Or, baba im ! Ti a e prisje që atdheu yt të bëhej kështu, Të mbesin nën këmbët e armiqve të pandershëm, çka thu?

Shkoi dheu i gjyshit ku ai lëvroi dhe në të mbolli shpirtra Shkoi dhe humbi më, për të keqe do të përmendet me gishta

Or babë! Ngrihu dhe shihe edhe ti, se çfarë u bë atdheu yt Në kokat e dëshmorëve e ngulën kryqe me duart e ndytë

Or babë! Mendo! Sa keq është xhamia të shndërrohet në stallë Që, në të, të kërcejnë horë kroatët, kjo a duhet lejuar vallë?

Kanë hyrë nën dhe kanë humbur shumë tyrbet e dëshmorëve Unë kisha dashur të mbesë ndonjë përkujtim i gjyshërve

Sepse kudo që jam, më del përpara një fushë e përgjakur O Kosovë, a je ti, apo imagjinata jote me vlera të spakur?

O shqiptar! A nuk je ai që në çdo hapin tënd fitoje lavd Sulltan Pajazidi a nuk u lartësua bash në atdheun tënd?

Përse i humbët shenjat e Pajazitit dhe të dëshmorëve Si u bë që i humbët të mirët, e keni mbetur mes sprovave?

Ku janë kurbanet që shkuan për ngadhënjim dhe festim Fol, o dëshmor! Duke bërë sexhde ta puthi dheun tënd.

O Kosovë! Ndonjë pikë gjak e Sulltan Muratit te ti a s’ka? Ma trego kush është ai pranë teje, a është shqiptar a shka?

Më tek ju nuk shndrisin qirinjtë, por zëri i zhurmave të kota, Në dhomën ku qëndrojnë gratë ka hyrë njëri që quhet Kosta

A jam gabim? Jo, mos më trego se e kuptova kush e ka fajin! Me siguri është shqiptari i shitur, a s’po ma dëgjoni vajin?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>