Një logjikë që nuk beson, nuk ka dallim nga logjika e majmunit. Ne nuk jemi prej atyre që e vlerësojnë trurin e majmunit.

Kushti i parë i besimit është njerëzillëku. Kushti i parë i poetit është besimi. Kushti parë i drejtësisë është besimi.

Ata që duan të besojnë, pra besimtarët, i parapëlqejmë njëmijë herë ndaj atyre që nuk iu punon koka të hetojnë dhe të gjejnë zotin e artit, veçanërisht të besojnë në Zotin e njeriut.

Njerëzve që nuk besojnë dhe që u është zhdukur shqisa e besimit, ne ua dredhim buzët. Është njerëzillëku ynë që na detyron ne t’i respektojmë edhe ata, idetë e të cilëve nuk pajtohen me idetë tona. I respektojmë ngaqë edhe ata janë njerëz, por kurrë ata nuk mund t’i duam sa e duam besimtarin.

Tani le ta marrim parasysh Mehmet Akifin. Ai është nga njerëzit e veçantë, nga njerëzit që kanë mundur të lartësohen në vendin e duhur të njerëzimit, bile ai ka mundur ta kalojë shumicën e njerëzve të mirë. Ai është një prej krijuesve që në ditët më të zeza të popullit tonë, me poezitë e tij e ka forcuar besimin dhe shpresën tonë. Ai, me gjithë veprën e tij, ka jetuar nëpër buzët tona dhe ka mundur të zërë vend nëpër zemrat tona.

IBRAHIM ALAUDDIN GÖVSA

Gjuhën e popullit turk, pa e ngatërruar dhe pa devijuar nga traditat e tij, askush nuk ka mundur ta flasë si Mehmet Akifi. Ndërgjegjen e popullit turk nuk ka mundur ta arrijë, në gradën e tij, ndonjë poet tjetër deri më tani, me drejtësi dhe me sinqeritet si Mehmet Akifi. Mendimi im në këtë drejtim është se: Libri poetik i Mehmet Akifit “Saafahati” do të valëvitet shumë shekuj në horizontet e vendeve të lindjes.

ISMAIL HABIP SEVYK

Fonetikën turke për herë të parë e ka përdoruar Mehmet Akifi, ai që ka qenë gjykatësi i peshores “Aruz”, që ka ardhur deri tek ne shtatë shekuj më parë. Akifi ka mundur të arrijë në majën e tij.

LIBRAT E DISA SHKRIMTARËVE PËR MEHMET AKIFIN:

1- Mehmed Akif Ersoj, Sezai Karakoç

2- Mehmed Akif Ersoj, Nureddin Topçu

3- Lidhur me jetën e Akifit, Duxhane Xhundioğlu

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>