BEDIUZZAMANI

Dijetari i famshëm, që ka lindur në pjesën lindore të Turqisë, që quhet Bediuzzaman Said Nursi, e ka marrë titullin Bediuzzaman kur ka qenë ende 14 vjeç. Qysh në atë moshë dijetarët ia kanë dhënë atij emrin Bediuzzaman, d.m.th: mrekullia e kohës-e shekullit. Në kohën e tij nuk është hasur ndonjë tjetër si ai. Tash bota atë e quan Bediuzzaman Said Nursi. Gjykatësit e sistemit të laicizmit të Turqisë e kanë dënuar atë me burgje e internime, duke thënë se Said Nursi po e kundërshton laicizmin. Bediuzzamanin e kanë gjykuar 28 vjet. Madje 19 herë e kanë helmuar, por prapë ai nuk ka vdekur prej helmit. Ky person, nëpër burgje e internime, duke pasur me vete si burim vetëm Kur’anin famëlartë, ka shkruar 14 vëllime libra, që quhen Risale-i Nur, në të cilat ai me ato libra njerëzve ua vërteton besimin me argumente shkencore, sepse në në histori (përveç Profeteve dhe donjë nga shokëve Pejgamberit) si ky person që i ka ditur të gjithë shkencat ekzakte bashkë me ato të teologjisë. Në komunën e Fatihut të Stambollit, në atë kohë, ka qenë një han, “Sheqerxhi Hani”, që në kohën e sotme mund të krahasohet me një hotel me pesë yje. Para dhomës ku ka qëndruar Bediuzzamani shkruhej: Këtu i përgjigjemi secilës pyetje, dhe ne askënd nuk e pyesim për asgjë. Atje vrapojnë shumë lloj profesorësh dhe, kur ai ua jep të gjithëve përgjigjen e duhur, të gjithë habiten. Bile gazetat lajmërojnë për këtë person me shkronja të mëdha. Tani këto librat e Bediuzzamanit janë përkthyer mbi 60 gjuhë të botës. Mehmet Akifi thotë kështu për Bediuzzamanin: ‘Shekspiri, Hygoja dhe Dekarti nuk mund të bëhen më tepër veçse nxënësit e Bediuzzaman Said Nursisë.’

Në shekullin e 20-të, në Turqi, të tjerët nuk kanë mundur t’i arrijnë këta dy persona: Bediuzzaman Said Nursiun dhe Mehmet Akifin. Këta kanë qenë personat më të famshëm të Turqisë. Bediuzzaman Said Nursija ka jetuar mes viteve 1876-1960, kurse Mehmet Akifi 1873-1936.

Siç thashë edhe më parë, sot dyshimet dhe mendimet e mosbesimtarëve i zhdukën veprat e Bediuzzaman Said Nursiut. E falënderojmë Allahun që veprat e Bediuzzamanit, që quhen Risale-i Nur. Ato, në të gjithë botën, e bënë mosbesimin copë-copë. Personi gjenial, Bediuzzamani -mrekullia e shekullit, i ka kundërshtuar studiuesit materialistë dhe natyralistë. Në fillimin e shekullit të 20-të, ai është munduar shumë që të hapë një shkollë në të cilën studentët të studiojnë fenë së bashku me shkencën. Ai nuk arriti që ta hapte shkollën që mendonte, por megjithatë nëpër burgje dhe internime ai shkroi veprat Risale-i Nur, të cilat sot e kanë zhdukur mohimin në të gjithë botën. Sot, nxënësit e tij po e pasojnë idenë e Akifit. Tani sot Në tyrqi shumë po edhe në shumë shtete tjerë kemi shumë Prof. Dr. besimtarë dhe të devotshëm që me këto libra kan mund të shpëtojn nga mendimet e natyralizmit e materjalizmit. Në shume vende të botës bëjn simpozjuma par vjetë në Stanboll në simpozjum për Risale-i Nurin dhe autorin e tij 30.000 veteteve kan ligjeruar 200 Profesora prej 40 shtetet e botes. Në një ajet Kur’anor thuhet: “Kur të vijë e vërteta, e pathemelta humbet.” Pa dyshim, mohimi, e keqja dhe e pathemelta nuk vazhdon, atyre iu vjen fundi. Ja pra, feja islame nuk është fe e të vdekurve, ajo është fe e të gjallëve dhe ua garanton atyre lëvizjen dhe përparimin. Akifi kështu:

Edhe ti duhet ta dish se kjo nuk është fe e të vdekurve.

