Kur shqiptarët e kanë përjetuar fenë islame dhe kanë përparuar shumë, osmanlinjtë kanë qenë shumë afër me shqiptarët. Edhe më parë tregova këtë, është një argument fakti se: në Perandorinë Osmane 38 kryeministra kanë qenë shqiptarë!

Bile edhe Tajip Erdogani sivjet, kur qe në Kosovë, gjatë fjalimit të tij tha: Turqit nuk kanë ardhur këtu për të marrë diçka, por ua kanë sjell fenë Islamin që t’iu garantojë një jetë që nuk soset kurrë

Secili duhet ta dijë se puna kryesore e njeriut është që të veprojë sipas urdhrave të Krijuesit të tij dhe t’iu nënshtrohet urdhrave të Atij mjeshtri që e krijoi njeriun nga hiçi. A nuk duhet të mendojmë ne se: “asnjë gjilpërë nuk krijohet vetvetiu, asnjë shkronjë nuk shkruhet vetë, atëherë si është e mundur që njeriu të krijohet pa një mjeshtër?!” Në çdo sekondë, në trupin tonë vdesin 50.000.000 qeliza, të cilat zëvendësohen me qeliza të reja. Pra në trupin tonë kryhen shumë qarkullime dhe vepra të shumta dhe ne nuk kemi asnjë dijeni për to. Kush ia përgatit qumështin fëmijës kur lind nga nëna e tij, nëna apo Ai që e ngjizi si embrion në barkun e nënës, e më pas e zhvilloi dhe bëri njeri? Shkollat laike na imponuan materializmin, sipas të cilit gjoja se nuk ka zot, se gjithçka e krijoi natyra dhe gjithçka u bë vetvetiu. Vëllezër dhe motra! Ngaqë arti thjesht vetvetiu nuk krijohet, atëhere ne a nuk duhet të mendojm se çdo send që është në univers është mrekulli, ato vetvetiu si krijohen? Sot njeriu aeroplanin e raketën mes kontinentave krijon po një mizë e një shpend nuk mund ta krijoje. Pra jo vetvetiu po me teknikën e sotshëm ato njeri nuk mundet t,i krijoje. Ma tregoni profesori prej kashte a mund ta krijoje qumësht? Kurse lopa po mundet. Tani apo do të thuajm se lopa është më i mençëm se Profesori që kjo nuk pranohet, apo do të thuajm se Ai All-llah që ne naka krijuar si fryta e universit lopën për ne eka kriju një fabrik qumështi. A nuk është për të habitur se qumështit lopa fare nuk e ngatron donjë grimc as prej gjaku as prej bajgë. Por kur njeriu i bien shkelm imponive të filozofëve materjalist dhe i beson Krijuesit të tij, atëherë si falënderim ai i përkulet dhe i çon në vend urdhrat e Allahut në këtë mënyrë qi lartësohet në kulmin e njerëzimit. Fjala që thonë disa se: “unë a nuk jam musliman?” nuk mjafton, sepse Allahu nuk e pranon as besimin pa zbatim, as zbatimin pa besim.

Pra patjetër ne do të pranojm se natyra nuk është krijuese, por është një krijesë. Edhe atë gjithashtu e ka krijuar All-llahu. Megjithëse njeriu është krijesa më e përsosur e kësaj gjithësie, prapë më tregoni se çka mundet të krijojë ai në trupin e tij? Syrit i duhet fosfor, kockës i duhet kalcium. A është ai që i krijon vetë ato nga ushqimet pa shpirt, a?!

Pra, ky njeri, duke qenë fryti i universit, a ka mundësi të jetojë me brenga, derte dhe fatkeqësi dhe të largohet nga kjo botë pa u kënaqur, e pastaj të mos ringjallet që ta japë llogarinë e jetës? Në fund, a do ta meritojë ai të kënaqet me xhennetin e premtuar nga Krijuesi i Universit, apo do të ndëshkohet me torturën e zjarrit të xhehenemit për veprat që ka bërë duke e kundërshtuar ligjin e Krijuesit. Runa Zot mohimtari asnjëherë nuk mund të shpëtoje nga ndëshkimi ashpër i xhehennemit.

