Përshembull një myslimani, kur i mbetet namazi i sabahit pas diellit, kërcen nga shtrati duke thënë: “Ah, i mjeri unë, ç’më gjeti!- I shkojnë lotët nëpër faqe. Ky njeri është tjetër. Një tjetri, nuk i vjen ndër mend bile as që ta falë. Edhe ky është tjetër. Ngaqë njerëzit nuk mund të jetojnë pa shpresë dhe nga shokët të mos vulosen si mohues thonë: “Unë s’falem, por askujt s’i bëj keq.” Por i ngrati nuk e di se duke mos bërë detyrën ndaj All-llahut, jo vetëm njerëzve por secilën krijesë po e kritikon. Sepse secila krijesë po e kryen detyrën që i takon ndaj Allahut, vetëm ai bën demogogji e thotë: “ Unë e kam zemrën të mirë.” Të kisha ditur me çfarë sapuni e ka larë zemrën që e kishte mirë e pastër?! Kurse ne, kur e presim lopën, e shohim se ajo e ka zemrën mirë e pastër, por...!!!

Tani duke lexuar këto shkrimet e mëposhtme do të kuptoni se besimtarët kur kanë përjetuar fenë siç duhet, vazhdimisht kanë përparuar. Po more pjesë në të do t’ia shohësh hajrin. Të mos harrojmë kurrë se që t’ia shohim hajrin fesë dhe të bëjmë xhennet të dy jetët, duhet ta përjetojmë komplet atë e jo të shkëpusim pjesë prej saj. Ne na mjafton të dimë vetëm për dijetarin e madh Ibni Sinën që në degën e medicinës quhet Babai i medicinës. Europjanët, që të mos dihet se është mysliman ia kanë ndërruar edhe emrin e tij dhe e quajnë Avicenna

Në Europë në vitin e 1980 është mbajtur Kongresi Ndërkombëtar i Ibni Sinës ku është thënë për të: “Ai ka qenë hulumtuesi më i madh i qindravjetëve. Ai është mbreti i mjekësisë. Librin e tij e kanë përmendur rreth 800 vjet. Në degën e mjeksisë, librin e tij kanë pasur libër themelor përmbi 600 vjet. Amerikani ëill Durant që ishte hulumtues për dijetarët të famshëm thotë për Ibni Sinën: “Mes pesë dijetarëve të famshëm të shekujve të Mesjetës, Ibni Sina është shkrimtari më i madh i mjekësisë. Edhe të tjerët janë myslimanë. I dyti është Er-Raziu- Doktor i madh i Mjekësisë, pastaj vijnë Bejruniu - është astronom i madh, Ibni Hajsemi -dijetar i optikës, Xhabiri- kimist i madh.

 Sot në perëndim shumë pak njerëz i njohin këta dijetarë, por ne duhet t’i njohim pasi ata janë personalitete që ne myslimanët na mbrojnë që të mos njollosemi me injorancë ndaj shkencës

Këtu më poshtë do të përmendim edhe disa shkencëtarë të famshëm myslimanë, që kanë përjetuar fenë dhe kanë qenë paraprijës në shumë fusha të shkencës:

1-Abdurrahmanes-Sufi është i famshëm në degën e astronomisë; ka shkruar katalogun e yjeve të qëndrueshëm. Ka jetuar [903-986]

2- Ahmet bin Musau është i famshëm dhe pararendës i inxhinierimit sistematik [ka jetuar në shekullin e 9]

3- Ali Ibni Abbasi ka qenë kirurgji i kancerit që para 1000 vjetësh. Ka jetuar: [?-994]

4- Ali Bin Isau ka qenë okulisiti më i madh i Mesjetës [?-1039]

5- Ali Bin Ridvani, ka qenë mjeku që i ka mësuar mjekëve të shteteve perendimore metodat e shërimit. Ka jetuar [998-1067]

6- Ali Kushçu është Baldamjus’u i shekullit të tij. Ka jetuar [?-1474]

7- Battani’u është njëri nga njëzet astronomët më të famshëm të botës. Ka jetuar [858-929]

8- Belazuri - historiani më i famshëm të shekullit të tij. Ka jetuar: [?- 892]

9- Bejruniu është dijetari gjeni që para 900 vjetësh ka konstatuar se rruzulli tokësor rrotullohet. Ka jetuar [ 973-1051]

10-Birtuci’u, është një dijetari gjeni që ka hapur rrugën e Copenicus. Ka jetuar [XIII, njëqind vjet]

11- Xhebir bin Eflah është astronom i Shpanisë, i famshëm për busullën moderne të kadranit. Ka jetuar [?-? 1150]

