Të krahasosh fenë islame me fenë e të krishterëve të Evropës është gabim shumë i madh. Feja e tyre nuk mund të krahasohet me tonën. Sepse Evropa, kur ka qenë e lidhur me fenë e saj, ka qenë e pakulturuar. Ajo kur u shkëput nga feja e saj u bë e kulturuar.

A e dini se feja e tyre ka qenë shkak që ata kanë luftuar mes tyre treqind vjet ? (Revolucioni francez përse u bë? U bë ngaqë studiuesit dhe anëtarët e kishës u kundërshtuan me njëri-tjetrin.) Sepse feja e tyre ka qenë shkak për shtypjen e fukarenjve. Për këtë arsye tek ata lindi një hidhërim ndaj fesë. Kurse historia ne na dëshmon se brenda fetarëve muslimanë vetëm njëherë gabimisht ka ndodhur luftë, dhe ajo s’ka ndodhur më. Po ashtu historia na dëshmon ne se kur fetarët kanë qenë të lidhur mirë me fenë e tyre, ata kanë përparuar. Pra, kur muslimanët e kanë bashkuar kombin me fenë, atëherë atdhetarët e tyre janë forcuar.

Shihni forcën që rrjedh nga feja: Në kohën e osmanlinjve, shteti i muslimanëve, duke qenë tridhjetë milion, mundi t’i mbronte interesat e tij përmbi të gjitha shtetet e mëdha të Evropës. Sepse forca e besimtarëve rridhte nga Kur’ani, i cili u pati dhënë besimtarëve një forcë që të luftonin pa frikë me armiqtë duke thënë: “Ja dëshmorë, ja mbesim gjallë si ngadhënjimtarë.” A mundeni ta imagjinoni trimërinë e një njeriu që shkon duke qeshur ta japë shpirtin? Prapë më tregoni, mendimi i thjeshtë i një mosbesimtari, a ka mundësi të bëje këtë sakrificë? Njeriu që beson se do të fitojë një jetë me lumturi të përjetshme, mund ta sakrifikojë tërë pasurinë për të, bile mund ta japë edhe shpirtin.

Mosbesimtarëve apo njerëzve që jetojnë me besim të dobët, që ata jan 20 % të njerëzve, nacionalizmi negativ atyre u garanton një kënaqësi të përkohshme. Kurse pleqve, të sëmurëve dhe shumë të tjerëve të cilëve u punon logjika, të cilët nuk jetojnë me paragjykime dhe të cilët nuk mund të pajtohen me ata që thonë: mos e mendo vdekjen, këtyre çka mund t’iu japin nacionalistët negativë nga kënaqësitë e kësaj jete? Këto tre grupe janë duke pritur ditën e vdekjes dhe në qoftë se ata nuk kanë bërë adhurimin që kërkon All-llahu prej tyre, kjo gjë i tmerron shumë ata ngaqë janë afruar tek trekëmbëshi-çasti i vdekjes, tek vendi që është i tmerrshëm për ata që nuk janë përgatitur. Njësoj është edhe për fëmijën kur i vdes ndonjë shok apo ndonjë i afërm. Me çfarë mund ta qetësosh atë, përveç fjalëve se ai vdiq dhe shkoi në parajsë dhe se tani po lëviz dhe po kënaqet nëpër kopshtet e xhenetit?!

ÇKA ËSHTË NACIONALIZMI POZITIV DHE NEGATIV

Duke qenë egoist, pa menduar rezultatin e punës që bëjnë, disa kryetarë të popullit shqiptar nuk po munden të përparojnë dhe kjo po bëhet shkak që ne të përballemi me rreziqe të ndryshme. Rreziku i parë po rrjedh nga armiqësitë ndaj popujve muslimanë. Mjerisht ndaj turkut nuk po paraqitemi pozitivisht, por me nacionalizmin negativ. Jetojmë duke e kundërshtuar fenë dhe fetarët, të cilët me shekuj i kemi pasur vëllezër.

