Të ishe me nderën e parë, a ta shkelte gjoksin opinga e sllave? Që ai armik i shtriri përtokë mijëra çallma të dëshmorëve

Me nderën e parë shqiptari, a do t’i fshinte çizmet e armikut? A do t’i duronte cofëtinat e mizorëve të paturpshëm të shkaut?

Flamurin e armikut përse e lejuat të valëvitet në atdheun tim? Këtë mos e harroni: E braktiset fenë dhe për ju u bë mbarim.

A nuk jeni ju ata që e mbytnit armikun dhe fitonit betejën Gjendja juaj e tanishme s,është gjë tjetër, vetëm pse e latë fenë

Për grimcë nderi, së paku dy apo tre vetëve pa iu derdhur gjaku Nuk i flinte hidhërimi shqiptarit, përndryshe nuk i paguhej haku

Kjo ishte një burrëri e trimëri për popullin tim kur ishit fetarë Përse lejuat të bini në këtë nivel, ju që po thoni: jam shqiptar.

A nuk jeni ju ata, që i huaji që të mos ia mësonte emrin gruas Fare nuk pranonit regjistrimin e banorëve të popullsisë?

Tani ku, e si e humbët atë respektin e famshëm botëror? Ku ka më keq! Mbetët pa turp e pa nder, e po kërceni horë.

Më parë e kishit dhomën veç për ata që s’janë farë e fis. Tani, u humb turpi, po qëndroni jo si njeri, po si ndonjë lis.

Ku është ajo që me zell e pritnit dhe e kërkonit autonominë Frikësohem se do t’i humbisni tërë drejtat dhe pavarësinë

Me gjendjen që negativisht i dilni zot kombit kundër fesë Do ta humbni shansin e bashkimit, sepse mbetët pa besë

Ju i keni humbur të tëra virtytet e mira që rrjedhin nga feja Tani jo fitim, në llogarinë e armikut po përgatitet beteja

Ishe në ëndërr, po qe se zgjohesh, a do të mbledhësh mend? Po trembem se po ju pret agimi i përgjakur, pa asnjë send

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>