12- Xhabir Bin Hajjami - i pari që ka hedhur mendimin për bombën atomike. Për këtë e quajnë “Babai kimisë”. Ka jetuar [721-?805]

13- Xhahiz’i është themeluesi i shkencës Zoologjisë. Ka jetuar [776-869]

14-Ahmed Cevdet Pasha - historiani famshëm të Perandorisë Osmane. Ka jetuar [1776-1869]

15- Xhezeri’ja është inxhinieri i madh, shpikësi i sistemit automatik. Ka jetuar[1136-1206]

16- Davut aga - arkitekti i xhamisë së re të Stambollit. Ka jetuar: [?- 1598]

17- Demiri - ka shkruar enciklopedinë e zoologjisë 400 vjet para evropianëve. Ka jetuar [1349- 1405]

18- Dinaveri, është dijetari – gjeni ka shkru librin e botanikës i të cili është lexuar me qindra vjet. Ka jetuar[815-895]

19- Ebu Kamil Shuxha është dijetari që ia ka mësuar matimatikën evropianëve. Ka jetuar[?-951]

20- Ebu Fida është historian dhe gjeograf. Ka jetuar (1271-1331]

21- Ebul Vefa është trigonometristi që ka përllogaritur i pari formulat për tangenten, sinusin dhe kosinusin. Ka jetuar: [940-998]

22- Ebu Na’seri - ka zbuluar Baticën dhe Zbaticën. Ka jetuar [?785-886]

23- Ebu Zeyd el- Behli - ka përgatitur për të parën herë Atllasin e gjeografisë. Ka jetuar[?-934]

24- Evlija Çelebi - shkrimtar dhe turist që ka ecur nëpër botë në kushtet e vështira të asaj kohe. Ka jetuar: [1611-1682]

25- Farabi- ka sqaruar për herë të parë zërin nga pikëpamja fizike. Ka jetuar[870-950]

26- Fatih Sultan Mehmedi -ngadhnjimtari i Stambollit, shpiksi i topit tundës- me grykë. Ka jetuar[1432-1481

27- Fadil bin Halidi ka ndërtuar para 12 shekujsh fabrikën e parë të letrës. Ka jetuar [766- ?]

28- Fergan’u, astronomi që ka zbuluar i pari prirjen ekliptike. Ka jetuar [850-895]

29- Gijasuddin Xhemshidi, është dijetari i matematikës i cili ka shkruar për të parën herë librin për pjesën e dhjetore. Ka jetuar: [?-1429]

30- Habesh El Hasib është dijetari i madh i fushës së matematikës që ka përdorur për të parën herë tangenten. Ka jetuar: [?-?864]

31- Harizmi, është dijetari që ka shkruar i pari librin e algjebrës duke ua mësuar atë edhe Evropianëve. Ka jetuar [780-850]

32- Hasan bin Musa’u është njëri nga tre vëllezërit që ka matur rrethin e rruzullit toksor. Ka jetuar [Në shekullin 9]

33- Hazini’ja është dijetari që ka sqaruar teorikisht gravitetin e tokës. Ka jetuar [në fund të shek. 11deri në fillim të shek. 12]

34- Hoxha Sadeddini është paraprijësi i historianëve të Perandorisë Osmane. Ka jetuar [1536-1599]

35- Hoxhendi’ja - ka shpikur teorinë e fermatit 700 vjetë para fermatit. Ka jetuar: [?-1000]

36-Hunejn bin Ihsak është paraprijësi i doktorëve süve. Ka jetuar [809- 873]

37- Ibni Asaqiri - historian i madh i fesë islame. Ka jetuar [1105-1176]

38 – Ibni Avvami - i pranuar si dijetari më i madh në fushën e bujqësisë në Lindjen e Mesme. Ka jetuar në shekullin e 12- të.

39- Ibni Battuta - për 39 vjetë ka shkelur vend më vënd, ka shëtitur kontinent më kontinent, kërkues i mirënjohur. Ka jetuar [1304-1369]

40- Ibni Bajtari- ka qenë dijetari, shkencëtari i Botanikës dhe Farmacisti më i madh i Lindjes së Mesme. Ka jetuar [1190-1248]

41- Ibni Xheriri Et-Taberi - i njohur si historiani më i madh i myslimanëve. Ka jetuar [839-923].

Ky pjesë e fundit është marrë nga enciklopedia e Shaban Dögenit me titull:“ISLAM ÖNCÜLERI ANSIKLOPEDISI” ( Enciklopedia e dijetarëve pararojë të Islamit)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>