Ashtu sikurse brenda filizit të njomë të një bime nuk duket as fabrika as mjeshtri, po ashtu edhe sprovat me të cilat njeriu sprovohet nuk duken në trupin e tij të jashtëm,  por i japin jetës së tij drejtime të paimagjinueshme. Lëvizjet e shumta pozitive të këtij personi u lënë një shije të mirë shumë njerëzve. Bile shijet e tyre janë më të shijshme sesa shijet e frutave. Morali i tij është aq i lartë saqë i gëzon edhe personat që e shohin moralin e tij.

       Ashtu sikurse për ndërtimin e një ndërtese përdoren tullat, ashtu edhe trupi ynë është ndërtuar prej qelizave. Qelizat janë aq të vogla sa që  në një mm2 gjenden disa miliona qeliza. Qeliza e pulës është veza. Në të ka gjëra simetrikisht interesante. Shihni, nëse lëvozhga e saj do të ishte pak më e trashë zogu nuk do të mund të kishte dalë prej saj, po të ishte pak më e hollë, do të çahej para kohe. Në brendësinë e vezës, në njërën anë është një zbrazëtirë që shërben si depo oksigjeni. Ky oksigjen i mjafton zogut për 21 ditë, pra, për aq kohë sa atij i duhet të dalë nga veza. Kush e bëri këtë, pula apo All-llahu?!!

       Nga krijesat mund ta kuptojmë Krijuesin. Po ashtu, edhe nga Krijuesi mund t’i kuptojmë krijesat. Ndërsa truri nuk ka funksion tjetër përveçse për t’i kuptuar këto.

       O djalë i vogël! A më tregon se kush e vendosi laboratorin e madh në gojën tënde të vogël, i cili vendos vulën e vet mbi një numër të pakufizuar shijesh?
 
      Më tregoni, si shpjegohet që lukthi i cili është i krijuar prej mishit, i tret copat e mishit që i hamë, ndërsa lukthi vetë jeton?!
        
      Një popull sa më tepër që largohet nga feja, aq më tepër lidhet me nocionin e kombit. Aspekti negativ i nacionalizmit duket aty se ai përpiqet t’i gllabërojë kombet e tjera.

       Kur njeriu përpiqet të përmirësojë vetëm të tjerët, atëherë ai nuk mund të gjejë kohë që ta përmirësojë veten e tij. Në këtë rast, ai mbetet si një gjë e papërpunuar dhe e  papërsosur.

        Në këtë dynja, që është e përkohshme, fatkeqësia dhe lumturia janë një sprovë. All-llahu i sprovon njerëzit me to. Aftësia e njerëzve shfaqet atëherë kur ata përpiqen ta përjetojnë fenë islame në çfarëdo gjendje apo situatë.

       Duhet të bëhemi drurë frutorë në kopshtin e fesë islame dhe të përpiqemi të rritemi dhe të lartësohemi.

Dija, zeja, teknika dhe morali e ndan njeriun nga lloji i kafshëve.

       Ai që e shpenzon kohën e tij në vende boshe, ai e ka vrarë shpirtërisht veten e tij. Madje edhe origjinën e tij e shkatërron, edhe të tjerëve u bën dëm.
       
        Argjendari nuk e krijon arin, por i jep atij forma të ndryshme. O njeri! Ti je një udhëtar! Kur je ar, edhe sikur të jetosh në shkretëtirë, del dikush që do të të formësojë ty. Por, derisa të drejtohesh do të hasësh vështirësi të ndryshme, shumë çekiçë do të duhet të godasin ty. Megjithatë, ti ke shumë shans se je njeri.

       Kam kuptuar se personat që me pasurinë, me pozitën dhe me individët e familjes mund të marrin vendin e duhur në fenë islame, janë pak. Këto janë shkaqet e brengosjes sonë. Duhet të pyesim vetes pse ata po bëjn detyrë, e ne jo?

     Shqetësimet dhe zemërngushtësia vijnë nga mangësia e kulturës

Të gjithë njerëzit nuk mund të arrijnë sukses në punët e mëdha. Punët e mëdha kanë lidhje me botën e brendshme të njerëzve. Kush e ka botën e brendshme të vogël, ai nuk mund të arrijë sukses në punët e mëdha.

Aforizmat i përngjajnë bërthamës. Ashtu si te një bërthamë e vogël është përmbledhur një dru gjigant, ashtu edhe te aforizmat janë përmbledhur shumë kuptime që lulëzojnë tek njeriu.

Letërsi i thonë asaj që me pak fjalë sqaron shumë kuptime.

Modestia prodhon mirësi, kurse nga mendjemadhësia dalin derte e telashe.
      Që të shpëtosh, mbështetu tek Ai që t’i ka rregulluar shqisat e brendshme së bashku me ato të jashtmet.

Njeriu, që është larguar nga feja, kur bën çfarë t’i dojë shpirti, atëhere dihet se ai adhuron veset e tij të këqija.

      Kafshët nuk mund të bëhen kurr si njerëz, por njerëzit mund të bëhen kafshë.
    
       Çdo njeri, kur jeton në harmoni me ligjet e krijimit të tij të islamit, mund të arrijë gradën e njeriut të përsosur. Feja islame është e tillë që përputhet me krijimin e njeriut dhe secili që e përjeton dhe e praktikon atë, mund ta marrë rezultatin.   

       Njeriu nuk është i përbërë vetëm nga elementet materiale. Kjo tregon se njeriu aq sa ka nevojë për çështjet materiale, po aq, madje edhe më tepër, ka nevojë edhe për ato shpirtërore.

     Feja islame gjendet aty ku ka vëllazërim dhe bashkim. Për ta vërtetuar këtë po marrim shembujt e njerëzve të mëdhenj, që po të mos kishin përkrahjen dhe mbështetjen e njerëzve që gjendeshin përreth tyre nuk do të kishin mundur të arrinin në atë gradë. Çfarë suksesi mund të arrijë një gjeneral po të mos ishin ushtarët e tij? Çfarë mund të bëjë drejtori i fabrikës po të mos ishin punëtorët e tij?  

        Njeriu është rojtar i pasurisë së tij, kurse dija dhe vullneti janë rojtarët të tij personalë.

Njeriut i ka hije që në këtë dynja t’u dalë zot çështjeve në mënyrën më të mirë, me qëllim që në botën tjetër të meritojë lumturinë e xhennetit.

        Ashtu sikurse kemi nevojë për ajër e për ujë,  kemi nevojë edhe për njerëzit që kanë aftësi t’i zgjidhin problemet. Nuk shkohet askund me ata që bëjnë probleme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>