Nëse qëllimi i një shkence nuk është që ta njohë dhe t’i përkulet All-llahut, atëherë çdo drejtim dhe çdo ide e saj është e kalbur.

        Jo për të ligjëruar, por madje edhe për të pyetur, duhet të mendosh, duhet të lexosh dhe të dëgjosh. Sepse pyetja është dera e dijes. Pyetjet e atyre që nuk dinë bëhen komike.

       Kush nuk i del zot dijetarëve, ai nuk mund të qëndrojë në këmbë si fetar. Feja islame është feja e dijes. Ngaqë nëpër xhami janë grumbulluar xhemaati pa dije, ata jo lot, por gjak po qesin.      

       Për aq sa shqisat dhe organet hyjnë nën urdhrin e dijes dhe provës, për aq gradë rritet suksesi.

        Delja ha bar, ndërsa qengji thith qumësht prej saj. Edhe fjalët e dijetarëve duhet të jenë si qumësht. Sepse kur pihet qumështi, në lukth dhe vaji shkon bashkë me të.

       Kur je i ri, nëse i nënshtrohesh epshit, mëkatet shumëfishohen së tepërmi. Për njeriun kjo është koha më rrezikshme. Njeriu mund të shpëtojë nga dëmi i epshit kur studion fenë dhe kur praktikon urdhrat e fesë. Në këtë rast, kur truri bashkohet me zemrën, ato nuk e lejojnë të riun që të sundohet nga veset.

Ushqimi i mendjes është dija, kurse ushqimi i zemrës është besimi. Zemra, kur është me besim, e shndrit mendjen. Në këtë mënyrë kuptohet kush është i keq dhe kush është i mirë.  Njeriu që ka studjuar vetëm shkencën është tradhtar e mohues. Kurse edhe ai nuk ka dijeni nga shkenca është një fanatik.

       Politika është një profesion për t’i drejtuar njerëzit. Kush do ta përsosë këtë profesion duhet të studiojë. Rruga e atyre që duan të bëjnë politikë kur nuk kanë dije e njohuri, mbaron nëpër rrugë qorre.

Ata që janë të pakujdesshëm, qajnë për të vdekurin, kurse dijetarët duke parë të vdekurin qajnë për jetën e tyre personale.

Çdo krijesë është si një letër dhe si një libër i All-llahut të Madhëruar. Këto krijesa, për ata që kanë mend, janë si një laborator  modern.
         Le ta dinë miqtë dhe armiqtë se ne anojmë nga studimi,  shkenca dhe teknika. Shkaku i grindjeve dhe polemikave janë alkooli, bixhozi dhe seksi. (Këto nuk janë mall i besimtarëve.)

         Degët kur janë plot fruta u ngjasojnë dijetarëve islamë. Ndërsa shtyllat që ua  vendosin degëve, u ngjasojnë nxënësve të tyre.

        Sikur të kujdeseshim për kujtesën po aq sa kujdesemi për lukthin, atëherë kujtesën do të kishim mbushur plot me dituri të dobishme dhe do të kishim jetuar shumë më qetë.

        Shkencat letrare nuk tregojnë për kohën dhe paratë, sepse nuk dihet kur sosen paratë dhe ku kufizohet fitimi. Për këtë, autorin e presin ditë të vështira.

       Kur shihni veprat e dijetarëve të mëdhenj, duhet t’iu bjerë ndërmend se të gjithë ato, autorët i kanë shkruar duke e kaluar jetën mes katër mureve.

        Asnjë send nuk bëhet rastësisht, sepse temën pa e shqyrtuar nuk mund ta komentosh dhe të thuash se e kuptova.

                                                                 BESIMI

       Ai që e ka shpikur aeroplanin, ai që e drejton atë dhe ata që udhëtojnë me të, duhet t’i besojnë All-llahut, sepse All-llahu e ka krijuar edhe mizën, edhe rruzullin tokësor si aeroplan.

       Qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë është që t’i besojmë All-llahut.
Shenjat e besimtarit tek njeriu duken kur ai ikën nga harami.

Ai që dëshiron të shkojë në xhennet nuk mund të bëhet egoist, por përpiqet që t’ia bëjë jetën xhennet edhe tjetërkujt.   

        O ju që nuk i besoni All-llahut! Dijeni dhe mos harroni kurrë se, do të adhuroni patjetër diçka: ose kryqin, ose paratë, ose femrat.  

      Kush nuk është fundosur në oqeanin e shkencave, ai mund të dalë në bregdetin e besimit.

        Çështja themelore në fenë islame është besimi. Besimi e lidh fort njeriun me All-llahun xh.sh.. Besimtari e dëshmon besimin e tij kur e adhuron dhe i nënshtrohet All-llahut xh.sh.

      Shenjat e besimit të një besimtari janë adhurimet e tij. Grada e besimit të çdokujt është sa grada e adhurimit të tij që ai bën ndaj All-llahu xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>