Vëllezër dhe motra! Duhet ta dini se për njeriun problemi më i madh është vdekja, e cila i qëndron përpara gjithsecilit. Ne tani duhet ta zgjidhim këtë problem: “Vdekja a është zhdukje, apo një derëkalimi për të shkuar në jetën e përjetshme?” Po, vëllezër dhe motra! Frytin e Universit, pra njeriun, i cili është një mrekulli superiore, do ta ringjallë All-llahu, Ai , që në mitrin e nënës me gjuhën e mjekësisë, e ka ndërtuar “me embrione” prej një qelize të vogël që s’tregohet dhe sot çdo njeri i ka nga 80 deri100 trilionë qeliza. Këtë vepër askush tjetër, por veç All-llahu ka mundur ta ndërtoje në këtë mënyrë.

Në një tubim, ku kishte vdekur njëri, unë duke paraqitur argumente se patjetër do të ringjallemi për të dhënë llogarinë e jetës, mu paraqit një burrë që e kishte emrin Hasan dhe më tha: O hoxhë, si ka mundësi të ringjallet i vdekuri, kur atomet, molekulat, neutronet dhe protonet janë bërë dhé, kur disa prej tyre kanë zënë vend nëpër krimba? Atij i thashë: zotëri, sa vjet ike? Më tha: 32. Zotëri Hasan, a ke kryer ndonjë shkollë? Po, - më tha, matematikën. -Atëherë më trego ku ke qenë para 33 vjetëve? Nuk kam qenë - më tha. -Atëherë po të tregoj unë se ku ke qenë. Para se të bëhesh Hasan, ti ke qenë tek speci, tek kokrra e rrushit, tek qershia, tek pjeshka, tek kumbulla, tek kokrra e grurit dhe në materie të tjera. Babai dhe nëna jote kanë ngrënë diçka prej tyre dhe u bëre ti Hasan. A nuk u krijove ti kështu? Nëdukje prej tyre aka mundësi të krijohet Hasani?

Njeriu çka është? Pra pozita e nivela enjeriut është ai që është formuar dhe arrihet nga ato që ka mundur të marrë nga syri apo nga veshi, prej këtyre materialeve formohet personaliteti i njeriut. Po qe se nuk ka mundur të marrë materialin e duhur nga këtyre veglave ai rrëzohet e poshtërohet. Po qe se ka lexuar vetëm librat e Marksit, Engellsit dhe të Leninit, apo shokëve të tyre, ai është një mohues. Po ashtu duhet të dimë se edhe besimi, edhe mohimi ka gradë dhe nivel. Për shembull: grada e besimit fillon nga një grimcë e atomit, e vazhdon e rritet deri tek dielli gjigant. Pra, ai që nuk ka pasur shans të marrë kulturën e duhur të fesë, ai në jetën tjetër jo se jo, por as këtu në këtë botë nuk mund të rehatohet, sepse para tij vdekja qëndron si kuçedër. Për këtë arsye, mohuesit e kanë prishur veglën më të vyeshme të njeriut, pra mendjen, duke shpikur alkoolin që, për disa orë, të bëhen të dehur dhe që të mos e mendojnë vdekjen, e cila e shqetëson tmerrshëm njeriun. Kurse besimtari e njeh vdekjen si çlirim nga burgu dhe e pret me zell atë ditë që të shkojë atje, që të takohet, së pari, me Pejgamberin a.s.m. dhe me dashamirët, dhe që të përjetojë lumturinë e xhenetit.

O vëllezër dhe motra! Më tregoni, përse nuk shqetësoheni fare? Kush e solli popullin në këtë hall, që i zhveshi motrat tona deri në vendet më të turpshme? A e dini si e ka mbrojtur shqiptari nderin më parë? Për një fjalë që ia ka prekur atij nderin, atij nuk i është shuar hidhërimi pa i mbytur disa vetë. Përse femrat shqiptare morën pamjen e femrave të krishterëve? Ju vetë jeni duke e parë se femrat shqiptare, pra motrat tona, janë zhveshur më tepër se femrat e të krishterëve! Si po ua lejon nderi juaj që të poshtëroheni deri në këtë shkallë? Nëse doni provoni, a mund ta vishni femrën e një krishteri me mbulesën e femrës muslimane? Jo vëllezër, këtë nuk do të keni mundësi të bëni.

Femrët shqiptare që studjojn, ne qoftë se sistemi i shtetit ato nuk i lejon që ta mbulojn kokën me shami, do të durojn duke thënë vehtes, ah kur dotë vije ajo dite që, unë duke mbuluar kokën ta plotsoj kushtet e All-llahut që Ai më ka krijuar nga asgjësend, e jo të thuaje nuk mund ta mbuloj kokën se më qeshin shoqet, në ditën e gjukimit të madh të ahiretit shoqet e askujt nuk mund t,i ndihmojn fare. Ajo ditë quhet dita e pendimit, ajo pemdim aq është e dhimbshme që stregohet. Edhe këtë tua tregoj se, një vajzë që thotë ta mbulosh kokën nuk është asgjë, ajo ka dalë prej fesë islame, Me peshoret e fesë islame, ajo më është një shkinë. Vajzët presin që t,i dale një kismet që të martohen. Këtë të mos harrojn kurrë se ata pa e merituar atyre nuk ua del një kismet të mirë. Këto kismetet All-llahu ika në dorë, Ajo që mundohet ti plotsoje urdhërat e All-llahut, All-llahu asaj mund ta sjelle një kismet të mirë që, nga seke pritur fare.

