Profeti Muhammed e kthen plakun dhe dërgon djalin. A e patë se sa ka vlerë pratika?

MUHAMMEDI (a.s.m.)

Ardhja e Profetit zhduku errësirën,
Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën.


Kur erdhi ai ngjyra e jetës u shndërrua,
U zhdukën armiqësitë njerëzimi u shpëtua.


Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin,
All-llahu me të, botës i solli shpëtimin.


Ai është lavdia e tërë qenieve të gjithësisë,
Drita e universit dhe sjellësi i qetësisë.


Një argument që flet për ekzistencën e Zotit,
Edhe shkak i xhennetit të Atij Fuqiplotit.

Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë,
Edhe armiqtë për besnikërinë e tij dëshmojnë.


Me gishtin fisnik u nda hëna në dy,
Për të parë këtë s’ka nevojë për të veçantë sy.


Profetësinë e tij e dëshmuan ujku dhe deveja,
Personalitetin dhe botëkuptimin ia vërteton feja.


All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli,
Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri.


Miliona hadithe të tij janë nga një yll,
Bulevardin e tij askush nuk e mbyll.


I Dërguari i Zotit është një prijës shembullor,
Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor.


është kryetari dhe vula e të gjithë profetëve,
Simbol i moralit të mirë dhe drita e qyteteve.


Ai është shkaku i lumturisë së të dy jetëve,
Edhe shkak i ndritjes së të gjitha shteteve.


O Zot! Pashë Madhërinë Tënde mos na dëno,
Sipas gabimeve tona për të keq mos na shëno.


Për nder të Profetit (a.s.m.), neve mos na turpëro,
Duke na dhuruar kënaqësinë ne mos na torturo.


Amin Amin Amin
 
SHIHNI SI KANË PËRPARUAR BESIMTARËT KUR KANË PËRJETUAR FENË ISLAME

Me imponimet e huaja, shkollarët tanë na shurdhuan duke thënë se feja është shkak prapambetjes. Kurse të ngratët nuk patën shans të lexojnë ndonjë histori që shkruan të vërtetën që ta shohin se myslimanët kur kanë jetuar fenë islame vazhdimisht kanë përparuar, kur e kanë lënë prap kanë mbetur pas. Se të jesh fetar për besimtarin nuk mjafton të thotë “Unë a s’jam mysliman”? Se sikurse islamizmi që nuk pranohet pa besim, njësoj edhe besimi pa i zbatuar kushtet e Islamit nuk pranohet. Mos harroni se feja Islami është tjetër gjë dhe myslimani tjetër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>