Derisa të ekzistojë njerëzimi, ajo do të qëndrojë si fe e të gjallëve.

ÇFARE ËSHTË NJERIU

Të nderuar vëllezër dhe motra! Falënderojmë All-llahun xh.sh që pa kurrfarë merite tonën na ka krijuar si njerëz dhe na ka lartësuar mbi 1.300.000 krijesa, bile përmbi engjëjt. Feja islame: Serbinë, Malin e zi, Bosnjen, Makedoninë dhe Kosovën nga 539 vjet ka gjukuar. Shqiprinë 435 vjet. Pra e falënderojmë All-llahun që 90% e popullit shqiptar, e ka pranuar fenë islame qysh 5-6 shekuj. dhe jan përpiqur që ta praktikojnë fenë e vërtetë të shpallur nga vetë Krijuesi i universit. Ndërsa All-llahu, ngaqë është Mëshirëplotë, po të mos na kishte dërguar libër dhe pejgamberë nuk do të na kishte gjykuar për mëkatet tona. Ne duhet ta falënderojmë shumë All-llahun, që në kohën kur shkenca dhe kultura ka arritur në kulm, na ka dërguar Pejgamberin a.s.m. dhe, me të, në këtë shekull na ka dërguar një fe që i përgjigjet nevojave të çdo populli. Edhe logjika e pranon se çdo shekull ka problemet e tij. Për këtë arsye, në kohërat e mëparshme, kur njerëzit nuk kanë qenë shumë të përparuar, ka pasur pejgamberë në shumë vende. Tek ata popuj, tek të cilët All-llahu nuk ka dërguar pejgamberë, All-llahu nuk do t’i gjykojë ata njerëz. Kurse ne nuk do të mundim të shpëtojmë pa dhënë llogarinë e jetës sonë, sepse All-llahu na ka gëzuar me dy gjëra të famshme: me Kur’anin famëlartë dhe me Pejgamberin e fundit a.s.m. Në një ajet kur’anor, Allahu thotë për Pejgamberin a.s.m.:“E ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjithë krijesat.” (Enbija, 107)

Ja pra, veset e këqija të njeriut dhe shejtani janë dy armiq të ashpër për ne. Ato nuk ndahen nga njeriu derisa ai të vdesë. Tani, si çifutët, ashtu edhe katolikët dhe të krishterët nuk e pranuan fenë islame nën ndikimin e shejtanit dhe veseve të këqija epshore. Në Bibël, All-llahu xh.sh. në disa vende ka paralajmëruar qartë për Pejgamberin tonë a.s.m.. Të krishterët dhe Katolikët, duke u munduar që t’i fshinë ato paralajmërime për Pejgamberin tanë a.s.m., kanë formuar shumë Bibla. Më në fund kanë mbetur 4 Bibla. Secili e di se All--llahu nuk ka dërguar katër Bibla, por një. Kurse kundërshtarët e fesë islame, përveç çifutëve, që janë të krishterë dhe katolikë, kanë formuar një komision që të hetojnë Biblën dhe ku ta gjejnë fjalën që lajmëron për Pejgamberin tonë, Muhammedin a .s.m., t’i fshinë ato vende. Pasi kanë formuar një Bibël tjetër, prapë kanë hasur në vende që flasin për Pejgamberin tonë a.s.m. dhe kanë formur një Bibël tjetër. Me këtë mendim dhe synim ata kanë formuar shumë bibla. Tash kanë mbetur vetëm katër që quhen: Mateu, Luka, Marku, Gjoni. Megjithatë, një dijetar islam që quhet Hysejin Xhisri, në librin e tij të titulluar “Risaletul hamidije”, në ato libra që i kanë fshirë shënimet për ardhjen e Pejgamberit tonë a.s.m., prapë ka gjetur paralajmërime në 114 vende për ardhjen e Hz. Muhammedit a.s.m..

