Njeriu ose do ta praktikojë atë që beson, ose do t’i besojë asaj që përjeton. Kjo është një e vërtetë e palëkundshme.

Edhe kryetarët e popujve janë njerëz. Kur hedhim sytë në periudhën e historisë së fesë islame, shohim se kur kryetarët janë larguar nga feja islame, atëherë si shteti, ashtu edhe populli i tyre, janë rrëzuar dhe kanë mbetur në gjendje të vështirë.

Në rast se njeriun e ngulfat bota e jashtme, atëherë duhet t’i kthehet botës së brendshme. Por nuk duhet ta prishë drejtpeshimin. Ai duhet ta vazhdojë të ecë duke u kujdesur në të dy rrugët, si një tërësi, në mënyrë që t’i mbajë të dy botët në dorë.

Në qoftë se për drejtimin e vetes sonë kujdesemi aq sa kujdesemi kur e drejtojmë makinën, atëherë kjo tregon se jemi në rrugën e mesme.

Njeriu, që është skulptori i botës së tij të brendshme, duhet ta gdhendë veten në formën më të përsosur dhe të bëhet shembull për të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë njerëzimi nuk do të vdesë kurrë.

Udhëtari, që ka kaluar male e lumenj, kur arrin tek shtëpia e tij e kthen kokën prapa që të shohë vendet nëpër të cilat ka kaluar, përpjetat dhe teposhtat që ka përballuar dhe qesh. Por, ai që ka mbetur në rrugë,  nuk ka forcë që të qeshë.

       Dhimbjet e kohës së kaluar, nganjëherë e hedhin njeriun nëpër hijet e së kaluarës. Por vdekja i fshin edhe ato. Njeriu kalon prej një bote në botën tjetër. Në stinën e pranverës së bashku me trëndafilat shfaqen edhe ferrat. Por, për hir të trëndafilave, ne nuk duhet të na shqetësojnë ferrat.

Kush thotë se unë nuk kam përjetuar dhimbje e vështirësi ai ka jetuar si macja. Por, duhet të dimë se kush fundoset në detet e hidhërimit, ai nuk mund t’i dalë zot vetes.

Veset epshore të “nefsit” ngjallin dëshirën për t’u plotësuar. Ai që arrin që t’i lakojë veset e këqija dhe dëshirat e veta dhe t’i adaptojë ato me fenë islame, mund të themi se i ka islamizuar ato.

Kur njeriu e mat çdo veprim me peshoren e tij, atëherë të tjerët që nuk janë si ai dhe që nuk i përshtaten peshores së tij janë fajtorë.

Njeri mundohet të bëhet i mençëm. Në këtë rast duhet ta pyesim atë duke i thënë: “Or vëlla! Sa po mund të bëhesh i dobishëm për vete dhe sa po mund t’u ndihmosh të tjerëve?”

Shumë njerëz janë në një lloj gjumi, sepse ata nuk duan të mendojnë se çfarë iu duhet atyre dhe se çfarë e sa nevojë kan të tjerët.

Njeriu mund të gënjejë, por ka njerëz që e kuptojnë se çka mendon ai në të vërtetë dhe nuk iu besojnë fjalëve që ai nxjerr nga goja.

Njoh shumë njerëz që nuk kanë mundur të fitojnë ndonjë luftë, por e kanë marrë veten e tyre nën sundim dhe janë bërë ushtarë të All-llahut. Në këtë mënyrë ata e vazhdojnë jetën. Në të vërtetë, këta njerëz kanë fituar luftën më të madhe.

Për njeriun është shumë e rrezikshme kur dëshirat dhe epshet e tij  bëhen të vlefshme si ndonjë ide.

Teposhtë mund të vraposh lehtë, por nëse në fundin e rrugës ka humnerë atëherë nuk mund të kthehesh më. A po e sheh se si është gjendja e atyre që zgjedhin rrugën e lehtë?

Kur njeriu është në gjendjen e nxënësit, por mburret dhe pretendon të  bëhet arsimtar e t’i mësojë të tjerët, kjo është shkatërrim për të tjerët.

Komunitetet e shthurura përpiqen t’i përpijnë njerëzit. Ti bëhu ushtar i All-llahut dhe dynjaja do të bëhet e jotja.

Nëpër dyert e kafeneve dhe të pijetoreve është një stendë e kuqe që, shpirtërisht, thotë: ‘Hyrja është e ndaluar’. Fatkeqësisht, njerëzit iu binden ligjeve të policisë, kurse parimeve të All-llahut jo. Por, po harrojnë se po luftojnë me All-llahun.

Njeriu ndien kënaqësi kur e zbaton dhe e çon në vend urdhrin e drejtorit. Por më tregoni sa duhet të ndihet ai i kënaqur kur i zbaton urdhrat e All-llahut që e ka krijuar atë dhe të gjithë universin nga asgjëja dhe para tij ka parashtruar gjithë ato mirsi?

Ai që mbetet pa shpresë para dyerve që i mbyllen dhe që i afrohet çdo sendi pa shpresë, ai nuk e dëgjon më zërin e dyerve që hapen para tij.
         Ai që i praktikon sunnetet (urdhrat e pejgamberit Muhammed a.s.m.), ai është ushtari i Mehdisë  (udhëzuesit) të kohës së fundit.

Shumë gjëra arritëm t’i zbulojmë, por nuk arritëm të zbulojmë se çfarë mendimesh fsheh njeriu në brendinë e tij. Për çdo degë arritëm të kemi inxhinierët përkatës, por për njeriun nuk mundëm. Për këtë arsye, nëpër shtëpi macet po qëndrojnë të qeta, por njerëzit nuk po mund të qetësohen. Për këtë shkak kanë hapur edhe azile për pleq, por mjerisht  edhe aty, azilet duke bërtitur, thonë: Ku është qetësia?!!  

Për dikë thonë se: ‘ky është njeri i madh’, por madhëria e njeriut matet me gradën se sa ai mund t’iu shërbejë njerëzve të tjerë.

Ai që nuk mund ta drejtojë vetveten, edhe sikur të ketë drejtuar ndokënd tjetër, mbaron me humbje.

Idetë e mëdha lartësohen mbi shpatullat e njerëzve të dijshëm.

        Njeriu frikësohet se mos do të mbesë i uritur, edhe pse i ka ato që i nevojitet. Ai i braktis edhe adhurimet, duke vrapuar të fitojë sa më tepër, megjithëse fitimi i tepërt nuk i nevojitet.

All-llahu ua ka garantuar rizkun njerzve, prap friksohen se do të mbesin urritur. Por jeta e ahiretin megjithë se nuk është i garantuar dhe shumë pak jan ato që seriozisht përpiqen për to.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>