ndikimin e civilizimit islam, rrezet e para të të cilit filluan, prej gadishullit Arabik dhe që, pas pak kohësh "u shndërruan në diej, që shndritën hapësira të gjera, nga pjesa lindore e rruzullit tokësor, e deri në pjesën perëndimore, duke përfshirë popuj të civilizimeve të ndryshme, civilizim ky, minaret e të cilit u ngritën mbi shkencë, filozofi, letërsi, art..."
 
Libri që keni në dorë, sipas vetë autorit  të tij, “tenton t’iu hapë një dritare, ku ju të keni mundësi të shihni një dritë që do t’iu ndihmojë për të refuzuar dyshimet që janë grumbulluar në kokët tuaja dhe të ecni në rrugën e All-llahut (xh.sh.)”
 
Në këtë libër, autori na njeh me jetën e  personalitetit të shquar  me orgjinë shqiptare Mehmet Akif Ersojit. Ky personalitet, i cili ka shkruar himnin e Turqisë, ka mundur t’i ngadhënjejë jo vetëm zemrat e 5-6 milionë shqiptarëve, por edhe zemrat e 74 milionëve të popullit turk.
 
Mehmet Akifi, në veprat e tij, ka ndërthurur së bashku shkencat ekzakte me teologjinë. Libri i tij poetik që quhet “SAFAHAT” është i pashoq në Turqi. Në lëmin e poezisë atij nuk ka mundur t’i bëhet rival askush.
Fatkeqësisht, deri tani, intelektualët shqiptarë nuk e kanë renditur Akifin mes njerëzve të famshëm shqiptarë. Kurse në Turqi, një shtëpi botuese  ka botuar12 libra me vëllime mbi veprimtarinë dhe jetën e Mehmet Akifit.
 
Mehmet Akifi mendonte se puna kryesore për njeriun është që të ngadhënjejë mbi veset e këqija të vetvetes, mbi veset epshore, xhelozinë, egoizmin etj… Atë nuk kaq mundur ta pengonte asgjë nga realizimi i veprave që e lartësojnë njeriun në kulmin e përsosshmërisë, sepse ky vend nuk është vendi i qetësisë. Ky vend është vendi i punës, i përpjekjes dhe vendi i luftimit. Vendi i rehatisë, i qetësisë dhe i lumturisë është jeta e ahiretit. Për këtë arsye, Mehmet Akifi në këtë jetë nuk i pranonte edhe ato pará që i takonin atij, por ato i sakrifikonte për popullin. Në këtë mënyrë jetonte kënaqësinë e kësaj jete, duke sakrifikuar shijet e kësaj jete për jetën tjetër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>