Të mos harrojm se mbulasa sot shumë është e rëndësishme. Megjithë se Namzi për besimtarin është një ibadet më i madh, por është një detyrë personale, kurse një femër e zbulumë kur ec nëpër rrugë shume mashkujt i detyron të futen në haram, sa mashkulli me veset epshore që ekan parë atë femrën e zbulumë ka fituar gjynahe, edhe ky femër ka fituar gjynahe, sepse me zbulimin ajo ubë shkak për të fitojn ata gjynah. Pra ky femër në sesinë e mashkullit që ekan parë ato ka fituar gjynahe, Kurse mosbërja e një haramit të vetëm parapëlqehet ndaj bërjeve njëmijë synnetit. Sa është e rënd ti plotsosh njëmijë synnete Por vetëm me shëkimen e donjë femër që i duken vendet lakuriqe fitohet një gjynah që është haram për mashkullin.

Me peshoret e fesë islame të mos bësh donjë punë që është gjynah parapëlqehet ndaj bërjet e thevapeve Atëherë një femër që ec pa shami dhe zbulohet, bëhet shkak edhe për vehten edhe shumë mashkuj tjerë i bën nga një cep dru për xhehnnem. kjo është një shkatrimi i madh. Por mjerish shumica nuk i kushtojn rëndësi ksaj detyre.

Këto cilësi të këqija që jam duke i radhitur janë cilësi të pahijshme që kanë rrjedhur nga imponimet e armiqve dhe që janë bërë tani traditë e bashkëkombësve shqiptarë. Këto mua më shqetësojnë së tepërmi. Sepse edhe unë jam një person i juaj, jam i lindur në rrethin e Preshevës dhe 33 vjet i kam kaluar aty. Për këtë jam detyruar t’ua tregoj këto të vërteta popullit tim.

Dashuria tërheqje e bashkimit mes femrëve dhe mashkujt nga Vet Allahu është një para shpërblim është shkaku që në rruzullin toksorë që t,i ngjalle një fisë hallall, jo haram, sepse njeriu pa shpërblim nuk bën punë. Pra këto, palët po qe se nuk jan far e fisë, mbrenda mundësisë duhet të qëndrojn larg njëri nga tjetrit. Shteti i Amerikës që 2-3 vjet është duke provuar nëpër shkolla që t,i shkolloje djemt veç, vajzët veç, atë sistem po vazhdonte duke shtuar shkollët e tyre. Bile për vitin e ardhshëm këshin vendosun nëpër 5.000 shkolla që t,i shkollojn femrët veç djemt veç që të spakohet amoraliteti i tyreve.

Tani do t’ua tregoj edhe këtë: Ndërmjet viteve 1952- 1960, nga vendet e Kosovës e të Maqedonisë, janë shpërngulur në Turqi afër 2 milion shqiptarë. Ata nuk erdhën në Turqi për hir të kombit, sepse po të ishte për hir të kombit, ata do të kishin shkuar në Shqipëri, por meqë ishte për hir të fesë (sepse në atë kohë kryetari i Turqisë ishte Adnan Menderesi dhe ata mendonin se ai do t’i përmirësonte reformat që ishin bërë më parë kundër fesë) ata kanë parapëlqyer Turqinë.

Në atdheun e popullit tim, më parë, ka mbizotëruar sistemi i socializmit, sistem ky i cili ka qenë një armik i madh për muslimanët. Populli shqiptar musliman nuk pati mundësi që t’ua kultivojë fëmijëve të tij edukimin e fesë. Në anën tjetër, për pak kohë shkollarët shqiptarë u bënë kundërshtarë të fortë ndaj besimtarëve muslimanë shqiptarë. Do të thoni: si është e mundur që shqiptarët të kundërshtohen mes vete? Po vëllezër, shkollarët kishin dëshirë t’i bënin të gjithë shqiptarët ateistë. Në çdo tubim shkollarët bënin debat me popullin. Debatin më të madh e kishin me teologët. Frazat stereotipe ishin: “Feja neve na ka lënë mbrapa”, e lloj-lloj demagogjish të tjera.

Bashkëkombësi im ka të kryer një fakultet apo ka vijuar 3 muaj kurs që të bëhet mësues dhe po i thotë vetes jam profesor. Të ngratët nuk kanë pasur mundësi t’i lexojnë shkrimet e Albert Ajshtajnit që, në 8 faqe, ka paraqitur mendimet e tij se përse beson se ka All-llah. Tani po habitem me fjalët e këtyre shkollarëve. Pa menduar se çka kanë bërë dhe se si i kanë kundërshtuar shqiptarët besimtarë më parë, tani po ankohen se, meqë është pakësuar populli i kombit shqiptar, është e mundur që ata do të bien nën ndikimin e të krishterëve. Në këtë rast, për besimtarët shqiptarë ka qenë e pamundur që të mos shpërngulen në Turqi. Po, më tregoni me kë do të mund qëndronte aty, kur bashkëkombësi i tij i shkolluar e kritikonte ashpër besimtarin?!! Edhe unë kam duruar shumë që të mos e lëshoj atdheun. Dikur edhe mua mu sos durimi. Më në fund, pas vitit 1970, edhe unë jam detyruar të shpërngulem.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>