Po qe se e hulumtojmë universin me besim dhe me zemër të pastër menjëherë e kuptojmë se çdo send është kapluar nga bujaria, mirëbërësia dhe drejtësia e All-llahut xh.sh.. Këtë mund ta shohim shumë qartë në çdo gjë dhe në çdo vend. Në dheun e Tij po jetojnë edhe njerëzit e mirë edhe të këqijtë, edhe të dobëtit edhe të fortët, edhe besimtarët edhe mosbesimtarët. Po ashtu, po hanë ushqimet që i ka përkatitur Ai dhe po veshin rrobat e shumëllojshme që i ka përgatitur Ai. Prandaj është e domosdoshme që ne ta duam dhe ta adhurojmë All-llahun xh.sh.

Secili duhet t’i dalë zot ndonjë gjëje. Ne kemi zgjedhur FENë ISLAME.  Desha t’i dal zot asaj, por pashë se ishte një thëngjill zjarr! E mora në dorë, po më djeg, po ta lëshoj do të mbesë pa fe. Vendosa ta mbaj edhe po të më djegë. Hadithi i Pejgamberit a.s.m. thotë kështu: “Në kohën e fundit, feja do të bëhet si thëngjilli në dorën e njeriut. Po ta mbash në dorë do ta djegë dorën, po ta lëshosh do të shuhet e do të mbetesh pa të.”

Lufta e Parë Botërore kishte si synim t’i zhdukte dhe t’i robëronte muslimanët. Kurse Lufta e Dytë Botërore u zhvillua mes materialistëve, që donin ta hanin njëri-tjetrin.

      Po jetojmë në një kohë në të cilën po na habit gjendja e njerëzve! Njerëzit përpiqen t’i mbajnë mend emrat e politikanëve dhe fjalimet e tyre, pa u mërzitur aspak. Mësojnë dhe mbajnë mend se cili foli dhe çka foli. Por dijet që i kemi “farz”, të detyruara nga All-llahu xh.sh., nuk po gjejnë kohë për t’i mësuar.

Po qe se është faj e gabim, le të bëhemi nga fisi i Hz. Ademit a.s., po qe se është nder e lavdi le të bëhemi nga fisi i majmunit. Atëherë, le të internohen ata që janë nga fisi i njerëzve, ndërsa ata që janë nga fisi i kafshëve le të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të nxehta. Por, ai popull që e konsideron veten majmun, patjetër do të zhduket.

Nëse përsosmërinë nuk e kërkojmë në vendet e jashtme, por e kërkojmë në brendësinë tonë personale, atëherë do të korrigjojmë shumë çrregullime.

Ai që nuk i pëlqen ato që i pëlqejnë populli i tij, sa mund të bashkëjetojë me atë popull?

Ata që kanë si qëllim kryesor fitimin e kënaqësisë së All-llahut xh.sh., ata e kanë merituar të hyjnë nën mbrojtjen e All-llahut xh.sh. Këta besimtarë edhe engjëlli nuk mund t’i gjykojë. Tek ata që kanë ndonjë dyshim, apo zemra e të cilëve nuk e sundon gjuhën e tyre, shejtani bën dobi nga ligështia e besimit të tyre. Nga mosdija e çështjeve të fesë, shejtani ngadhënjen mbi ta dhe i merr nën sundim e tij.

Krijimi i shejtanëve nuk është për gjë tjetër, përveçse për t’i lidhur besimtarët më tepër me fenë islame.

Ashtu sikurse një mace qëndron në pusi që të zërë ndonjë mi, ashtu edhe shejtani qëndron në pusi që ta bëjë besimtarin një copë dru për xhehennem.
        
       Rrugët janë okupuar nga talentet e devijuar. Rrugët duan kujdes. O ti musliman që je duke ecur në bulevardin e Kur’anit! Përkundër atyre që pas disa kilometrave arrijnë në rrugën e materies, ti je udhëtari i përjetësisë. Lumturia e tyre nuk mbush dot as grushtin, ndërsa ti je anëtari i lumturisë së përjetshme. Edhe sikur i gjithë njerëzimi të flejë, ti nuk duhet të flesh. Shoferi i makinës duhet të jetë i zgjuar, pasi vetëm shoferi i kujdesshëm mund të lëvizë në rrugën e duhur e të drejtë.

Ashtu sikurse një tornitor për ta mësuar mirë profesionin e tij duhet të studiojë në shkollën mekanike dhe duhet ta bëjë praktikën tek mjeshtri i zejes së tij, po ashtu edhe fetari duhet të studiojë nga dijetari apo nga libri, duke mos e braktisur edhe praktikën.

Asnjë fjalë nuk është përsëritur sa fjala All-llah dhe asnjë fjalë nuk është shpëtimtare sa fjala All-llah xh.sh..

Për besimtarin më e rëndësishme është ta konstatojë Faraonin, pra ta dije se kush është mizor e kush është dashamirë  . Kjo çështje është shumë e rëndësishme për ta. Megjithë atë që sot është nje gayreti kot ta kërkosh njerin pa mëkat.

T’i veshësh njeriut pa vlerë rroba të vlefshme, kjo mua më shqetëson shumë. Njësoj më shqetësojnë edhe shtëpitë luksoze në të cilat banojnë analfabetët.

Kush mundohet t’ia përshtatë jetën e tij grupit të njerëzve apo fqinjëve, ai nuk ka zot tjetër përveç tyre.
 
Pendimi ka kuptim vetëm kur nuk e përsërit më atë gjynah. Përkundrazi, vetëm të thuash: ‘u pendova’ dhe të vazhdosh përsëri rrugën e mëkateve, kjo nuk është gjë tjetër përveçse një tallje.     

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>