Në gjuhën shqipe kam prkthyer një libër që profesorët e famshëm të Europës në faqet: 8- 9- 10- 12 qartazi sqarojn se përse besojnë se ka All-llah. Aty është edhe Albert Ajnshtajni dhe 16 profesorë të tjerë. Ata e lavdërojnë haptazi fenë tonë dhe Pejgamberin Muhamed a.s.m. Aty është edhe Princ Bismarku i Gjermanisë.

MEHMET AKIFI DHE KOMBI

Mehmet Akifi gjithnjë ka jetuar si poet, duke qenë i lidhur me pikëpamjet e botëkuptimit. Megjithëse Akifi ka qenë i kombësisë shqiptare, ai e ka dashur kombin e tij pozitivisht e jo negativisht. Sepse ai ka qenë i mençur së tepërmi. Ai e ka ditur se edhe feja pa komb nuk bëhet. Për ta jetuar fenë duhet të flasësh në ndonjë gjuhë. Ata që nuk mund të flasin, edhe fenë nuk mund ta mësojnë që ta përjetojnë. Por meqë kombi vlen vetëm deri tek dera varrit, atëherë me kombin duhet të lidhesh duke ditur se ai vlenë vetëm deri tek dera e varrit. Sepse kur engjëjt do të vijnë të na gjykojnë në varr, nuk do të na pyesin: a je shqiptar, arab apo turk? Por të pyesin: Kë ke pasur Zot, çfarë feje ke dhe cilin libër e ke besuar. Për këtë arsye, Akifi ka qenë i lidhur me të gjithë shqisat e tij me fenë islame. Sinqeriteti i tij është shkak që: Dashurija ndaj Mehmet Akifin parlamentit Turk të tanishme ka vendosur:

PRA SHTETİ I TYRQISË VITIN 2011 KOMPLET E CAKTOJ PËR FESTIMIN E LINDJES SË MEHMET AKIFIT. NËPËR SHUMË VENDE TË TYRQİSË BËJN TUBIME, SİMPOZİUMA, SEMINARA DHE PANELA, QË TA NJOHTOJN MË MIRË POPULLİT FAMRINË E MHMET AKİF ERSOJİT.

Vendi ku dëgjojn ligjeratëpër Mehmet Akifin

DETYRA E NJERIUT

Të mos harrojm kurrë se, njeriu kur të bëjë një punë, para se të bëjë atë, duhet të ketë si pikësynimin dobinë e saj. Në një kohë që gati të gjithë shtetet muslimane kanë qenë të okupuara nga ana e shteteve armike dhe besimtarët patën mbetur një grusht popujsh, në këtë rast, a u ka hije atyre të thonë: unë jam Turk, unë arab, tjetri unë jam kurd, një tjetër unë jam laz. Kjo është një çmenduri, - thoshte Mehmet Akifi. Armiqtë tanë mundohen të bëjnë dhunë në shtëpitë tona, ndërsa ne i kundërshtojmë vëllezërit tanë muslimanë, që janë nga kombe të tjera. A është mençuri që ne, duke mos menduar, të largohemi nga besimi dhe kushtet e fesë dhe të kapemi negativisht pas kombit? Kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse: ‘O armiq, hajdeni, a po doni të na përpini?’ O vëllezër muslimanë, akoma nuk doni të merrni mësim prej shqiptarëve që kanë rënë në këtë hall, që po jetojnë nën sulmin e disa kombeve që janë armiqtë e tyre?

Pejgamberi ynë a.s.m. e ka ndaluar para shumë shekujsh nacionalizmin negativ. Ti që do ti dalësh zot negativisht kombit është njëlloj si të thuash: dua ta copëtoj atdheun tim që ta përpijë më lehtë armiku. Por, po qe se ne muslimanët bashkëmendojmë dhe bashkëpunojmë, atëherë ne bëhemi të fortë e të fuqishëm dhe në këtë rast edhe armiku nuk e ka të lehtë sulmin ndaj nesh.

Në Turqi lavdërimi negativisht me kombin ka filluar pas osmanlinjve, kur filloi sistemi i konstitucionalizmit. Këtë, turqve ua imponuan evropianët. Ndërsa në kohën e osmanlinjve, popujt e ndryshëm që kanë jetuar nuk i janë krenuar njëri-tjetrit me kombin e tyre. Për shkak se kohët e fundit muslimanët filluan të copëtohen, Mehmet Akifi u tha turqve: Ju a nuk morët mësim nga Shqipëria që humbi pa masë, duke iu mbështetur negativisht kombit dhe duke i kundërshtuar osmanlinjtë? Kurse në kohën që kanë sunduar osmanlinjtë, 38 kryeministra ka qenë shqiptarë dhe mbreti Sulltan Hamidi shumicën rreth vetes së tij i kishte pasur shqiptarë. Në këtë kohë, besimtarët në vend që të marrin nga Evropa teknikën e teknologjinë, marrin amoralitetet dhe traditat e këqija. Kurse teknika dhe shkenca është malli i muslimanëve, prandaj atë duhet ta merrni.

Tek Allahu nuk ka vlerë kombësia. Qoftë arab, qoftë turk, qoftë shqiptar, qoftë kurd, qoftë amerikan apo francez, që të gjithë janë të njëjtë. Kush prej tyre i frikësohet më së shumti All-llahut dhe është më i devotshëm, atë e do All-llahu. Pajgamberi a.s.m., në një hadith të tijin thotë kështu: “Nuk ka dallim ndërmjet arabit që është i fisit të tij Kurejshit dhe ndërmjet atij që nuk është arab. Tek All-llahu vlerësohet dhe lartësohet vetëm ai që e përjeton Islamin.”

Tani ta shohim se çka thotë Kur’ani për nacionalizmin:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhurat-Ajet 13)

Tani le të shohim se si e komenton këtë ajet Kur’anor Bediuzzanan Said Nursi, i cili ka qenë shok i afërt i Mehmet Akifit:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>