Rryma e nacionalizmit është një shkak që i ka shtyrë edhe njerëzit më të kulturuar që ta mbysin njëri-tjetrin. Ndërsa popujt që nuk kanë mundur të marrin kulturën e duhur si ne, janë shkatërruar tërësisht. Prandaj ejani të bashkohemi dhe të mos hapim plagë mes nesh. Ne qoftë se doni t’i shërbeni kombit, ajo nuk realizohet duke i kundërshtuar muslimanët që nuk janë shqiptarë, por ajo bëhet me metoda të tjera. Kur do të punojmë dhe studiojmë seriozisht duke i zbatuar urdhrat e All-llahut mund të përparojm?

Pra dua t’ua ngulit në mend se ne, shqiptarëve, na takon të pasojmë rrjedhën e përgjithshme - bulevardin, duke u bashkuar dhe duke mos u kundërshtuar me popujt muslimanë, veçanërisht me shtetin e Turqisë, në mënyrë që të mos mbetemi të vetëm, e pastaj të na mbysin armiqtë e kombeve të tjerë. Ne do t’i dalim zot kombit tonë dhe popullit tonë shqiptar, por jo negativisht po gjithnjë pozitivisht.

Mjerisht, nga imponimet e armiqve, shumica e popullit shqiptar, veçanërisht shkollarët, i dalin zot kombit negativisht. Sepse armiku për ta gëlltitur më lehtë popullin musliman, ka dëshirë që ata të copëtohen. Mehmet Akifi thoshte kështu:

Muslimanët, armiqtë tanë që moti ashpër mundohen për t’i ndarë, Së pari na copëtojnë nëpër kombe njërin nga tjetri duke na ndarë.

Sepse pa i copëtuar komplet nuk munden t’i gëlltisin.

Secili e di se askush nuk ka të drejtë që të na detyrojë ne shqiptarët që t’i shprehim mendimet me fjalët e një gjuhe tjetër. Por si thashë edhe më parë si është e mundur që shqiptari musliman të krenohet me kombin e tij ndaj popujve që me fe ato ika vëlla?! Nëse do të ishte e mundur, ne do të duhej të krenoheshim ndaj armiqve tanë që janë gati vazhdimisht për të na sulmuar, e jo para muslimanëve. Në luftën e Kosovës, kur shqiptarët ikën nga Kosova, Turqia ka pranuar 46. 000 vetë. Unë me bashkëshorten time kam shkuar dhe i kam vizituar atdhetarët e mi dhe jam gëzuar pa masë se turqit i kanë pritur shumë mirë, duke ua plotësuar atyre nevojat e duhura. Edhe Pavarësinë e Kosovës, së pari, turqit e pranuan.

Personalisht unë kam dëgjuar prej disa shkollarëve tanë disa fjalë të pahijshme se turqit, gjoja, me zor na kanë detyruar ta pranojmë fenë e arabëve. Jo vëllezër, kjo është shumë gabim. Askush nuk e ka pranuar me zor fenë islame, por njerëzve iu ka pëlqyer morali i fesë islame dhe e kanë pranuar. Të ngratët nuk po e dinë se me këto fjalë janë duke shpifur shqiptarët. Duan të thonë se shqiptarët janë frikacakë dhe për këtë shkak e kanë pranuar fenë e arabëve. Kurse serbët, maqedonasit, bullgarët dhe grekët janë trima dhe për këtë shkak ata nuk e kanë pranuar fenë. Por kjo nuk është e vërtetë kurrsesi. Shqiptarët janë trima. Por ne shqiptarëve na ka pëlqyer feja islame dhe njëkohësisht ia kemi pa hajrin, prandaj edhe e kemi pranuar. Prandaj më vjen keq që disa nga studiuesit tanë, nën imponimet e armiqve, janë bërë materialistë dhe e paragjykojnë çdo gjë, duke mos e ditur se: “Shqiptarët kur e kanë pranuar dhe përjetuar fenë islame kanë përparuar shumë.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>