Ma tregoni se çka i bashkoi arabët dhe turqit me boshnjakët përveç besimit, që “muxhahidët” (luftëtarët vullnetarë) shkuan nga vendet arabe e turke që të luftojnë së bashku me boshnjakët kundër armiqve?!! A thua cili ishte shkaku tjetër, përveç fesë, që mund t’i ketë bashkuar këta luftëtarë, të cilët luftuan me një sakrificë superiore, duke e flijuar edhe shpirtin që të bien dëshmorë?!! Në një gazetë turke shkruhej: “Në Bosnje kanë shkuar 18.000 muxhahedinë (luftëtarë vullnetarë).” Më tregoni ju lutem: Në luftën e Bosnjës sa vetë shkuan prej shqiptarëve tanë që të bashkëluftojnë me boshnjakët kundër armiqve?!

Në disa vende të ndryshme, duke biseduar me turqit, tre persona turq më kanë thënë kështu: “Në luftën e Kosovës shkuam të bashkëluftojmë me shqiptarët kundër armiqve të tyre. Po mjerisht UÇK- ja i ktheu mbrapa ata duke u thënë: “Ne nuk luftojmë për fe, por për komb.” Kurse ne të gjithë e dimë se në trojet e Kosovës, as 5 % e shqiptarëve nuk janë katolikë. Të gjithë janë muslimanë. Si ka mundësi që muslimani të parapëlqeje kombin ndaj fesë së tij?! Ky është një dëm i madh. Sepse kombi vlen vetëm deri tek dera e varrit, më pas vlera e kombit mbaron dhe më tutje vlen vetëm feja. Këtë fjalë s’po e them unë por e thotë All-llahu xh.sh në Kur’an dhe Pejgamberi a.s.m. në hadithet e tij.

Një bashkëvendës i imi i Preshevës, i cili e dinte gjuhën e arabe, më ka treguar: “Në kohën e luftës së Bosnjës kishte shkuar në haxh. Së bashku me një haxhi tjetër kishin zënë një taksi, në mënyrë që të vizitonin disa vende aty. Personi, i cili e njihte gjuhën arabe, kishte filluar të bisedonte me shoferin. Shoferi i thotë: “5 vjet kam luftuar me kundër rusëve në Afganistan. Tash kam paraqitur lutjen që të shkoj e të luftoj në Bosnje, që të luftoj kundër armiqve të tyre. Shteti ma ktheu lutjen, por unë përsëri e dërgova lutjen.” Ndërsa, preshevari i thotë atij: “Mos shko se armiqtë e boshnjakëve e kanë armatimin e fortë dhe të mbysin! Arabi i thotë: “Ti qenke xhahil (injorant). Unë nuk po shkoj atje të ha ëmbëlsira, por po shkoj të bëhem dëshmor e ta fitoj xhenetin.” Po vëllezër e motra. A po e shihni se si besimtari është i gatshëm ta japë edhe shpirtin që ta fitoje xhenetin, në të cilin lumturia nuk soset kurrë? Sepse: “Besimi njeriun e bën njeri, ndoshta e bën edhe mbret. Kurse mohimi e bën një egërsirë.”

Nuk duhet të harrojmë kurrë edhe se njeriu pa interes nuk punon. Kush nuk beson se ka jetë tjetër, ai ka si pikësynim kënaqësinë e kësaj jete. Ai mendon t’i plotësoje dëshirat epshore apo ta mbushë xhepin në këtë jetë. Kurse besimi i sinqertë e detyron njeriun të besojë se kjo jetë është e përkohshme. Ajo është si një arë, ku ai do të mbjellë dhe do të punojë, duke e ditur dhe duke besuar se pas vdekjes do të marrë shpërblimin e punëve të mira që ka bërë këtu. Mos u mashtroni kot, sepse mohuesi-mosbesimtari kurrë nuk e jep shpirtin për atdheun dhe për mbrojtjen e interesave të kombit. Ai vazhdimisht i ngul sytë tek interesi i tij.