Tani të gjithë e dimë se një kryetar shteti nuk e harton një kushtetutë tjetër derisa t’i mjaftojë kushtetuta e mëparshme. Kur gjykimi sipas saj nuk është më i përshtatshëm, ai harton një kushtetutë tjetër. Po ashtu, edhe All-llahu xh.sh. nuk ka dërguar një libër tjetër derisa ka mjaftuar gjykimi i librit të mëparshëm. Tani të gjithë njerëzit në botë e dinë se Kur’ani Famëlartë është libri i fundit dhe Pejgamberi a.s.m. është vula e Pejgamberëve a.s.m, por inati i tyre nuk e lejon ta pranojnë këtë. Kurse anëtarët e feve të tjera, siç jemi ne muslimanët, e kanë shumë të lehtë shpëtimin, pasi ne jemi të detyruar nga Allahu që t’i besojmë edhe pejgamberëve të tjerë dhe librave të tyre, pra edhe pejgamberit të çifutëve, Hz. Musait a.s., edhe librit të tij, Teuratit. Njësoj jemi të urdhëruar që t’i besojmë edhe pejgamberit të katolikëve dhe të krishterëve, Hz. Isait a.s. dhe librit të tij, Inxhilit-Biblës. Nëse ata i besojnë Hz. Muhammedit a.s. dhe Kur’anit Famëlartë dhe fillojnë t’i zbatojnë kushtet e fesë islame, atëherë ne bashkohemi dhe bëhemi vëllezër me ta. (Për qatë ka filluar dijallogu mes feve.)

Por, mjerisht, ata jo vetëm që nuk pajtohen, por përpiqen vazhdimisht që t’i përçajnë muslimanët dhe të fusin armiqësi mes tyre me qëllim që t’i sundojnë më lehtë. Si i përçajnë? Duke i detyruar muslimanët t’u dalin zot negativisht kombeve të tyre. Në këtë mënyrë ata i copëtojnë muslimanët dhe pastaj i sundojnë dhe i gëlltisin më lehtë ato. Brenda popujve musliman, nacionalizmin më së shumti ia kanë imponuar negativisht popullit tonë shqiptar. Për këtë arsye, kombi shqiptar edhe pse është kombi më i vjetër nuk ka mundur të përparojë. Babagjyshi im, për shumë vjet, e donte dhe e lavdëronte Enver Hoxhën, derisa në Preshevë erdhi një oficer i Shqipërisë. Babagjyshi duke biseduar për Shqipërinë oficeri i thotë babagjyshit: Në luftën e Dytë Botërore kanë vdekur 30.000 shqiptarë të Shqipërisë, por Enver Hoxha për të zbatuar komunizmin i ka mbytur edhe 40.000. Pas kësaj fjale babagjyshi im nuk e lavdëronte më Enver Hoxhën.

Tani, padyshim, është e qartë se çdonjërin prej nesh nuk e ka krijuar as nëna, as babai, as natyra qorre e shurdhe dhe pa mend e pa jetë. Ky njeri nuk është krijuar as rastësisht. Atë e ka krijuar All-llahu, Krijuesi i gjithësisë, prej një qelize shumë të vogël që s’ta merr mendja. Shkenca konstaton se: Një mm ka 1000 mikronë, kurse për qelizën e njeriut një profesor thotë se është 4 mikronë, një tjetër thotë 5 mikronë. Po e lëmë katrën anash, po e marrim pesë mikronë. Do të këqyrim në një mm katrorë sa qeliza ka: Në 1000 mikron 200 cep nga 5 jan, kur t’i shumëzojmë atë 200 me gjerësinë 200x200= 40.000, edhe me lartësinë 200x 40.000=8.000.000. Prej asaj qelize, që na ka krijuar, All-llahu do të na çojë në xhennet. Pra, me mendjen që na ka dhënë, po kërkon prej nesh diçka të vogël që ta meritojmë xhenetin. Një kimist thotë se nga pikëpamja materiale nga njeriut përbëhet 7 kallëpe sapunë, pak gëlqere sa për ta lyer një kotec të vogël të pulave, një gozhdë hekur, për ti kallur disa shkrepëse fosfor dhe pak potasium. Ma tregoni sa pare bëjnë këto? Por me ta dhënë tërë Shqipërinë, e me të thënë: a mi jep sytë, çka do të thuash? Me ta dhënë gjithë botën, me të thënë: a ma jep mendjen, çka do të thuash? Jo, jo, e di që nuk do t’i japësh. Atëherë, ku i more këto, sa i pagove? A i ka nxjerrë dikush në sokak dhe ti i ke marrë, a ?!!! Çfarëdo makine që është prodhuar, siç është p.sh. Mercedesi, ai që e ka krijuar i var një letër përdorimi-katalog përpara. Njësoj edhe njeriut, All-llahu i ka vendosur si katalog e kushtetutë Kur’anin famëlartë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>