“Çështja e parë: Ky ajet ka një kuptim të lartë lidhur me jetën shoqërore. Unë, megjithëse tani jam tërhequr nga jeta shoqërore, por ngaqë kjo është një çështje e rëndësishme, pasi ky ajet i udhëzon komunitetet njerëzore, jam i detyruar që ta komentoj këtë ajet sipas mendimeve të Saidit të vjetër. Ndoshta bëhet shkak për popujt që ata të mbrohen nga sulmet e huaja.

Çështja e dytë: Në këtë ajet Kur’anor thuhet: “ju bëmë popuj e fise.” Nga këto fjalë të këtij ajeti ne kuptojmë se All-llahu na ka ndarë në popuj dhe në fise, në mënyrë që ta njohim njëri-tjetrin dhe jo që të armiqësohemi. Për shembull: Ushtria ndahet në divizione, divizionet në regjimente, regjimentet në batalione, batalionet në kompani, kompanitë në grupe dhe kështu me radhë dhe secili ushtar ka lidhje me shumë vende të ushtrisë. Atëherë pyesim: po ushtari çka është? Ai është sipas vendit që ka marrë detyrë. Ashtu si çdo ushtar apo oficer që i shërben ushtrisë, edhe kombet muslimane sipas pasurisë së tyre dhe sipas vendeve ku jetojnë i shërbejnë fesë islame. Kombët shërbejnë që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin dhe që të dihet se kush janë dhe nga janë. Vetëm në këtë mënyrë besimtarët e përkrahin dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë jeta e tyre shoqërore mund të jetë e sigurt ndaj sulmeve të armiqve. Nëse pjesët e ushtrisë e kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe hapin luftë ndaj njëri-tjetrin, patjetër zhduken. Njësoj edhe populli musliman është si një ushtri e madhe, e ndarë në fise dhe kombe. Po qe se ata lidhen fort me njëri-tjetrin, si materialisht ashtu edhe shpirtërisht, ata përparojnë. Por, po qe se bien pre e lojërave të armiqve dhe e kundërshtojnë njëri-tjetrin, atëherë ata zhduken dhe shuhen.

Besimtarët, në të gjitha vendet, kanë shumë gjëra që i bashkojnë me njëri-tjetrin. Krijuesi i të gjithë besimtarëve është një. Një fuqi ata i ushqen. Pejgamberi a.s.m. i tyre është një. Ligji i tyre – Kur’ani – është një. Një, një, një..., - ka edhe sende të tjera që ata i bashkojnë.

Tani, të gjithë këta njësha i detyrojnë njerëzit të vëllazërohen dhe ta duan njëri-tjetrin. Domethënë, siç na shënjon edhe ajeti kur’anor, ndarja nëpër kombe dhe fise, është që ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe që të njihemi me njëri-tjetrin.

Çështja e tretë: Sot, disa popuj i janë ngjitur jashtëzakonisht kombit negativisht. Këtë ata nuk e kanë nga vetvetja, por mizorët e Evropës, me intriga të ndryshme, i shtyjnë ata t’i ngjiten negativisht kombit, jo për ndonjë gjë tjetër, por vetëm që t’i copëtojnë dhe që t’i gëlltitin më lehtë.

E dimë edhe ne se tek nacionalizmi ekziston një shije trupore. Njeriu, me pakujdesi, i ngjitet asaj. Për këtë arsye, një personi që, në këtë kohë, merret me vepra shoqërorë, atij nuk i thuhet braktise kombin. Po dashuria ndaj kombit është dy llojesh: njëra pozitive, tjetra negative. Dashuria negative ndaj kombit është e dëmshme për popullin musliman, pasi ajo nuk i bashkon besimtarët në fe. Pra, një njeri që krenohet negativisht me kombin e vet, ai qëndron i zgjuar që të armiqësohet me popujt e tjerë. Ky është një shkak i fort për armiqësim. (Këtë e argumentojnë si ajetet Kur’anore, ashtu edhe hadithet e Pejgamberit a.s.m.)

Ma tregoni cili komb ka 350.000.000 njerëz? Tani popullsia muslimane nuk është 350.000.000, por është bërë 1.600.000.000 njerëz. Në të gjithë këta kombe të ndryshme që janë bashkuar në këtë turmë, njerëzit i bën vëllezër vetëm feja. Dhe jo vetëm për këto ditët kalimtare të dynjallëkut, por ata janë vëllazëruar për një jetë që nuk soset kurrë.

Shembulli i vllëzrimit të besimtarëve duket shumë qart se Muslimanët kur kryejn Haxhin, turmi dhe shuma e tyre duke qenë afër 4.000.000 në ato dita bashkjetojn si vëllezër pa kurfarë zhurm e debatë. Përkundra ksaj në histori mund të shohim shumë shembuj që kur muslimanët e kanë parapëlqyer kombin ndaj fesë, ata ia kanë parë dëmin së tepërmi kësaj gjëje.

Veçanërisht në këtë kohë që po jetojmë, kur besimtarët kanë rënë në varfëri, janë bërë nevojtarë për njëri-tjetrin dhe kanë mbetur nën sundimin e armiqve, pra, në këtë kohë, t’i kundërshtosh besimtarët dhe t’i shohësh ata shtrembër, është një rrezik që nuk tregohet. Kjo është njëlloj si duke u mbrojtur prej një mize të shkosh e të hysh në gojën e gjarprit. Duke ikur nga muslimanët, shkon e përballesh me ambiciet e armiqve, që nuk dinë të ngopen. Për hatrin e kombit armiqësohesh me besimtarët e lindjes apo të jugut. Kjo është një katastrofë. Nga jugu neve na ka ardhur drita e Kur’anit dhe e fesë islame.

Tani armiqësimi me këta besimtarë, është një armiqësi ndaj fesë islame dhe ndaj Kur’anit. Armiqësia ndaj Kur’anit, shpirtërisht dhe materialisht, është një armiqësi ndaj tërë besimtarëve. Ti, kur paraqitesh se gjoja je duke i shërbyer kombit, je duke rrënuar themelet e të dy jetëve të tua dhe të dashamirëve të tu.

Kurse nacionalizmi pozitiv është një nevojë e brendshme e popullit. Ai është shkak që ta ndihmoni njëri-tjetrin. Ai të garanton fuqi dhe ta forcon dashamirësinë ndaj vëllezërve muslimanë.

Pra, nacionalizmi pozitiv duhet të bëhet shërbëtorë, kështjellë dhe mbrojte për fenë. Nacionalizmi nuk duhet ta zëvendësoje kurrë fenë, sepse brenda fesë islame grumbullohen shumë vëllazërime. Vëllazërimi i fesë përjetësohet si në këtë jetë, në jetën e varrit, ashtu edhe në jetën e përjetshme. Për këtë arsye, vëllazërimi pozitiv i kombit e mbron dhe e forcon fenë. Përndryshe, nëse kombi e zë vendin e fesë, është njësoj si ai që i merr gurët e kalasë nën mbrojtje dhe ato i shtyn brenda kalasë, kurse me xhevahiret që kanë qenë brenda e ndërton kalanë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>