Pra, ateisti, jo kombin, por madje edhe vëllanë që e ka prej një babe e prej një nëne e do vetëm për interes material. Megjithëse me të është shumë i afërt nga gjaku, atij kur i mbaron interesi, i shkëputet dashamirësia ndaj vëllait të tij.

Ndonjëri prej mohuesve bën demagogji dhe thotë: “Ne ta shpëtojmë kombin njëherë, e pastaj do t’i dalim zot fesë. Por, në fakt, është e kundërta: feja nuk e largon njeriun nga kombi. Një njeri që është besimdrejtë ai edhe kombin edhe atdheun e do dhe e mbron shumë më mirë se sa mohuesi. Mjerisht sistemet e këqija dhe imponimet e armiqve, shqiptarët i bënë materialistë. Unë kur bisedoj me dikë në Kosovë, kur ai e kupton se unë po jetoj në Turqi, më pyet: a ke ndonjë fëmijë? I them: po. Përnjëherë më pyet: “A e dinë fëmijët gjuhën shqipe?” Ndërsa asnjëri, asnjëherë, nuk më ka pyetur: “A e falin namazin fëmijët e tu?” Kurse dihet se gjuha vlen vetëm deri tek dera e varrit. Unë, brenda mundësisë, përpiqem tua mësoj fëmijëve gjuhën shqipe, por fesë i dal zot më tepër dhe i jap më shumë rëndësi, sepse feja vlen për një jetë që nuk soset kurrë, në të cilën gjuha nuk vlen fare. Ajo që vlen aty është vetëm feja!!!

Materjalizmi e natyralizmi dhe nacionalizmi negativ që tek popuj Musliman kanë ardhur nga perëndimi shumë na kënë dëmtuar. Së pari duhet të dijm se materjalisti është egoist, ai mendon vetëm intereset e tij, për tjerët fare nuk mendon, prej tij mos prit mëshirë ndaj tërive as respekt ndaj pleqve. Ma tregoi një shkollare e kosovës, në Kosovë ishin bë 74 parti, po si bëhet ky që Kosova as 2 milion popull nuk ka gjithëato partija. Përse ato kryetarët e partive nuk ia japin detyrën atij që ka zotsi për atë punë po, njëri thotë unë të bëhem kryetarë, tje jo ti po unë. Çfare realiteti pritet prej këtyre. Kjo nuk ka rrjedh prej tjetër ka, vetëm se nga që besimi i popullşit aqë ështe dobsuar që seci mendon intereset e tij.

Më tregoni, Enver Hoxha i Shqipërisë a ka pasur ndonjë problem me kombin, që e ka çuar popullin deri në atë gjendje, sa që gazetat e Turqisë shkruanin kështu: “Në botë ekziston vetëm një shtet që e ka aeroportin, por nuk e ka aeroplanin, si dhe e ka pasuruar popullin me bunkerë. Ai ka ndërtuar mbi 700.000 mijë bunkerë.” Me këtë që do t’u tregoj do ta kuptoni më mirë se në çfarë gjendje e ka katandisur popullin: “Profesori i letërsisë Z. Selim Gokaj më thotë: “Zotëri, 10 vjet nuk kemi parë kos!” Pra edhe kosin edhe qumështin e ka mbledhur nga populli dhe e ka shitur për të ndërtuar bunkerë. Por mjerisht ai anormaliteti në shqipori po vazhdon akom. Në facebook shkruan Bajram Ramadani: "Presidenti Bamir Topi paska thënë në Doha të Katarit se: Feja e shqiptarëve është shqiptaria... Si mund të gabon kaq shumë një kryetarë shteti, është për të habitur." thotë Bajrami. Në donjë vend tjetër në botë aka donjë shtetë që kombin e tij e konsideron fe. Kurse kombi është tjetër feja tjetër. Përveç feve hyjnore njerëzit adhurojn një gjë që ekziston kryqin, diellin, lopën dhe tj... e jo kombin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>