Ngaqë ateistët e kanë besimin e dobët, mendojnë se askush nuk e njeh historinë dhe fare pa u turpëruar na thonë: Feja na ka lënë mbrapa. Ndërsa kur e shikojmë historinë, shohim se jo vetëm njohuritë fetare, por edhe shkencat ekzakte kanë marrë hov me fenë islame. Pra, ne historia na argumenton se besimtarët kur e kanë përjetuar dhe praktikuar si duhet fenë islame, ata kanë përjetuar epokat e shndritshme. Evropa ishte e zhytur në errësirën e injorancës dhe vetëm kur ra në kontakt me arritjet e besimtarëve të fesë islame, pak nga pak arriti të përparojë dhe të shndrisë.

Këta të pafat nuk po e dinë se shkak i përparimit padyshim janë muslimanët. Kur ka ardhur feja islame, besimtarët kanë bërë zbulime dhe shpikje në çdo degë të shkencës. E gjithë bota ka shndritur me dritën dhe kulturën e fesë islame.

Deri një shekull më parë, banorët e Evropës edhe me pastërti kanë qenë shumë mbrapa. Kur kanë filluar të bashkohen e të takohen me besimtarët, veçanërisht në shekullin e njëzetë, ata përparuan. Besimtarët atëherë kanë qenë me dije në një gradë shumë të lartë. Kur e okupuan shtetin e Spanjës, muslimanët shkruan afro 1.000.000 libra, të cilat i dogjën evropianët. Për ato libra, evropjanët edhe sot po e shprehin më tepër se ne dhimbjen tyre, duke thënë: Oh, çfarë bëmë, humbëm shumë dije shkencore! Sepse nëpër ato libra flitej për shumë zbulime shkencore.

Të mos harrojmë kurrë se muslimani është tjetër, kurse feja tjetër. Që njeriu të bëhet musliman nuk i mjafton fjala: “Unë jam musliman.” Kur i përjeton dhe i zbaton kushtet komplet, atëherë edhe vetë e sheh se si shndërrohet. Pra, besimtarët, kur e kanë përjetuar fenë e tyre, kanë përparuar vazhdimisht.

Besimtarët e kanë hapur universitetin e parë në vitin 659 në qytetin Fes të Marokut. Prapë në qytetin Kordovë, të shtetit Spanjës, muslimanët e kanë hapur bibliotekën me 600.000 libra.

Fakultetin e mjekësisë, para 800 viteve, prapë muslimanët e kanë hapur. Në ato kohëra, të krishterët dhe katolikët i ekzekutonin shkencëtarët nëpër gjyqe të inkuizicionit. Për këtë mund t’iu tregojmë si shembull Galileun.

Galileo Galilei ka qenë astronom dhe fizikan italian që ka jetuar në vitet 1564-1642.

Në perëndim, ai e ka zbuluar për herë të parë formimin e materieve; Galileo është shpikësi i lavjerrësit, që është një vegël që mat kohën. Ai e kritikoi Batlamjus-in. Ai refuzoi disa nga mendimet e tij në lidhje me hënën, diellin dhe rruzullin tokësor. Në këtë degë u bashkua me mendimet e Kopernikut. Ky është shkaku që u gjykua për 20 ditë në gjyqin e inkuizicionit dhe më në fund gjyqi lajmëroi se ai i kishte ndërruar mendimet. Por Galileoja nuk mundi ta ndalte veten dhe tha: “E megjithatë, pas gjithë këtyre kritikave dhe gjykimeve, prapë bota po sillet.” Më pas, e gjithë jeta e tij shkoi nën kontroll. Bile kur vdiq nuk lejuan që ta varrosin në varrezat e të krishterëve.

Feja islame, para 1400 vjetëve, e ka quajtur pastërtinë pjesë të besimit. Kurse evropianët deri pak kohë më parë nuk kanë pasur në shtëpitë e tyre tualet-nevojtore. (Unë, para 50 viteve, kur kam jetuar me të krishterët, nga era e keqe e djersës, nuk kam pasur mundësi të afrohem pranë ndonjë të krishteri. Veçanërisht në muajt e verës, ruana Zot.)

Sot, disa të pakujdesshëm prej tanëve, që nuk e njohin historinë, duke shikuar ata që nuk e praktikojnë fenë e tyre, na sulmojnë. Në qoftë se ti je një dembel, që nuk e praktikon fenë tënde, atëherë kush ka faj? Po qe se ti vdes nga uria, duke e pasur gjellën përpara, atëherë kush është fajtor? Në qoftë se ti përpiqesh të pëlqesh fenë e krishterëve ndaj fesë myslimane, jo muslimanët, por madje edhe të krishterët tallen dhe qeshin me ty.

Sipas peshores së fesë islame “Men sava jevmani fehuve makbunun” - kush i bashkon dy ditë (pa mësuar dicka të re) ai është në humbje. Pra, feja islame na urdhëron të studiojmë vazhdimisht që të mos na bëhen bashkë dy ditë pa mësuar diçka të re. Të mos mbetesh vetëm me atë çka ke ditur dje. Sot asaj t’i shtosh edhe pak, nesër edhe pak, dhe të përparosh. Një fe që na urdhëron studimin dhe përparimin në këtë mënyrë, a ka mundësi që t’i lërë mbrapa besimtarët muslimanë?

Pejgamberi ynë a.s. urdhëron që fëmija e besimtarëve të falin namaz prej moshës shtatë vjeçare. Atëherë ai fëmijë, që në moshën shtatë vjeçare do të falet, duhet të mësoje 1-2 vjet më parë namazin, me qëllim që kur t’i bëjë shtatë vjet të dijë të falet.

Këtu do të paraqesim fjalët e shkrimtarit Shaban Döğenit, që janë botuar në gazetën “Jeni Asja”, me titull “Dijetarët e shquar të fesë islame.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>