Dhe jo vetëm fytyrave, por edhe zërave të njerëzve u ka venë nga një vulë të veçantë. Kur je duke folur në telefon me dikë, pa e pyetur se kush është mund ta njohësh nga zëri i tij dhe e dallon se me kë po flet. Sepse Ai All-llah xh.sh. që fytyrat e njerëzve i ka dalluar, edhe të folurit e tyre i ka ndryshuar.

Për ta kuptuar më mirë vlerën e kësaj, le të provojmë t’i themi një marangozi, që të bëjë jo miliarda dyer, por njëmijë, të cilat të mos ngjasojnë me njëra – tjetrën. Megithëse dera nuk është 20 x 20 cm, por100 x 200 cm., prapseprapë, nuk është e mundur absolutisht t’i bëjë. Sepse për secilën derë që bën, duhet ta shikojë edhe një herë të gjitha të mëparshmet që të mos ngjasojnë me njëra-tjetrën. Dhe kështu, 10-20..., duke vazhduar më tej, puna do të vështirësohet dhe nuk do të mund t’ia arrijë qëllimit final.

Edhe një shembull i ngjashëm: A keni menduar kush po mbanë këtë ekuilibër? Si po bëhet e mundur që po përshtaten numri i lindjes së meshkujve me ato të femrave afërisht 100%? Në asnjë kontinent nuk është dëgjuar që kanë lindur 30 % femra dhe 70 % meshkuj dhe as e kundërta 70 % ferma e 30% meshkuj. Të propozojmë se është kështu. A mund ta mendoni se çfarë forme maskarallëku e merr bota? Më një fshat jetojn njësoj ushqehen nga të njëjtën gjellë pijn të njëjtën ujë megjithë atë një familjes i lind një vajz, tjetrit 4 vajza ti tjetrit 5 mashkuj një tjetrit nuk i lind as një dhe lindja e mashkujve me femrë afërsishtë të barabartë.

Pra një gjilpërë nuk mundur të dalë në shesh pa mjeshtrin e saj! Libri jo se jo! Një shkronjë e vetme nuk është e mundur të shkruhet pa një shkrues! Këtë të vërtetë të pa mohueshme me çfarë logjike ia mbështesin natyralistët rastësisë?!

O zotërinj! Po ju drejtohem juve që po mundeni ta mohoni All-llahun Madhëruar! Nuk mund të gjejnë vend tek ne imponimet e tuaja! Ne themi se në një vend që ka mentalitet, ekuilibër, drejtpeshim dhe që është krijuar me saktësi të lartë, aty nuk sundon rastësia! Por sundon vetëm Fuqia e Një Allahut të Madhëruar dhe I Gjithëdijëshem, që me një komandë prej së largu i urdhëron: “ Bëhu!”- dhe menjëherë bëhet! Si mundet që Ai Fuqi, duke parë dobinë e krijesave në secilin vend, duke ditur dhe parë që krijon secilin send, krijesën më të vyer, përmbledhjen e gjithësisë, pra, njeriun si mund t’ia lërë në dorë rastësisë dhe të mos mbajë ekuilibrin mes meshkujve dhe femrave?! Si ka mundësi që Atij, që në sipërfaqen e botës e ka dërguar që të japë provimin, t’i lërë ndonjë boshllëk?

NJERIU ËSHTË NJË MREKULLI E PASHOQË

 Po qe se njerëzit habiten duke e soditur monumentin e skulptorit italian Mikelanxhelo, atë që ai ka mundur ta realizojë për 3 vjet, atëherë si duhet ta sodisim Njeriun, që Allahu atë e ka krijuar nga atomet pashpirt dhe secila qelizë është krijuar me një mjeshtri absolute dhe si një mrekulli e habitshme?

Shihni! Materialistët, nuk nxjerrin në televizor krijimin e Tij të mrekullueshëm, njeriun normal por nxjerrin ata që lindin invalidë që lindin jo normal si: me 6 gishta, me dy kokë apo binjakët ngjitur shpinë për shpinë e tjerë... Por, makinat që i krijojnë ata, nuk nxjerrin në televizor kur janë gjysmake. Që të lavdërohen me veprat e tyre i nxjerrin kur i përsosin ato.

Vëllezër dhe motra!

Mjekësia studiohet në dy mënyra:

Njëra kur studenti studion e sheh si punojnë rruazat e kuqe, të bardhat e trombozitet, sa është numri i tyre, me sa proteina, aminoacide, me sa elemente është qeliza, prej sa atomeve përbëhet etj.

Tjetra kur studenti i studion këto dhe nuk i jep ato rastisisë apo natyrës pamend, por i mrekulluar sheh në to Fuqinë dhe Madhërinë e All-llahut Xh.sh.. Ai që ka parë nëpër trupin i njeriut mrekullitë interesante atij i bëhet shkak që të përparojë në devotshmëri ndaj Allahut të Madhëruar.

Në një tubim ku isha unë duke biseduar, u paraqit njëri dhe më kundërshtojë në fjalën time për ringjalljen.

Ai më tha se “Unë nuk besoj në këtë që thoni. Si ka mundësi të ringjallet i vdekuri që në varr i është kalbur mishi dhe eshtrat e tij. Ndërkaq, atomet, proteinat dhe notronet e tij kan zënë vend nëpër krimba, bimë e drunjë, e si do të mblidhet e përsëri do të bëhet njeri?”.

Unë i thash “Mashallah, ty po të punon koka, dhe e pyeta si e pate emrin?

Më tha Hasan.

- Zotri, Hasan çfarë shkollë ke përfunduar dhe sa vjet i ke?, e pyeta.

Më tha se kishte 32 vjet, ndërkaq kishte kryer shkollën për Matematikë.

Pastaj e pyeta, se ku kishte qenë para 33 vjetëve.

“Askun s’kam qenë”, mu përgjigj Hasani.

Kur e pyeta se a do të më tregoni mua se ku ke qenë para 32 vjeteve, apo do t’ia them unë, ai heshti.

Në këtë rast fillova unë të flas dhe i thash ; babai yt ka ngrënë pak patate, pak domate, pak pjeshka, ka ngrënë pak bukë të furrës, dhe krejtë këto atome që ka marrë si ushqim, kan qenë të vdekura, dhe nga to në barkun e tij është formu shumë qeliza s bashku me qelizën e parë të tëndin. Në anën tjetër, edhe nëna jote ka ngrënë pak pite, ka pi një kafe turke, ka ngrënë pak rrush e pak kumbulla, ka pi pak dhallt dhe në barkun e saj është formu poashtu një qelizë. Dhe kur ato dy qeliza (e babait dhe nënës ) janë bashku, kanë formu një qelizë të cilën nëna nëntë muaj e ka mbajt në bark, dhe më pas linde ti si një Hasan.

A po a jo? I thash atij dhe e pyeta, a është më lehtë ta krijosh një send kur ia sheh modelin, apo pa e parë atë ?

Ndërsa, shtova unë, Allahu herën e parë kur të ka krijuar si një Hasan nga atomët e ndryshme dhe të vdekura, pa parë kurfarë modeli, për herën e dytë a nuk mundet me të kriju dhe se krijimi i dytë a nuk është më i lehtë se i pari, zotri Hasan ?

Hasani, qinka një ateist i sjellshëm, e pranoj këtë dhe më tha “ ju keni të drejtë”.

Vëllezër dhe motra të nderuar!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>