrim si shembull mjekësinë. Ibni Sina është mbreti i mjekëve dhe babai i degës së mjekësisë. Në vitet e 980-1037 ai e përtëriti mjekësinë. Libri i tij, që quhet “LIGJ”, është i njohur si në botën muslimane, ashtu edhe në botën perëndimore, dhe ai nuk mund të zëvendësohet me asnjë libër tjetër. Ky libër u bë në Evropë libri themelor i mjekësisë. Librin e tij evropianët e quajnë “Bibla e mjekësisë” dhe ai ka qenë 600 vjet libri themelor në Universitetin e Mjekësisë të Evropës. Ky është një argument i mjaftueshëm për famën e tij në degën e mjekësisë. Ibni Sina ka shkruar 270 libra. Ai ka shkruar një enciklopedi me një milion fjalë për degën e mjekësisë. Ai është mësues i madh i profesorëve të Evropës si në degën e mjekësisë, ashtu edhe në 29 degë të tjera të shkencave të ndryshme. Bota muslimane e njeh Ibni Sinain si baba të mjekësisë. Përse evropianët të mos e dinë se ai është shkencëtar musliman. Bile edhe emrin ia ndërruan dhe ia bënë Avicenna. Këtij personi të famshëm në degën e shkencës, kur e mbushi njëmijë vjet, nga ana e UNESCO-s iu dha një medalje. Si shteti i Turqisë, ashtu edhe shteti i Iranit, dhe shumë shtete të tjera, e kanë vendosur fotografinë e tij në pullat postare.

Disa dijetarë e kanë pranuar Razi-un (869-925) në gradën İbni Sinait, sepse ai ka zbuluar sëmundjen e fruthit dhe të lisë. Në këtë degë Razi-u është i pari që ka dhënë kontributin e tij.

Për zbulimin e mikrobit disa thonë se e ka zbuluar mësuesi i mbretit Fatih Sultan Mehmetit, Akşemseddini (1389-1459), disa të tjerë thonë se Ibni Cessar-i (?- 1009) para 1000 viteve ka zbuluar shkakun e paraqitjes dhe mjekimin e “Xhyzzam-it” (një lloj sëmundjeje ngjitëse e lëkurës). Kurse sëmundjen e murtajës, që është një sëmundje ngjitëse, shkencëtarët konstatojnë se e ka zbuluar Ibn-i Hatib-i (1313-1374). Kurse disa burime na tregojnë se mikrobin e tuberkulozit e ka zbuluar Kambur Vesim-i (?- 1761).

Edhe për sëmundjet e syve, shumë shekuj më parë, mjekët besimtarë janë bërë udhëheqës të botës optike. Funksionet e shtresës së retinës së syrit i ka sqaruar për herë të parë Ibni Rushdi (1126- 1198). Në shekullin e njëmbëdhjetë ka jetuar doktori i famshëm i syve Ali bin Isau. Libri që ka shkruar ai në lidhje me sytë “Tezkire” ka qenë i vetmi libër deri në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë për degën e sëmundjes së syve. Huneyn bin Is’hak (809-873) ka bërë hetime në këtë degë dhe punimet dhe librat e tij kanë shërbyer si burim deri në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë.

Kurse Ammari ka mundur t’i operojë sytë me një metodë të veçantë para shekullit të nëntë. Edhe Ali bin Abbasi (?-994), njësoj si Ammari, ka mundur ta operojë sëmundjen e kancerit me metoda moderne, siç operojnë në shekullin tonë. Mjekët e sotshëm e studiojnë me habi librin e tij që quhet “Enciklopedia mjekësore.”

Ebu’l Kasım ez-Zehravi (963-1013) i ka bërë operacionet një degë të pavarur të mjekësisë dhe qysh atëherë i ka vizatuar dhe i ka paraqitur fotografitë e afër 200 veglave për operime. Bile, në veprën e tij të quajtur “Tasrif”, që ia ka dhuruar botës mjekësore, ai tregon se ku përdoret secila vegël.

Në krye të mjekësisë, si zbulues dhe shpikës, është Ibni Sinai, pastaj vjen Raziu, Zehravi, Ibni Zuhri dhe dijetarët të tjerë muslimanë. Punimet e tyre kanë shërbyer si burim për ne deri sot. Në universitetet të Evropës librat e tyre kanë shërbyer si lëndë për t’ua dhënë si mësim nxënësve. Bile evropianët nuk kanë guxuar të bëjnë mjekime pa iu referuar librave të tyre. Me qindra vite mjekët muslimanë kanë mundur të shkruajnë librat më të vyera.

Mjeku musliman Ibnynnefisi (1210-1288) e ka zbuluar qarkullimin e vogël të gjakut 300 vjet para evropianëve. Këto hollësira i ka regjistruar në librin e Ibni Sinait, që quhet “Sherh”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>